E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Mėnyrat pėr tė shporrur diktatorėt
Mėnyrat pėr tė shporrur diktatorėt
Mėnyrat pėr tė shporrur diktatorėt
Kriza politike nė Zimbave u thellua shumė javėt e fundit, ndėrsa Presidenti i vendit, Mugabe, lideri i "dorės sė hekurt" qė ka qeverisur vendin afrikan prej 28 vitesh, refuzoi qė tė publikonte rezultatet e zgjedhjeve tė 29 marsit. Pėrmes njė stili tė vjetruar autokratik, policia nisi tė kėrcėnonte dhe t‘u krijonte probleme mbėshtetėsve tė opozitės. E ndėrsa komuniteti ndėrkombėtar po e humbet durimin me veprimet e Mugabes, ai ėshtė vetėm njė prej shembujve tė diktatorėve afrikanė, por edhe gjetkė nė botė, tė cilėt "konkurrojnė" me njėri-tjetrin pėr mizori e ushtrim dhune ndaj popujve tė tyre. Por cilat janė mėsimet e dala nga pėrpjekjet e mėparshme pėr tė rrėzuar nga pushteti dhjetėravjeēar diktatorė qė janė shndėrruar nė monarkė tė vendeve tė tyre? A vlejnė ato nė rastin e Mugabes?


Lëre të marrë para dhe të largohet nga pushteti

Kjo strategji ka funksionuar disi në të shkuarën. Në vitin 1992, Presidentit Mobutu Sese Seko i Zahiresë, tani Kongoja, modeli më "i mirë" i atëhershëm i diktatorit afrikan i zhytur tërësisht në korrupsion, ndërsa populli vuante uri masive, iu premtua ruajtja e jetës dhe parave nga ish-aleatja e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe sigurimi i një ekzistence shumë të mirë në Marok, në këmbim të ikjes nga pushteti. Pazari u pranua nga diktatori që ndërroi jetë në mërgim nga prostati i kancerit, pak pasi ishte vendosur në shtetin afrikan. Në korrik të vitit 2003, liderët e Unionit Afrikan "joshën" me para Charles Taylor, një ndër vrasësit më gjakatarë të Afrikës, për të lënë pushtetin, e bashkë me të edhe vendin e për të kaluar i qetë e i pasur pjesën e mbetur të jetës në Nigeri. Në po të njëjtën mënyrë, Shtetet e Bashkuara larguan nga pushteti edhe diktatorin e Filipineve, Ferdinand Markos, i cili pranoi të largohej nga vendi vetëm pasi i premtuan një vilë luksoze "refugjati" në Havai. Sipas guvernatorit amerikan, Bill Richardson, i cili në pozicionin e ambasadorit amerikan në OKB, gjatë presidencës së Klintonit ndihmoi largimin e Mobutos nga Zahireja, një strategji e tillë mund të ndiqet edhe në rastin e Mugabes. Sipas tij, nëse atij do t‘i ofrohej siguria e jetës dhe paratë, ai mund të linte vendin dhe pushtetin. Megjithatë, shembujt e mësipërm të Kongos dhe Liberisë zor se mund të quhen një sukses, pavarësisht largimit me xhepat plot të diktatorëve të dikurshëm. Kongoja u zhyt më thellë në kaos pas largimit të Mobutos. Ndërsa në rastin e Liberisë, pavarësisht sigurisë që iu dha, Nigeria e riktheu diktatorin Taylor në Liberi dhe prej andej ai u arrestua për t‘u dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Sierra Leone. Ky shembull mund ta bëjë të mendohet mirë Mugaben para se të vendosë të vërë këmbën në ndonjë avion, që premton ta çojë drejt një destinacioni të garantuar.

Sanksione dhe izolim

Kjo është një strategji e mirë ndaj regjimeve të dëmshme e diktatoriale (si në rastin e Kastros, apo fillimisht në rastin e Sadam Huseinit), por gjërat do të funksionin në rast se sanksionet do të ishin të efektshme. "Sa më të mëdha të jenë lidhjet me Perëndimin, sa më i madh të jetë numri i personave të shkolluar në Perëndim që përbëjnë elitën politike të një vendi, aq më të pakta janë shanset e rrëzimit të një pushteti", thotë një profesor i Universitetit të Harvardit, i cili është marrë me studimin e shkaqeve që çojnë në rënien e pushteteve autokratikë. Për sa u përket sanksioneve për një vend si Zimbabveja, ku 8 në 10 persona janë të papunë dhe ku qeveria nuk e çan kokën nëse njerëzit vdesin si mizat, ato në vend që të shtrëngonin qeverinë për të vepruar, do të shtonin numrin e viktimave nga uria dhe sigurisht që zgjidhja nuk do të vinte.

