E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Shėn Naumi, njė ēėshtje e harruar nga shqiptarėt
Shėn Naumi, njė ēėshtje e harruar nga shqiptarėt
Shėn Naumi, njė ēėshtje e harruar nga shqiptarėt
Nga Laura Papraniku- 83 vjet heshtje, mister dhe frikė pėr tė zbardhur institucionalisht dhe shkencėrisht tė vėrtetat e "dhurimit" tė Shėn Naumit, nga ana e Shqiperise Ish-Jugosllavise.

Tetëdhjetë e tre vjet heshtje, mister dhe frikë për të zbardhur institucionalisht dhe shkencërisht të vërtetat e "dhurimit" të Shën Naumit, rëndojnë mbi çështjen e korrigjimit të kufirit shqiptar-jugosllav, gushtin e 1925-ës, kur Shqipëria zogiste i kërkoi Konferencës së Paqes heqjen dorë nga e drejta sovrane në Shën Naum. Me këtë provokimi shkencor, Mr. Monika Mustafa synon t’i hapën rrugë një debati të mirëfilltë e shumë dimensional, ndërsa provon të argumentojë se çështja e Shën Naumit është precedani i vetëm që, deri tani, njeh historia e shënimit të kufijve jo vetëm në Ballkan por edhe me gjerë.

Sipas Mustafës, heshtja që ka pllakosur institucionet shqiptare për më tepër se tetë dekada është e pa justifikueshme, sidomos pas vitin 1991. Regjimi komunist nuk ishte i interesuar të shkojë tej karakterit antikombëtar të marrëveshjes Zogu-Pashiq, sa nga frika se mos e akuzojnë për "pretendime territoriale", meqë Enver Hoxha refuzonte ta nënshkruajë Aktin Final të Helsinkit (një prej pikave themelore ishte mos ndryshimi i kufijve) aq edhe për shkak të katërtit fetar. "Mirëpo, çështja vazhdoi të mbetet në një shkallë të lartë të ‘taboo’-së edhe pas 91-shit", nënvizon Mustafa. Madje, pas një dokumentari televiziv, të transmetuar nga "Top-Channel", në vitin 2006, pasoi reagimi i përnjëhershëm i Maqedonisë. "Fakti që dokumentari, shkaktoi si reagim një notë zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të FYROM-it, dorëzuar diplomacisë së Tiranës, dëshmon se edhe pala tjetër (Maqedonia) rezervon një qëndrim tejet të ndjeshëm", shkruan ajo në librin, që ditë më parë e nxori prej shtypit "Albas".

Elementi fetar për të cilin sllavët ndërtojnë mite, gjithë andej ku ata kanë pretendime territoriale, rrëzohet në tezat që ngre historiania Monika Stafa, nga Tirana. Shkenca shqiptare, duhet të punojë më tepër për demaskimin e këtyre miteve. Duke folur për Shën Naumin, Stafa, shkruan: Kryeqendra e krishterimit sllavo-bullgar, rreth e përqark liqenit të Ohrit, sikurse provohet nga dokumentet e Arkivit Sekret të Vatikanit, u zhvillua pikërisht përmes një ndikimi të përcjellë prej "Beligradit shqiptarë" siç njihej Berati në mesjetë dhe jo prej "Beligradit sllav". Ndërsa u referohet historianëve të Ballkanit, Stafa, e argumenton tezën e saj edhe me një fakt, atë të ungjullimit të bullgarëve dhe mbretit të tyre Boris Mihail, në tokat arbërore. "Ashtu sikurse ungjullimi i bullgarëve dhe mbreti të tyre Mihail u bë në Gllavinicë, ashtu edhe lulëzimi i shkollës kishtare dhe shkrimore të Ohrit, nuk është pa lidhje dhe ndikim prej ‘Beligradit shqiptar’, qendër kishtare mesjetare me rëndësi ndërkombëtare", citon Monika. Shën Naumi, morri këtë emër për shkak të dishepullit ortodoks, që kishte ardhur të vazhdon misionin e përhapjes së shkrimit sllav përmes fesë. Kisha e sotme u ndërtua në kohën e pushtimit osman, ndërsa i takon ritualit roman.


Beogradi fsheh marrëveshjen

Rrethanat në të cilat u nënshkrua marrëveshja, që i lejonte Jugosllavisë së parë administrimin mbi Shën Naumin dhe Vermoshin (në pjesën me Malin e zi), janë tepër të diskutueshme. "Marrëveshja xhentëlmenë" (origjinali i së cilës mbahet i fshehur në arkivat e Beogradit) është arritur në gusht të vitit 1924, kur Zogu ishte në azil politik dhe kur as ai dhe as Pashiq, nuk mbanin poste apo funksione shtetërore.

Vendimi me dyer të mbyllura

Dokumentet në Arkivat e Tiranës japin të drejtën të konstatohet se Asambleja parlamentare shqiptare nuk ka mundur ta kapërdijë edhe aq lehtë miratimin e kërkesës për korrigjimin e kufirit, me gjithë arsyetimet e llojin se “Shën Naumi nuk falet por jepet me koncesion” apo se “kjo bëhet për të respektuar ndjenjën fetare të popullit fqinj”. Miratimi i kërkesës së mbretit, i rikthyer me ndihmën e Serbisë, u bë në takimin me dyer të mbyllura të Asamblesë.

Vend pelegrinazhi për maqedonasit

Në një ditë sikurse e diela e këtij vikendi, kur pjesëtarët e fesë ortodokse festojnë Pashkët, kisha dhe manastiret e Shën Naumit pushtohen prej maqedonasve, të cilët kohëve të fundit, kanë nisur ta lidhin lashtësinë e tyre, çdo herë e me tepër më këtë vend, të shndërruar tanimë në një vend pelegrinazhi për identitetin e tyre fetar dhe kombëtar.


Publikuar: 28.04.2008 23:54:15
Lexuar: 71 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Emėrtimet dhe Marketingu Emėrtimet dhe Marketingu
Shqipėria, vend kandidat nė BE? Shqipėria, vend kandidat nė BE?
Shqiptarėt s’janė lexues – shqiptarėt janė shkrimtarė! Shqiptarėt s’janė lexues – shqiptarėt janė shkrimtarė!
Zonja Klinton, nėnpresidente e z.Obama? Zonja Klinton, nėnpresidente e z.Obama?
Ta shpėtojmė Republikėn! Ta shpėtojmė Republikėn!
Rusia e kaperceu kufirin Rusia e kaperceu kufirin
A ėshtė moderne shoqėria pa moral? A ėshtė moderne shoqėria pa moral?
Reforma qė duhet reformuar Reforma qė duhet reformuar
A kemi siguri ushqimore? A kemi siguri ushqimore?
“Trebicka”, koha pėr reflektim “Trebicka”, koha pėr reflektim
Google Yahoo MSN