Superylli braziliani i Milanit, Kaka, ka lėshuar njė deklaratė nė tė cilėt thotė se nga ai ende pritet shumėēka, madje shumė mė shumė se sa qė kemi parė deri tani.
Fituesit i Topit të Artë është i sigurt se forma e tij ende do të ngrihet dhe se ai është ende disa vite larg nga kulmi i tij.
Mendoj se më e mira ende pritet të vijë. Viti 2007 ishte i jashtëzakonshëm, por ende mendoj se mund të zhvillohem teknikisht dhe fizikisht. Dua të arrij një nivel shumë të lartë për Kupën Botërore 2010. Do të jem 28-vjeçar në këtë kulm, ka thënë 26-vjeçari Kaka.
Kaka ka shprehur edhe dëshirën të përfaqësojë vendin e tij në Olimpiadën e Pekinit gjatë kësaj vere, por ka thënë se vendimi për këtë i takon Milanit.
Askush ende nuk e ka fituar medaljen olimpike për Brazilin dhe kjo është një motivim i madh. Por, si do të arrij tek Olimpiada është diçka që nuk varret nga unë, ka thënë braziliani.