E diel, 7.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Partitė politike dhe rekrutimi i anėtarėsisė
Partitė politike dhe rekrutimi i anėtarėsisė
Partitė politike dhe rekrutimi i anėtarėsisė
Nga JAHI JAHIU- Pėr shumė politologė, rruga mė e mirė pėr pranimin e njė ideologjie, ėshtė tė vendosėsh njė forum, nė tė cilin ata qė pėrqafojnė kėtė ideologji, duke bashkėpunuar me tė tjerėt ndikojnė nė pėrhapjen e kėsaj ideologjie. Ekzistimi i pėrkrahėsve partiak nė masė tė madhe mund tė ndihmoj edhe nė vet legjitimimin e partisė nė njė komunitet sa mė tė gjerė. Njė parti e cila tėrheq pėrkrahės, zakonisht merret mė seriozisht se njė e cila nuk ka pėrkrahės.

Si çdo kolektivitet, partitë politike ballafaqohen me ata të cilët dëshirojnë që përmes partive politike t’i realizojnë qëllimet e veta. Duke vepruar në këtë mënyrë, partitë politike mund t’i shfrytëzojnë dy lloj stimulime për rekrutimin e anëtarësisë së tyre: stimulimin material dhe funksional. Stimulimi material lidhet me dhënien e parave për të kryer detyra të caktuara gjatë zgjedhjeve, dhënien e një pune në administratë, dhënien e një kontrate qeveritare (tenderë) e që pastaj si kompensim fituesi i kësaj kontrate të kontribuojë financiarisht në arkën e partisë.Stimulimi funksional lidhet me rekrutimin e aktivistëve të cilët tërhiqen nga ideologjia ose nga programet në politikat publike. Këta aktivistë ndajnë së bashku qëllimet e partisë dhe dëshirojnë të ndihmojnë në realizimin e benificioneve kolektive, si zhvillimin e ekonomisë, shëndetësisë, mirëqenies sociale e të tjera.

Në shumë vende me demokraci të zhvilluara, stimulimi funksional është rruga me të cilën partitë politike rekrutojnë anëtarësinë. Politolog Alan Ware, në librin e tij "Political Parties and Parti System" (Partitë politike dhe sistemet partiake), shkruan: "Stimulimi material i aktivistëve partiakë në Britaninë e Madhe, ka qenë i dobët që nga fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë. Vendosja e sistemit të meritokracisë në emërimet qeveritare në vitin 1854 dhe eliminimi i korrupsionit elektoral me një dekret nga ana e parlamentit në vitin 1883, definitivisht larguan Britaninë e Madhe nga rekrutimi i përkrahësve në baza materiale".

Kur në një shoqëri rekrutimi i anëtarësisë bëhet në bazë të stimulimit funksional, atëherë vëmendja e elektoratit përqendrohet kryesisht në programet dhe platformat politike që ofrohen nga partitë politike. Benificionet individuale këtu janë të reduktuar në minimum.
Elektorati në këto raste përqendrohet më shumë në benificionet kolektive që mund t’i ofrojnë partitë politike si shkurtimi i taksave, përmirësimi i standardit jetësor, zvogëlimi i papunësisë, e të tjera.Për dallim nga vendet e Evropës Perëndimore dhe të SHBA-së në Maqedoni, stimulimi material është rruga që zbatohet për rekrutimin e anëtarësisë nga ana e partive politike.

Duke u nisur nga fakti se në Maqedoni ka shumë pak sondazhe apo mendime publike rreth arsyes së anëtarësimit të qytetarëve në parti politike, konkluzionet në vazhdim do të bazohen në fenomenet faktike që lidhen me këtë problem: e para se një pjesë e madhe e atyre njerëzve që përkrahin një parti politike, kanë shumë pak njohuri rreth programit apo platformës së tyre politike. Mos njohja e programit politik, automatikisht eliminon përkrahjen e partisë në baza ideologjike.

