E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Xhamite e Tiranes
Xhamite e Tiranes
Xhamite e Tiranes
Tirana e periudhes osmane eshte quajtur qytet i selvive dhe i minareve, pasi ato ishin te shumta dhe zoteronin lartesite. Duket se paraardhesit tane ishin besimtare te devotshem dhe tregonin kujdes ne ndertimin e xhamive. Ne pjeset qe nuk kishin dekoracione, xhamite ishin gjithmone te bardha, dhe kishin minare tejet elegante.

Edward Lear, ndersa vizitonte Tiranen ne shtatorin e vitit 1848, vinte re se “Tirana eshte dukshem nje qytet me vemendje te madhe ndaj fese. Ne asnje pjese tjeter te Shqiperise nuk ka xhami kaq te bukura”, (E. Lear, Journals of a landscape painter in Albania &C, London, MDCCCLI, (1851), f.106).

Ndertimi i xhamive kryhej nga njerez, (apo familje), te pasur. Pasi ndertoheshin, xhamite mbanin emrin e atij qe kishte dhene parate per ndertimin e saj. Disa xhami njihen me dy emra, sepse me shume se nje person kishte kontribuar per te. Megjithate, per Xhamite e Tiranes nuk eshte bere nje studim gjitheperfshires, madje shumica e tyre as nuk jane fotografuar. Per kete ka penguar qendrimi i regjimit komunist ndaj fese, i cili kulmoi me prishjen dhe shkaterrimin, thuajse total, qe iu be ndertesave te kultit ne vitin 1967, por edhe me perpara.

Ne statistikat e tij, Teki Selenica ka shenuar se ne vitin 1927, ne Tirane ka pasur 82 xhami dhe 95 hoxhallare, (T. Selenica, Shqipria me 1927, Tirane, 1928, f.446). Shenojme se ketu behet fjale per ate qe ne sot quajme rrethi i Tiranes. Ibrahim Dalliu shkruan se ne fund te shekullit XIX, ne qytetin e Tiranes ka pasur 19 xhami te medha e te vogla, (H. I. Dalliu, Patriotizma me Tirane, Tirane, 1930, f.17).

Le te perpiqemi t’i rendisim ketu xhamite e Tiranes:

1. Xhamia e Vjeter e ndertuar ne vitin 1614, nga Sulejman Pasha; e djegur ne nentor 1944, dhe e prishur ne vitin 1945.

2. Xhamia e Fires, (fotoja horizontale), e ndertuar ne fillim te shekullit XVIII prej Mehmet Fires, e rindertuar ne vitin 1859 nga Selman Beshiri, (per kete arsye kjo xhami quhej edhe Xhamia e Beshirit). Ajo ndodhej aty ku sot eshte shkolla e mesme “Sami Frasheri”, dhe eshte prishur ne vitet ’60 te shekullit te kaluar.

3. Xhamia e Mujos e ndertuar ne fillim te shekullit XVIII, ne lagjen qe shtrihej ne lindje te rruges Elbasanit dhe ne jug te rrjedhes se “Lanes”.

4. Xhamia e Kokonozit e ndertuar nga Mahmud age Kokonozi, (H. I Dalliu, po aty, f.90), ne vitin 1750, (rindertuar ne vitin 1932), tek Pazari i Ri.

5. Xhamia e Zajmit e ndertuar ne gjysmen e dyte te shekullit XVIII, nga Mehmet bej Zajmi. Ajo ndodhej ne anen e djathte te rruges se Dibres, pa arritur tek nderprerja e saj me rrugen “Thanas Ziko”. U prish perpara vitit 1967, “per nevoja urbanistike”.

6. Xhamia e Et’hem beut filloi te ndertohej nga Molla beu dhe u perfundua ne vitin 1821 nga i biri, Et’hem beu, (emrin e te cilit mban edhe sot xhamia). Ndodhet ne sheshin “Skenderbej” dhe eshte xhamia e vetme qe ka shpetuar nga periudha osmane.

7. Xhamia e Karapicit, (fotoja vertikale), e quajtur ndryshe Xhamia e Esnafit, e ndertuar ne shekullin XVIII. Sipas tradites, familja Karapici e restauroi ne mesin e shekullit XIX, (1858). Xhamia u shpronesua nga shteti dhe u prish ne vitin 1929, per hapjen dhe rregullimin e sheshit “Skenderbej”, dhe ne vend te saj u ndertua Bashkia e Tiranes, (1930-1), e cila u prish ne vitin 1980.