Ndërhyrja ushtarake

Në vitin 1979, ushtritë nga Tanzania sulmuan Ugandën dhe rrëzuan nga pushteti Idi Aminin, një tiran që thuhet se kishte urdhëruar vrasjen e 300 mijë personave. Por kjo mënyrë e të përmbysurit të diktatorëve ka rreziqet e saj dhe shembull më të mirë se Iraku sigurisht që nuk mund të gjesh. Në Ugandë, personi që pasoi në pushtet Idi Aminin, Milton Obote, doli që ishte edhe më gjakatar se paraardhësi i tij famëkeq. Sipas fakteve, del se Obote mund t‘ia ketë kaluar Aminit në lyerjen e duarve me gjak, duke vrarë më shumë persona se ai. Sipas analistëve, ndërhyrjet ushtarake kanë qenë dhe janë gjithmonë të vështira në një kontinent si Afrika. Nëse nuk ke një ushtri të mirorganizuar dhe të pajisur e të stërvitur dhe një shtet relativisht të fortë që të zëvendësojë diktaturën e përmbysur, problemi përsëritet sërish.

Kryengritjet popullore

Në vitin 1998, Presidenti Suharto i Indonezisë u detyrua që t‘i jepte fund pushtetit të tij, pas një krize të madhe ekonomike, e cila u pasua me greva e protesta mbarëkombëtare. Pas këtyre ngjarjeve, qeveria ra dhe Suharto mërgoi në Xhakarta, ku qëndroi deri sa vdiq në fillim të këtij viti. Një shpresë për vëzhguesit e situatës në Zimbabve është marrja e pushtetit nga ana e pjesës së moderuar të anëtarëve të partisë së Mugabes, ose protesta të disidentëve dhe më së fundi ato të njerëzve të thjeshtë. Në fillim të këtij viti, gjatë krizës zgjedhore në Kenia, mbështetësit e opozitës ngritën krye nga lagjet e varfra të Najrobit për të sfiduar deklaratën e fitores së rreme në zgjedhje të bërë nga Presidenti i vendit, Mwai Kibaki. Protestat ishin aq të forta e këmbëngulëse, sa ai u detyrua që për ta qetësuar situatën ta ndante pushtetin me liderin e opozitës, Raila Odinga. Por një zgjidhje e tillë do të ishte një kërkesë jashtë mundësisë reale për banorët e Zimbabvesë. Në këtë vend, kushtet ekstreme të varfërisë i kanë topitur keqas njerëzit, të cilët nuk kanë fuqi të ngrihen e të protestojnë. Ndërsa, në rast se lideri i opozitës do të guxonte që të bënte një demonstratë apo protestë, ai do të rrezikonte seriozisht ekzistencën e tij nga pushteti i dhunshëm i Mugabes.

Dialogu

Dyshues për të ndërhyrë në një kontinent, ku ka ende afrikanë për të cilët Mugabe personifikon heroin e luftës për liri të vendit kundër kolonialistëve britanikë, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi ia kanë lënë detyrën e negociimit njërës prej fuqive më të mëdha të kontinentit, Afrikës së Jugut. Sipas disa kritikëve, Afrika e Jugut nuk ka qenë mjaftueshëm e ashpër me Mugaben, madje për disa ka treguar tolerancë të pafalshme në bisedime dhe këto kanë sjellë moszgjidhjen e situatës. Ka disa propozime, sipas së cilave, Kombet e Bashkuara duhet të luajnë një rol më të qenësishëm në këtë situatë dhe të monitorojnë nga afër zgjedhjet dhe veprimet e qeveritarëve. Sipas një ideje, Kofi Anan, ish- sekretari i përgjithshëm i OKB-së, mund të jetë një negociator i frytshëm, si në rastin e arritjes së marrëveshjes së Kenias. Ndoshta ai mund ta bindë Mugaben të qëndrojë në post për pak kohë, me kusht që në të ardhmen, brenda një periudhe 2-vjeçare, të organizojë zgjedhje të reja dhe më pas të formojë një lloj "qeverie të unitetit kombëtar". Po a do t‘i bindet Mugabe thirrjes së mundshme të Ananit? Disa mendojnë që kjo nuk është e mundur. A mos ndoshta duhet që në këtë rast të aplikohet ndonjë strategji e re? Nëse po, cila do të ishte ajo? Koha do ta tregojë.


Publikuar: 30.04.2008 00:14:47
Lexuar: 68 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Kur do tė ndalė rėnia e dollarit? Kur do tė ndalė rėnia e dollarit?
Synimet serbe dhe ngecja kosovare Synimet serbe dhe ngecja kosovare
Obama dhe Ballkani Obama dhe Ballkani
Kėrcėnohet pėrparimi drejt luftimit tė varfėrisė 2015... Kėrcėnohet pėrparimi drejt luftimit tė varfėrisė 2015...
“A do ta fitojmė luftėn me vetveten” “A do ta fitojmė luftėn me vetveten”
Kundėr anti–politikės Kundėr anti–politikės
Sfidat e EULEX-it pėrballė UNMIK-ut Sfidat e EULEX-it pėrballė UNMIK-ut
(Pa)fuqia e Serbisė? (Pa)fuqia e Serbisė?
Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb
Kultura e dialogut Kultura e dialogut
Google Yahoo MSN