Miss Kosova 2003, Agnesė Vuthaj, ėshtė caktuar kėshilltare pėr Marrėdhėnie me Publikun nė Kuvendin Komunal tė Mitrovicės.Nė njė prononcim pėr gazetėn, "Epoka e re", Vuthaj ka pohuar pėr rolin e ri tė kėshilltares, tė cilin e aplikon qė nga 21 prilli.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Bajram Rexhepi, duke thënë se Agnesë Vuthaj dhe Fitim Rama janë punësuar në këto pozita.
Rexhepi ka thënë se Vuthaj dhe Rama janë caktuar në këto pozita në bashkëpunim me Fondacionin "Soros" dhe se ata paguhen nga ky Fondacion, ndërsa kanë kontratë gjashtëmujore.
"Besoj se do të mësoj për qytetin pasi tani jam aty", ka deklaruar Miss Kosova 2003 dhe Miss Shqipëria 2004, e cila i ka mbaruar studimet në Degën e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv në Universitetin AAB.