Nė Tetovė ėshtė hapur Simpoziumi shkencor ndėrkombėtar pėr gjuhėn dhe letėrsinė arbėreshe, nė tė cilin marrin pjesė studiues dhe shkencėtarė tė njohur nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Italia , Bullgaria dhe Gjermania.
Gjuha dhe letërsia e arbëreshëve" është tema e Simpoziumit shkencor ndërkombëtar kushtuar gjuhës dhe letërsisë arbëreshe, që dje i filloi punimet dyditore në Tetovë.
Studiues dhe shkencëtarë të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia , Bullgaria dhe Gjermania, të cilët po marrin pjesë në këtë Simpozium, e vlerësuan këtë aktivitet, një ngjarje me përmasa historike, ku përkujtohet sakrifica dhe mbijetesa e arbëresheve , të cilët kanë ruajtur me xhelozi traditën shqiptare.
Punimet e Simpoziumit, të ndara në dy sesione, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, ku janë paraparë të mbahen mbi 70 referime nga fusha e letërsisë dhe ajo e gjuhësisë, të cilat do të jenë të shoqëruara me debate të frytshme shkencore .