E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Makijazh i bukur pėr sy dhe buzė?
Makijazh i bukur pėr sy dhe buzė?
Makijazh i bukur pėr sy dhe buzė?
Mėnyra e trukimit varet nga forma e fytyrės, kolori i flokėve dhe veshja. Janė shumė detaje qė duhet tė merren parasysh pėrpara se tė bėjmė njė makijazh. Dhe, ajo pjesė qė ka mė shumė rėndėsi dhe qė bie mė shumė nė sy ėshtė syri.

Për fytyrat ovale, me sy të mëdhenj në formë bajame nuk këshillohet përdorimi i makijazh të thjeshtë.

Makijazhi bëhet në kombinim me flokun dhe veshjen. Është shumë e rëndësishme që para se të bëni makijazh të bëhet fillimisht pastrimi i fytyrës me qumësht-tonik. Më pas mbi fytyrën tuaj vendosni kremin. Defektet që dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme që mund të ndodhen në sipërfaqe, eliminohen me anë të korrektorit. Pasi bëhet korrektimi i fytyrës përdoret “Make-up” në nuancat kafe, ngjyrë bronzi si dhe në kolore më të hapura.

Make up-i dhe pudra vendosen në të gjitha pjesët e fytyrës, edhe në buzë.

Preparatet per makijazh
Preparatet per makijazh


Makijazhi i syrit

Fillohet me një ton të lehtë poshtë vetullës. Me nuancë të bardhë në të verdhë të lehtë. Më poshtë, në formë harku, përdorni një nuancë në ngjyrë gështenjë, me dritë-hije në të hapur. Me një penel të ujshëm kalojmë theksimin e pjesës së rrënjës së qerpikut për të vazhduar më pas me rimelin e qerpikëve. Mund të përdorni rimel me qime të veçanta që realizojnë zgjatjen e qerpikëve.

Këshillohet të mos përdoret kthyesja e qerpikëve pasi ajo këput dhe shkul qerpikun. Kjo realizohet në të gjithë qerpikun dhe afër rrënjës së tyre vendoset një nuancë e kaftë. Përdorimi i lapsit në pjesën e brendshme tregon një pamje më të zvogëluar të syrit natyral. Ndërsa vënia e tij në pjesën e jashtme realizon zmadhimin e tij.

Makijazhi i syrit
Makijazhi i syrit


Makijazhi i buzëve

Një konturë e lehtë ngjyrë të kaftë në të errët dhe i kuqi i buzëve mund të jetë një nuancë më e çelur. I lëngshëm e me pak shkëlqim. Më pas bëhet dhe zbukurimi i mollëzave. Theksojmë edhe një herë që buzët, të kuqtë e mollëzave dhe kolori i flokëve bëhen në kombinim me njëra-tjetrën sigurisht të gjitha këto në përshtatje me formën e fytyrës dhe me veshjen.

Makijazhi i buzeve
Makijazhi i buzeve


Publikuar: 30.04.2008 00:21:03
Lexuar: 809 herė
Fjalėt kyēe: Makijazh, bukur, syte, buze,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Diēka mbi modėn Diēka mbi modėn
Ēfarė janė Aknet? Ēfarė janė Aknet?
Sherri Hill dresses Sherri Hill dresses
Njė stinė me xhins Njė stinė me xhins
Paris- Valentino paraqet koleksionin e lamtumirės Paris- Valentino paraqet koleksionin e lamtumirės
20 kėshilla pėr flokė tė bukura dhe tė shėndosha 20 kėshilla pėr flokė tė bukura dhe tė shėndosha
Fustani i zi nuk Fustani i zi nuk "vdes" kurrė!
Jaka? E lidhur fjongo Jaka? E lidhur fjongo
Unaza tė shėndrritėshme Unaza tė shėndrritėshme
Tendenca e verės? Superaksesorė Tendenca e verės? Superaksesorė
Google Yahoo MSN