Nga Laura Papraniku-Nė Maqedoni ėshtė e pa mundur qė tė fillojė njė projekt i rėndėsisė sė veēantė pėr shqiptarėt dhe tė mos realizohen disa tė tillė pėr maqedonasit, pavarėsisht se sa e larėt mund tė ketė qenė shkalla e mungesės, nė rastin e parė dhe e jo mungesės nė rastin e dytė.
Institucionet analoge të maqedonasve, i kanë ndjekur si hije të gjitha nismat dhe projektet për ndërtimin e institucioneve, aq të munguara në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Ende pa u legalizuar si duhet Universiteti Shtetëror i Tetovës, në Shtip u themelua një universitet tjetër shtetëror edhe pse maqedonasit i kishin dy universitete shtetërore. Të njëjtin fat kanë pasur edhe institucionet e karakterit kulturor dhe shëndetësor. Kur, pas miratimit të pakos së ligjeve të decentralizimit, në vitin 2005 u vendos që të themelohet Teatri i Tetovës, në qytetin e Ohrit pa llafe e pa zhurmë u formua Teatri, kurse në 2007 filloi ndërtimin i godinës së Teatrit të Velesit. Po ky fat, i ndjekë edhe institucionet shëndetësore. Pa mbushur javën inaugurimi i Spitalit Klinik në Tetovë, një i tillë promovohet në Shtip. Praktika e balancimit, respektivisht e formimit të institucioneve të rëndësishme për shqiptarët vetëm pasi të jenë formuar dy a tri të njëjtë për maqedonasit e lindjes, e kanë zbatuar të gjitha qeveritë pa dallim orientimesh e ideologjish politike, që proklamojnë. Në këto 17 vite të sistemit pluralist, kur edhe është avancuar statusi i shqiptarëve, është bërë kujdes i madh që shqiptarëve të mos u jep diçka të cilën nuk e kanë maqedonasit, jashtë Shkupit.
Kryeqyteti, është një histori më vete e koncentrimit të institucioneve bazike, ekzluzivitetit të së cilës as për së afërmi nuk mund ti ofrohen qytete të tjera si: Tetova, Manastiri, Kumanova apo Ohri. Ajo, që bën përshtypje është vendosja e balancave mes një Tetove (ku janë koncentruar thuajse të gjitha institucionet e shqiptarë) dhe qyteteve periferike të Maqedonisë lindore, si Shtipi. Në kushtet kur të gjitha institucionet e rëndësishme gravitojnë në Shkup dhe kur këtu jeton pjesa dërmuese e maqedonasve, nuk mund të duket i rastësishëm ose pa të keq krijimi i institucioneve analogë në pjesën lindore të Maqedonisë pas çdo tentative apo avancimi të institucioneve arsimore, kulturore dhe shëndetësore në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Krijimi i institucioneve paralele, në emër të një politike zhvillimore balancuese, do të ishte i sinqertë vetëm kur ky balanc do të shtrihej në qytetet, në përgjithësi të Maqedonisë lindore dhe në qytetet në përgjithësi të Maqedonisë veriperëndimore. Për investime balancuese të karakterit ekonomik apo turistik, as që mund të flitet sepse pjesa veriperëndimore e Maqedonisë është shndërruar një geto të vërtetë. Madje, edhe kur shteti trumbeton se "po ven dorë" mbi shqiptarët edhe atëherë, me tepër përfitojnë maqedonasit, të cilëve kurë nuk u ka munguar dora e shtetit. Për të themeluar Spitalin Klinik të Tetovës, shteti ka ndarë 4 milion euro, kurse për të pajisur klinikat e Shkupit me aparaturë të sofistikuar janë ndarë shumëfish më tepër.