E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Perplasja mes amerikaneve dhe britanikeve per operacionet anti-Hoxha
Perplasja mes amerikaneve dhe britanikeve per operacionet anti-Hoxha
Perplasja mes amerikaneve dhe britanikeve per operacionet anti-Hoxha
Agjenti rrėfen pėr takimin mes CIA-s dhe shėrbimeve angleze. Frika nga rusėt. Amerikanėt pėrdorėn Titon pėr planet e tyre.Riēėrd Hellmesi kujton se anglezėt, si zakonisht, kishin mungesė fondesh, kėshtu qė ata i ftuan amerikanėt tė merrnin pjesė nė operacion.

Uilljem Hejtërit iu tha të harmonizonte veprimet me palën amerikane dhe në mars ai u nis për në Uashington, në një konferencë 3-ditore. Delegacioni i tij përfshinte Gleduin Xhebin, Wrl Xhelikëun, ish-komandant i Shërbimeve Ajrore në Athinë gjatë revoltës, specialistin për çështjet ballkanike në ambasadë; si dhe përfaqësuesi i MI6-s, Pitër Duajër. Në anën tjetër ishin ulur Robërt Xhojs, i Personalitetit të Planifikimit të Politikës së Departamentit të Shtetit dhe shefi i Zyrës së Koordinimit Politik, Frenk Uajznër.

Të dy ambiciozë e dredharakë, me pikëpamje ultra të djathta. Uajznëri ishte ndryshe nga rivali i tij Alen Dallas, një anglofil autoritar me një ndjenjë romantike për Perandorinë Britanike. Shqipëria ishte një nga çështjet e rendit të ditës, që përfshinte dhe operacione të tjera luftarake, politike e psikologjike në Itali dhe në Jugosllavi. Objektivi i çastit ishte heqja e një sundimtari komunist... Objektivi më i largët ishte vendosja e prezencës strategjike Perëndimore në krahun Ballkanik 39). Britanikëve, me sa duket, u bëri përshtypje entuziazmi i amerikanëve, që së bashku me MI6-n të merrnin përsipër operacionet e fshehta, por ishin të tronditur nga diskutimet e shumta, të cilat ekspozonin mungesën e koordinimit apo të një udhëheqjeje të besuar në organizimin e zbulimit amerikan. Uajznëri, me sa dukej, synonte të merrte përsipër mentalitetin e udhëheqësit.

Direktiva e qershorit të vitit 1948 të Këshillit të Sigurimit Kombëtar i dhanë OPC-së “karta bianka” për të plotësuar objektivin e tij për të neutralizuar aktivitetet e fshehta dhe keqdashëse të BRSS-së, vendeve të saj satelite dhe grupeve komuniste. OPC-ja, normalisht kontrollohej nga PPS-ja, që funksiononte si një strukturë ushtarake drejtuese e (Këshillit të Sigurisë Kombëtare) NSC-së dhe përbënte bërthamën e përpjekjeve amerikane për Luftën e Ftohtë. Ajo i njihte programet politike të veprimit të përpunuara nga Uajznëri, që i merrte ato të qartësuara nga Bob Xhojs. Më vonë pati një rivalitet të fortë me profesionistët e degës së zbulimit dhe kundërzbulimit amerikan, OSO, që i gjykonte operacionet e OPC-së si kaotike. Edhe pse drejtori i CIA-s mund të kundërshtonte pamaturinë e operacioneve të fshehta, ai do të urdhërohej nga shteti të bashkëpunonte 40). Sipas një versioni të konferencës së Uashingtonit, Xhojs foli pak, ndërsa Hejtër paraqiti në vija të përgjithshme planin për të përmbysur regjimin komunist në Shqipëri.

Ai e njihte terrenin ballkanik dhe nuk i pëlqyen ato që mori vesh. Megjithatë, Uajznërit i bëri përshtypje plani i MI6-s në mënyrën si u përvijua nga Hejtër për të rrëzuar Hoxhën. Çfarëdo mendimesh personale që kishte Xhojsi, fillimisht ai i miratoi pikëpamjet e kolonelëve ushtarakë të Personelit Paraushtarak të OPC-së, të cilët kishin nxitur kryerjen e operacionit, megjithëse pati mjaft dyshime rreth zbatueshmërisë së planit. Në një mbledhje të grupit të Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit, i kryesuar për të mbikëqyrur operacionin, gjenerali Xhon Megrudër së bashku me Xhojsin argumentonin se “Shqipëria ishte e parëndësishme, një orvatje ushtarake për të rrëzuar Hoxhën do të zemëronte njëlloj si Jugosllavinë, ashtu edhe Greqinë.

