E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Pėr Del Ponten dhe Sudetiqin shqiptarėt janė popull primitiv
Pėr Del Ponten dhe Sudetiqin shqiptarėt janė popull primitiv
Pėr Del Ponten dhe Sudetiqin shqiptarėt janė popull primitiv
Shkruar nga Augustin Palokaj-Nuk e di se si Chuk Sudetiq dhe Carla del Ponte kanė mundur tė shihnin nė Prishtinė “shtėpi me mure tė gjata, brenda tė detyroheshin nė prostitucion femrat, tė shiteshin ato si shtazė...“, ndėrsa jashtė tyre mė 28 tetor kanė parė “fėmijė duke kullotur dele dhe dhi“. Ata as nė libėr nuk e fshehin se shqiptarėt i konsiderojnė popull primitiv. Mbetet e paqartė nėse Del Ponte e ka bindur Sudetiqin apo Sudetiqi del Ponten se “shqiptarėt janė popull primitiv“


Për Carla del Ponten tashmë është dëgjuar shumë, ndërsa libri i saj, „Gjuetia - Unë dhe kriminelët e luftës“, ka bërë që të dyshohet madje edhe në të vërtetat që ka mundur t’i ketë thënë më parë. Por pak është shkruar për autorin e vërtetë të këtij libri, Chuk Sudetiq, ish-gazetar i respektuar i gazetës “New York Times” e më vonë nëpunës i Carla del Pontes në Zyrën e Prokurorisë së Tribunalit të Hagës.

Sudetiq jo vetëm se e ka shkruar si bashkautor apo “autor në hije“ këtë libër, por tash kur Del Pontes Qeveria e Zvicrës i ka ndaluar të marrë pjesë në promovime të librit të saj, këtë po e bën Sudetiq. Ai këto ditë ka dhënë disa intervista në gazetat e Zvicrës dhe e të Britanisë, por edhe në dy media në gjuhën serbe. Nëpërmjet një miku të përbashkët kam gjetur email adresën e tij dhe i jam drejtuar vetëm që të vëmë kontakt. Pa e pyetur fare për intervistë e as për libër më është përgjigjur me një e-mail të çuditshëm ku shkruan se ka dhënë intervistë agjencisë serbe Beta dhe Radios Evropa e lirë serbisht dhe kjo „mjafton për të mbuluar të gjitha mediat e ish-Jugosllavisë“. Më tej në e-mail thotë se “libri flet për vete dhe faktet në libër janë shkruar në mënyrë të saktë“.

Mediat thonë se Sudetiq është një amerikan me prejardhje kroate. Për të kolegët gazetarë, të cilët e kanë njohur gjatë kohës së konflikteve në Ballkan, kanë vetëm fjalë të mira. Por në Prokurorinë e Tribunalit të Hagës nuk flasin edhe aq mirë për të. Disa thonë se as nuk e dinë se çfarë ka punuar saktësisht. Të tjerët thonë se „nuk është mburrur aq shumë me prejardhjen kroate“, pos kur në biseda ka folur aq keq për kroatët saqë për të dëshmuar se është i paanshëm ka thënë se “ja edhe unë jam me prejardhje kroate“. Mbase mbetet për momentin e çuditshme pse iu ka dhënë intervista mediave serbe e nuk iu ka dhënë ende mediave kroate.

Por një hulumtim jo edhe aq i gjatë jep mjaft dëshmi për të dyshuar në profesionalizmin e Sudetiqit. Fakti se ai ndoshta ka shkruar libër jashtëzakonisht të mirë për Srebrenicën apo ka punuar për një gazetë aq me renome si „New York Times“ nuk i jep të drejtë që ai ta konsiderojë një popull të tërë primitiv. Disa gazetarë që e njohin Sudetiqin thonë se mund të ketë qenë ide e tij që në libër të fyhen popujt e Ballkanit që ai shpesh në biseda private i ka quajtur “të prapambetur“. “Jutarnji list” i Zagrebit ka shkruar se në libër të Carla del Pontes, jo vetëm se është shkruar me thashetheme, por edhe ka gjuhë raciste. Për serbët përdoret termi “bastard“, ndërsa për kroatët „bastard të fëlliqur“.

Por Sudetiqi duket se botëkuptimet e tij për “popujt primitiv të Ballkanit“ i ka pasur shumë më herët, shumë vite para se të fillonte të punonte për Carla del Ponten dhe së bashku të punonin për “pajtimin në mes të popujve të Ballkanit“.