E dyta, partizimi i shoqërisë ka bërë që shumë të drejta të qytetarëve, si punësimi në administrata apo ushtrimi i biznesit, të kontrollohen nga partitë politike. Mos respektimi i merit-sistemit gjatë punësimeve, si dhe shkalla e korrupsionit në shoqëri, është element sinjalizues për qytetarët se të gjitha rrugët për t’i arritur këto të mira, kalojnë përmes partive politike. E treta, lëvizjet e shpeshta të anëtarëve nga njëra parti në tjetrën, duke futur këtu edhe deputetë, kanë ndodhur në vazhdimësi dhe shumica e këtyre lëvizjeve si nxitje kanë pasur interesin personal dhe jo principet ideologjike. E katërta, shpërndarja e artikujve ushqimor, si vaj, miell, e kohët e fundit edhe kartela telefonike, gjatë fushatave elektorale (këtu nuk duhet të harruar edhe paratë kesh për sigurim të votave), është fakt tjetër që tregon se partitë politike në Maqedoni rekrutimin e anëtarësisë së vet e bëjnë kryesisht në baza materiale.Pasojat e rekrutimi të anëtarësisë përmes stimulimit material në shoqëri janë të mëdha.

E para, se nga kjo mënyrë e rekrutimit, në vend që të ketë benificione kolektive, përfitojnë vetëm një grup i caktuar njerëzish, e sidomos ata që janë më afër partisë. Për shembull, në një komunë rurale me një popullsi prej tridhjetëmijë banorëve, ku papunësia është mbi 40 për qind, punësimi i dhjetë qytetarëve në administratën publike brenda katër viteve, nuk arrinë as 1 për qind, ta zgjidh papunësin në këtë komunë.

Çka do të thotë se partitë politike, në vend që të krijojnë një strategji për zgjidhjen ose zbutjen në përgjithësi të papunësisë, ata e zgjidhin rrugën më të lehtë, punësimin e një rrethi shumë të ngushtë të anëtarësisë së tyre, duke i lënë në të njëjtën kohë të zhgënjyer pjesën tjetër të cilëve ju është premtuar e njëjta gjë. Ose në vend që ata të krijojnë një atmosferë relaksuese ndaj biznesit në vend, partitë politike në Maqedoni favorizojnë biznismen që janë të lidhur ngushtë me partin e tyre.

Sidoqoftë, e ardhmja e partive politike në Maqedoni, është dhe duhet të jetë me përkushtimin e tyre për përfitime kolektive. Heqja dorë nga ndikimet partiake në punësime, respektimi i plotë i meritokracisë, krijimi i kushteve të barabarta ndaj të gjithë biznismeneve dhe afaristëve, si dhe zhvillimi i sektorit privat, do të jenë elemente të cilët rekrutimin e anëtarësisë partiake nga stimulimi material, do ta zhvendosin në atë funksional. Padyshim që pritet të ketë një rezistencë nga ana e partive politike në këtë drejtim, sepse stimulimi funksional dukshëm redukton interesimin e qytetarëve ndaj partive politike. Ndërsa joshja e anëtarëve përmes therjes së demave, do të mbetet një e kaluar qesharake në rekrutimin e përkrahësve nga ana e partive politike.



Publikuar: 30.04.2008 01:32:39
Lexuar: 47 herė
Fjalėt kyēe: Partite, politike, rekrutimi, anetaresise,
  


Lajmet e fundit
Adelina paguhet 5.000 euro pėr njė ndejė Adelina paguhet 5.000 euro pėr njė ndejė
Terry dėshiron hakmarrje ndaj kroatėve Terry dėshiron hakmarrje ndaj kroatėve
Lufta nė Gjeorgji dhe Kosova Lufta nė Gjeorgji dhe Kosova



Lajmet te ngajshme
Divorce evropiane te unifikuara Divorce evropiane te unifikuara
Pse humbi Veltroni nė Itali Pse humbi Veltroni nė Itali
Turizmi dhe masakra nė bregdet Turizmi dhe masakra nė bregdet
Haga dhe horra Haga dhe horra
Jeta thuajse e ėmbėl nė kafenenė e frontit... Jeta thuajse e ėmbėl nė kafenenė e frontit...
Kadare: Pse fituan shqiptarėt Kadare: Pse fituan shqiptarėt
Shqiptarė dhe konferenca islamike Shqiptarė dhe konferenca islamike
"Problemet nė kėtė vend, nuk zgjidhen me arrogancė"
Pėr t’u mbushur mend Pėr t’u mbushur mend
Paravan pėr Qeverinė Paravan pėr Qeverinė
Google Yahoo MSN