E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Kur prindėrit punojnė jashtė vendit - Eurojetimėt polakė
Kur prindėrit punojnė jashtė vendit - Eurojetimėt polakė
Kur prindėrit punojnė jashtė vendit - Eurojetimėt polakė
Pas anėtarėsimit tė Polonisė nė BE shumė punonjės u larguan nga vendi duke ua lėnė fėmijėt e tyre kushėrinjve tė afėrm. Disa prej tė rinjve duan t“i paraqesin tani nė njė film dokumentar vuajtjet e tyre prej ndarjes.

Drejtimin e regjisë e merr përsipër i shkujdesur Aleksi. Si një profesionist i vendos gjimnazisti 17-vjeçar rrobat mbi tavolinën e hekurosjes, sikur të mos kishte bërë gjë tjetër ndonjëherë: „Ne luajmë: ti merr hekurin dhe fillon të hekurosësh."

Që nga vera e vitit të shkuar Aleksi jeton vetëm. Shkolla, punët e shtëpisë madje edhe larja e rrobave, asnjë njeri nuk e ndihmon, të gjitha duhet t´i bëjë vetë. Prindërit e tij punojnë në Hollandë dhe e kanë lënë djaloshin në Poloni.

Dy fate fëmijësh polakë

Aleksi tregon: „Unë jam duke bërë maturën dhe do të ishte gjynah ta ndërprisja. Në fillim ishte kënaqësi të jetoje vetëm por pas dy javësh filloi vështirësia. Janë detyrimet e përditshme si larja e rrobave, hekurosja, pastrimi i shtëpisë dhe kur vjen në shtëpi nuk të pret njeri me gjellën e ngrohtë, por përkundrazi duhet që të përgatisësh vetë diçka për të ngrënë."

Përkrah Aleksit qëndron edhe Radeku para kamerës. Fillimisht për të ishte në rregull që prindërit u larguan, por sot atij i duket sikur po i bie tavani mbi kokë nga vetmija, shprehet djaloshi i përmalluar: „Malli ishte madje i fortë Më duhet dikush me të cilin mund të bisedoj mbrëmjeve. Kjo më mungon shumë dhe për këtë kam nevojë."

Aleksi dhe Radeku e përcaktojnë veten si „Euro-jetimë". Vetëm dy nga rreth 50 mijë fate të tilla në Poloni. Fëmijë të braktisur pasi prindërit janë në kërkim të fatit dhe pasurimit në Evropën Perëndimore. Të dhëna statistikore për të ashtuquajturit "Euro-Jetimët" nuk ka në Poloni.

Opinioni i psikologut

Psikologu Bartolomeij Valczak e konsideron madje të gabuar të flitet për "Euro-Jetimë": "Në të vërtetë prindërit udhëtojnë larg më të shumtën e rasteve vetëm për një sezon dhe fëmijët kanë kontakt me prindërit e tyre.
Por natyrisht ka edhe një grup fëmijësh ku prindërit e tyre janë larg vazhdimisht ose kur ndarja vazhdon aq gjatë sa fëmijëve u krijohen probleme serioze."

Sipas vlerësimeve të psikologut rreth 100 mijë fëmijë dhe të rinj polakë nuk i kanë parë prej një periudhë më shumë se gjashtë mujore prindërit e tyre që punojnë në Evropën Perëndimore. Këta fëmijë janë dërguar tek gjyshet e gjyshërit ose tezet apo vëllezërit e motrat e tyer më të rritura. Më e vështirë është për ata fëmijë që nuk kanë fare rreth familjar, thotë psikologu Valczak: "Në hulumtimet tona na ka habitur më shumë fakti se rreth 6 për qind e fëmijëve janë dërguar për kujdesje tek fqinjët."

Në çdo rast janë fëmijët ata që mbajnë edhe peshën më të rëndë të ndarjes.familjare, thotë bazuar në eksperiencën e saj Miroslava Katna nga organizata Ndihma për Fëmijët në Poloni: "Një fëmijë duhej të qëndronte me gjyshin e gjyshen. Ai largohej shpesh nga shtëpia dhe largimi i tij i fundit përfundoi në aeroport. Ai po synonte të hipte në një avion në drejtim të Britanisë së Madhe."




Publikuar: 29.04.2008 03:11:47
Lexuar: 75 herė
Fjalėt kyēe: Prindėrit, punojnė, jashtė, eurojetimėt, polakė,
  


Lajmet e fundit
Paraqitet ekrani OLED i lakueshėm Paraqitet ekrani OLED i lakueshėm
Femra hani sa mė pak! Femra hani sa mė pak!
Drenusha: Dashuria vjen me kohė Drenusha: Dashuria vjen me kohė



Lajmet te ngajshme
Tė falur ose me qira tė lirė Tė falur ose me qira tė lirė
Ferdinand Deda, pėrkujtim me vepra Ferdinand Deda, pėrkujtim me vepra
Karikatura, frikė nga feja Karikatura, frikė nga feja
"Turizmi shqiptar" ne nje ekspozite
Dostojevski nė fatin e njė pėrkthyesi Dostojevski nė fatin e njė pėrkthyesi
“Tim biri i them, mos e qit botėn mendsh” “Tim biri i them, mos e qit botėn mendsh”
Filmat nė arenė pėr Gladiatorin e Artė Filmat nė arenė pėr Gladiatorin e Artė
Danilo Zeka prek majat e suksesit nė Greqi Danilo Zeka prek majat e suksesit nė Greqi
Mberrin ne Shqiperi filmi i famshem Mberrin ne Shqiperi filmi i famshem "Gjuetari i balonave"
“To See if I’m Smiling” fiton nė Dokufest “To See if I’m Smiling” fiton nė Dokufest
Google Yahoo MSN