8. Xhamia e Tabakeve e ndertuar ne shekullin XVIII, ne te majte te “Lanes”. Me 16 tetor 1927 rrufeja cau ndertesen e cila u rrezua duke vrare nje ushtar dhe plagosur 11 persona te tjere. Pas kesaj, Xhamia e Tabakeve u rindertua. Ne vitin 1967, ajo u kthye ne magazine, dhe pas vitit 1990 u rikthye ne faltore, u ndertua rishtas minarja, dhe mban edhe sot emrin Xhamia e Tabakeve.

9. Xhamia e Recit e ndertuar ne shekullin XVIII. Ajo ndodhej ne anen e djathte te rrjedhes se siperme te “Lanes”.

10. Xhamia e Stermasit ndertuar ne vitin 1837, (L. Rey, Guide de l’Albanie, Paris, 1930, f.91), nga Mahmud Muhsin bej Stermasi ndodhej ne Pazarin e Vjeter dhe u shkaterrua bashke me kete te fundit per ndertimin e Pallatit te Kultures, ne vitin 1959.

11. Xhamia e Berxollit e ndertuar ne shekullin XIX; ndodhej prane shkolles se mesme “Partizani”.

12. Xhamia e Balit ne rrugen “Mihal Grameno”.

13. Xhamia me Teneqe ne rrugen “Hoxha Tahsim”. Ajo quhej Xhamia me Teneqe sepse minaren e kishte prej llamarine; per kete xhami kujdesej familja e Sharofeve.

14. Xhamia e Kodres se Kuqe ndodhej ne fund te bulevardit “Zog I”, (ne aksin e tij), gje qe solli prishjen e paevitueshme.

15. Xhamia e Bamit brenda varrezave te Varrit te Bamit.

16. Xhamia e Merjes tek Sanatoriumi i vjeter.

17. Xhamia e Islam age Petreles tek rruga e “Fortuzit”, e prishur me rastin e ndertimit te shkolles “Jeronim de Rada”.

18. Xhamia e Voglit ne rrugen “Vllazen Huta”. 19. Xhamia e Vathit ne rrugen “Vathi”.

Keshtu behen 19 xhami, sic thote H. I Dalliu. Xhamia e Sheh Gjuzit tek Sanatoriumi, dhe Xhamia e Tetoves ne rrugen e “Shen Gjergjit”, (sot “Ali Demi”). ndodheshin jashte qytetit te atehershem, prandaj ndoshta Dalliu nuk i ka numeruar; Xhamia e Haxhi Hafiz Dashit, (e Dine Hoxhes), ne rrugen e “Kavajes”, u ndertua ne vitin 1932.

S’eshte e tepert mbase t’ju kujtoj se regjimi i vjeter me prishjen e xhamive, kishave dhe objekteve te kultit ne teresi, “ndertoi” Njeriun e Ri, (sic e quante partia). Qe nga ajo kohe tragjedite vazhdojne.




Publikuar: 30.04.2008 02:39:50
Lexuar: 193 herė
Fjalėt kyēe: Xhamite, Tiranes, selvive, minareve,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Familja Ēoku: Si falėm dėshmitarėt e diktaturės Familja Ēoku: Si falėm dėshmitarėt e diktaturės
Minoritetet, tehu i mprehtė i abuzimit Minoritetet, tehu i mprehtė i abuzimit
Kroacia e Titos dhe Bosnja, dy modele ndryshe tė njė Federate Kroacia e Titos dhe Bosnja, dy modele ndryshe tė njė Federate
TOP censura e vdekjes TOP censura e vdekjes
Media dhe Shoqėria Civile Media dhe Shoqėria Civile
"Tradhetar" si Ali Kelcyra
Vrasjet e hetuesve dhe policėve qė zbuluan fijet e mafias Vrasjet e hetuesve dhe policėve qė zbuluan fijet e mafias
“Europa t’i shpėtojė shqiptarėt nga xhonturqit” “Europa t’i shpėtojė shqiptarėt nga xhonturqit”
Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt
Xhamitė e Tiranės Xhamitė e Tiranės
Google Yahoo MSN