Nė NBA, u zhvilluan 4 pėrballje nė kuadėr tė plej offit, ku Detroit Pistons mundi Filadelfinė me 93-84 dhe barazoi rezultatin e pėrgjithshėm nė fitore nė 2-2.
Feniks Sans shënoi fitoren e parë ndaj kampionit aktual San Antonios. Më afër kualifikim në garat e mëtejshme janë Nju Orleansi dhe Klivlendi, të cilët shënuan fitoren e treta me radhë ndaj Dallasi dhe Uashingtonit.
Feniks Sans shënoi fitoren e parë në përballjet me San Antonion, duke përfunduar takimin me rezultat 105:86. "Sparsat" udhëheqin në rezultatin e përgjitshëm me 3-1, pasi fituan tri përballjet e para dhe u duhet vetëm një fitore për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore. Në fitoren e Feniksit, kontribut më të madh dhanë, Raxha Bell me 27 pikë dhe Boris Diao me 20 pikë. Të mysafirët u dallua Toni Parker me 18 pikë. Një hap afër raundit të dytë të plej offit është Klivlendi, i cili si mysafirë mundi Washingtonin me rezultat 100:97. Më i merituari për fitoren e "Kavaliersave" ishte LeBron Xhejms me 34 pikë, ndërsa në radhët e Uashingtonit më i spikatur ishte Antoan Xhejmison me 23 pikë.
Fitoren e tretë e shënoi Nju Orleans Hornets, i cili si mysafirë mundi Dallas Maveriksin me rezultatin 97:84. Më i merituari për këtë fitore ishte Dejvid Uest, i cili shënoi 24 pikë. Detroit shënoi fitoren e dytë ndaj Filadelfisë dhe barazoi rezultatin e përgjithshëm në 2-2. Më i merituar për fitoren e Pistonsit me rezultat 93 -84 ishte Tajshon Prins me 23 pikë të shënuara.