Ylli i muzikės R&B, Usher, e ka lėvduar kėngėtarin Chris Brown, tė cilin e ka pėrshkruar si versionin e ri te vetvetes duke thėnė se Brown do ta ndjekė tė njėjtėn rrugė si ai.
Usher ka qenë vetëm 15-vjeçar kur e kishte lëshuar albumin e tij të parë në vitin 1994, ndërsa prej atëherë ka arritur një sukses të madh në karrierën muzikore.
Këngëtari i hitit "You Make Me Wanna", është i bindur se 19-vjeçari, Brown, do të ndjekë hapat e tij dhe do të dominojë skenën e R&B.
Kjo energji e re është e shkëlqyeshme për industrinë muzikore. Chris është një djalosh i cili vallëzon dhe këndon, gjë që është shumë e ngjashme me atë që kam bërë unë në moshën e tij. Nëse vazhdon në këtë mënyrë ai do të arrijë suksesin të cilin e kam arritur unë, ka thënë 29-vjeçari, Usher.