Por Xhojsi mbajti qëndrimin se ndarja e një sateliti rus do të kishte një ndikim propagandistik duke justifikuar rrezikun”. Në fund, mbi të gjitha, arsyetuan ushtarakët: ekziston kërcënimi i nëndetëseve ruse. Një marrëveshje e kohëve të fundit ndërmjet Tiranës dhe Moskës parashikonte ndihmë për Shqipërinë si shpërblim që Rusisë t’i jepej e drejta të ndërtonte një bazë detare në Vlorë. I të njëjtit mendim ishte dhe Uajznëri, i cili mendonte se ishte pikërisht ky aksion i fshehtë me të cilin duhej të angazhohej OPC-ja 41). Shqipëria ishte bërë një objektiv tërheqës për planifikuesit ushtarakë.

Heri Roicki, ish-punonjësi i CIA-s, kujton: “Rebelët në Greqi ishin në pikë të hallit, Titoja ishte izoluar nga Moska dhe rusët po punonin me të gjitha forcat të stabilizonin regjimin e pasigurt të Hoxhës në Tiranë. Rrjedhja e ngjarjeve në Ballkan, me sa dukej, po shkonte kundër Moskës. Shqipëria dukej e dobët dhe një çarje atje mund të sillte turbullira në satelitët e tjerë”. Uajnëri e siguroi Xhojsin se operacioni do të ishte një eksperiment klinik për të parë nëse operacionet e mëdha, duke përdorur forcën, janë të realizueshme edhe në vende të tjera. Ndërsa politikanëve amerikanë iu deshën edhe disa vjet që zyrtarisht të artikulonin konceptin. Majkëll Drejvis shkruante se “në vitin 1949 njerëzit e aksionit të OPC-së tashmë ishin duke u përpjekur për kundërrevolucionin, jo thjesht për të frenuar influencën ruse 42).

Mendimi i Uajznërit fillimisht u mbështet nga Frenk Lindzi, zëvendës i OPC-së, i ngarkuar me operacionet e panumërta në Europën Lindore, suksesi personal dhe profesional i të cilit varej në dërgimin e agjentëve në Bashkimin Sovjetik. Lindzi në fillim ishte shumë entuziast rreth operacionit ndaj Shqipërisë dhe shprehu pikëpamjen se Hajtër dhe MI6 përfaqësonin traditat më të mira të botës anglo-amerikane. Lin pat qenë oficer madhor në shtabin e Titos në Jugosllavi dhe pas luftës këshilltar politik kryesor pranë gjeneral Sër Terëns Eëri për territorin në diskutim të Triestes. Ai e njihte Ballkanin: Komunistët po furnizonin guerilët në Greqi nga bazat e tyre në Maqedoni, Bullgari dhe në Shqipëri. Kërkesa doli nga shteti: Ne duhet të bëjmë diçka për të pakësuar presionin mbi Greqinë, duke nxituar sadopak trazira brenda këtyre vendeve.

Një mik i Ficroi Mekleinit kishte kuptuar se “Titoja ishte njeriu që Perëndimi mund ta mbështeste”. Ndërkohë që Lindi shkoi për të punuar në operacionin shqiptar, planet tashmë ishin bërë për të çuar fshehurazi armë në Jugosllavi, e cila me sa dukej kërcënohej nga një ndërhyrje sovjetike. Lindzi kujton: “Titoja na tha se ai kishte shumë nevojë për armë, por jo t’i merrte ato haptazi, sepse kjo do t’i jepte Bashkimit Sovjetik pretekstin për ta sulmuar atë. Ne i dërguam atij pesë ngarkesa armësh me anije. Lindi, i cili i ndante pikëpamjet e tij me Mekleinin, shpejt do të bëhej mosbesues për ngritjen e flamurit social-demokrat në Shqipëri, por fillimisht ishte entuziast rreth kësaj ideje 43).

Nga:Stephen Dorril


Publikuar: 30.04.2008 03:49:36
Lexuar: 87 herė
Fjalėt kyēe: Perplasja, amerikaneve, britanikeve, operacionet, anti, Hoxha,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Pse nuk ia thashė dot babait, fjalėn e fundit kur e nisėn me pranga Pse nuk ia thashė dot babait, fjalėn e fundit kur e nisėn me pranga
Tetova Tetova
Roli i Sulejman Delvinės si atdhetar dhe Kryeministėr i Shqipėrisė Roli i Sulejman Delvinės si atdhetar dhe Kryeministėr i Shqipėrisė
Mosha e shpėton nga pushkatimi anėtarin e Mosha e shpėton nga pushkatimi anėtarin e "Bashkimit Shqiptar"
Luftėrat e Xhon MekKein Luftėrat e Xhon MekKein
Gazetari amerikan pėrshkruan makutėrinė e ambasadorit jugosllav natėn e Vitit tė Ri Gazetari amerikan pėrshkruan makutėrinė e ambasadorit jugosllav natėn e Vitit tė Ri
Fiset gjermanike Fiset gjermanike
Tradita historike Tradita historike
Pse vazhdon tė heshtet pėr Gjeneral Telinin Pse vazhdon tė heshtet pėr Gjeneral Telinin
Plani anglo-amerikan, si do te vendosej regjimi pro-Perendimor ne Tirane Plani anglo-amerikan, si do te vendosej regjimi pro-Perendimor ne Tirane
Google Yahoo MSN