“…Kosova nuk ka parë kurrë sundim të ligjit, kurrë nuk ka parë sundim të ligjit. Aty nuk ka pasur mundësi për të zgjidhur konfliktet në ndonjë mënyrë ligjore. Shqiptarët sot ende përdorin ligjin e gjakmarrjes për të zgjidhur mospajtimet e tyre. Ky është ligji të cilin Homeri e kishte përshkruar tetë shekuj para Krishtit”, ka thënë në atë debat në vitin 1999 Chuk Sudetiq e më pas në detaje, sipas “ekspertizës” së tij, shpjegon procedurën e gjakmarrjes te shqiptarët. Ai qartë flet në mënyrë kolektive dhe nuk thotë askund “disa shqiptarë”, por “shqiptarët”.

Nëntë vjet më vonë pothuajse të njëjtat fjali, me një përshkrim narrativ, gjenden në librin që Sudetiqi e ka shkruar për Del Ponten apo me Del Ponten. Ja si e përshkruan vizitën e parë të Del Pontes në Kosovë: “Kalojmë përskaj fortifikatave të vërteta familjare, me mure të gjata dhe fëmijë që ruajnë delet dhe dhitë. Më kujtohen artikujt për varfërinë, analfabetizmin, urinë, sëmundjet, vdekjet e foshnjave të posalindura, për bandat e kriminelëve, të cilët mbajnë si robër femra me prejardhje nga tërë Evropa, duke i detyruar në prostitucion apo duke i shitur sikur kafshët”.

Dhe, njësoj sikur kishte folur Sudetiq në vitin 1999, ky paragraf përfundon me: ”Njerëzit e kësaj ane kurrë nuk e kanë kuptuar autoritetin e ligjit, vetëm hakmarrjen tradicionale, e cila thotë “syri për sy, jeta për jetë”.

Carla del Ponte edhe ashtu nuk ka ditur shumë për ish-Jugosllavinë. Këtë e ka dëshmuar edhe me sjelljet e saj si kryeprokurore. Por Sudetiqi si “ekspert” në vitin 1999 kishte nxjerrë një zbulim që deri më tash askush nuk e ka thënë për arsyet e konfliktit të Kosovë. Ai në një debat televiziv kishte thënë se “pas vitit 1974 shqiptarët – mafia komuniste shqiptare, kishte marrë Kosovën nën kontroll dhe kishte filluar represionin ndaj serbëve dhe kjo që kemi sot është rezultat i kësaj”.

Nuk e di se si Chuk Sudetiq dhe Carla del Ponte kanë mundur të shihnin në Prishtinë “shtëpi me mure të gjata brenda të detyrohen në prostitucion femrat, shiten ato si shtazë...“, ndërsa jashtë tyre më 28 tetor kanë parë “fëmijë duke kullotur dele dhe dhi“. As në libër nuk e fshehin se shqiptarët i konsiderojnë popull primitiv. Mbetet e paqartë nëse Del Ponte e ka bindur Sudetiqin apo Sudetiqi Del Ponten se “shqiptarët janë popull primitiv“.

E ky Sudetiq na paska qenë ekspert në Tribunalin e Hagës. Por libri i tij me Carlën i ka bërë më shumë dëm autoritetit të Tribunalit sesa të gjitha sharjet që ia ka bërë këtij Tribunali Shesheli. Punën e Tribunalit të Hagës nuk e ka përqeshur askush deri më tash më shumë se Chuck Sudetiq dhe Carla del Ponte. Mbetet të shihet nëse Tribunali, duke shfrytëzuar mundësinë e ngritjes së padive për „mosrespektim të Gjyqit“ do të marrë masa kundër Sudetiqit apo edhe vetë zonjës Del Ponte. Po të kishte shkruar ndonjë gazetar nga Ballkani atë që ka shkruar Sudediq, tashmë do të gjendej në Hagë.



Publikuar: 28.04.2008 03:16:10
Lexuar: 59 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Tė shpėtojmė Kosovėn! Tė shpėtojmė Kosovėn!
Gėrdeci, testi pėr ligj dhe moral Gėrdeci, testi pėr ligj dhe moral
Kosova, rrugė e mundimshme Kosova, rrugė e mundimshme
Kriza financiare dhe shanset qė lindin Kriza financiare dhe shanset qė lindin
Ēdo komb ka qeverinė qė meriton Ēdo komb ka qeverinė qė meriton
Diplomaci me dy kokė Diplomaci me dy kokė
Histori tė reja me heronj tė vjetėr Histori tė reja me heronj tė vjetėr
Synimet serbe dhe ngecja kosovare Synimet serbe dhe ngecja kosovare
Filmimi i tė arrestuarve Filmimi i tė arrestuarve
“Hearing”- demokratizim apo kontroll?! “Hearing”- demokratizim apo kontroll?!
Google Yahoo MSN