E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kombi dhe politika
Kombi dhe politika
Kombi dhe politika
Nga Skėnder Shkupi-Njė nga shqetėsimet e mėdha tė opinionit publik shqiptar kėto dy-tri javėt e fundit ka qenė i ashtuquajturi "incident i Himarės". Njė kryetar bashkie, i zgjedhur nga PBDNJ, bashkoi zėrin e tij, jo krejt papritmas, me njė turmė qė lajmėroi botėn se z. Bollano, jo vetėm qė ishte vetė grek, por edhe territori ku qeveriste ai ishte grek, se Himara ishte greke dhe e tillė do tė mbetej edhe nė shekujt qė vijnė, se nė bregun e Detit Jon duhet tė funksiononte njė polici greke pėr tė vendosur rendin dhe se shqiptarėt duhet tė largoheshin nga Bregu pasi ishin "tė huaj" e tė padėshirueshėm nė Himarėn "e tyre". Shumė sfida njėherėsh pėr Tiranėn zyrtare qė, me sa dimė, ende vazhdon tė mbetet kryeqendėr administrative edhe pėr Bregun.

Mjafton vetëm njëra prej këtyre tezave për të thyer karrigen e çdo pushtetari lokal në çdo vend të botës. Mirëpo në kryeqendrën tonë u mbajt një qetësi olimpike. Merret vesh se këtu nuk është çështja e një personi paksa të lajthitur si z.Bollano. Ai është një aktor i vogël dhe fare i parëndësishëm. Ne jemi përballë një politike shtetërore greke, që vijon të këmbëngulë egërsisht në shekullin 21 në ca pretendime tokësore që e marrin frymëzimin nga mentaliteti i shekullit19.

Së pari, duhet nënvizuar që situata e sotme gjeopolitike e rajonit është shumë më miqësore se dikur ndaj interesave tona. Nga ana tjetër, harrohet fakti që në politikën e SHBA, ende violinë e parë në marrëdhëniet politike globale, kundrejt konflikteve ballkanike, ka një konstante që nuk varet nga regjimet e përkohshme që vendosen në hapësira të ndryshme të këtij rajoni. Për këtë le të bëjmë një retrospektivë të vogël.

Aty nga mesi i shekullit të kaluar, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane kalonin minimumin historik të tyre. Ishte koha kur nga avionët amerikanë dhe britanikë hidheshin në Shqipëri të ashtuquajturit "diversantë" që kërkonin të përmbysnin me armë regjimin e Hoxhës. Anasjelltas, Greqia sapo kishte shtypur kryengritjen komuniste të EAM-it dhe drejtuesit e djathtë të saj ishin në "muajin e mjaltit" me Shtëpinë e Bardhë dhe me Departamentin e Shtetit. Duke dashur të shfrytëzonin koniunkturat e kohës, udhëheqësit grekë u përpoqën shumë të sanksiononin "të drejtën" e tyre "historike" dhe "juridike" për të ndryshuar kufirin shqiptaro-grek në dobi të Greqisë, pra për aneksimin e asaj pjese të Shqipërisë së Jugut që thirret "Vorio-Epir".

Në veprën e tij dinjitoze studimore "Shqipëria dhe Greqia 1949-1990-Paqja e vështirë", historiani Beqir Meta thekson: "Në momentet e fundit të luftës civile greke, Uashingtoni dhe Londra hodhën poshtë kërkesën e qeverisë greke për të sulmuar ushtarakisht dhe për të pushtuar Shqipërinë" (f.23) dhe më poshtë: "Ambasadori amerikan në Beograd më 1950, Cannon, informonte Titon: "Ne i kemi dhënë këshilla të forta Greqisë që të rrijë mënjanë dhe se SHBA gjithmonë kanë qenë për pavarësinë e Shqipërisë" ". (f.25; citimi është nxjerrë nga J.T.Malakasses "The American Position" f.44).

Pra, kur në vitin 1950 SHBA nuk lejonin dhunim shtetëror të armikut të tyre më të madh në Ballkan, si mund ta tolerojnë këtë më 2008, kur Shqipëria dhe shqiptarët kanë fituar statusin e mikut të tyre më të afërt, ndofta në përmasa planetare?

Së dyti, për aktin e fundit të anëtarësimit tonë në NATO, apo për hapin e dytë që ne do të hedhim për t'u bërë pjesë e BE-së, ka një mundësi potenciale që të ndeshemi me kundërshtimin e Greqisë. Mirëpo për fqinjët tanë të Jugut, një qëndrim i prerë antishqiptar, në rrethanat e sotme, nuk duket të jetë fort i lehtë. Ata kanë probleme shekullore me Turqinë, probleme akute të sotme me Maqedoninë e nëse do të shtonim një qëndrim të mundshëm inatçor të ardhshëm edhe me Shqipërinë, atëherë kupa derdhet dhe Greqia do të ndodhet përpara një situate aspak të këndshme në skenën europiane. Nëse grindesh me të gjithë pak mundësi ka që të tjerët të mendojnë se je ti, dhe gjithmonë ti, ai që ka të drejtë.

Së treti, imigrantët shqiptarë në Greqi, në pjesën e tyre dërrmuese, janë ingranuar në ekonominë e atij vendi. Tashmë, 800 mijë njerëz nuk është e lehtë të lëvizen pa shkaktuar trauma sociale dhe ekonomike në vendin fqinjë. Një largim i tillë do t'i shkaktonte dëm të ndjeshëm ekonomisë greke dhe, në rrethana të një dëbimi masiv të shqiptarëve, duhet llogaritur edhe një reagim aspak i papërfillshëm i punëdhënësve grekë që mund të preken nga masa të tilla drakoniane.

Ndërkohë, nëse arsyetimet e parashtruara për të trimëruar sadopak qeveritarët tanë e për t'i kthyer ata në mbrojtës normalë të vendit të tyre, mbështeten në pamundësinë reale të Greqisë për të vënë në jetë projektet e saj të vjetra të pushtimeve territoriale, atëherë ç'na prish punë janë apo s'janë të guximshëm prijësit tanë ndër vite? Në të vërtetë, pikërisht këtu qëndron rreziku. Politikanët tanë, me frikën e tyre të skajshme ndaj Greqisë, krijojnë artificialisht situata joshëse për rivendikuesit e babëzitur të përtej Gramozit. Ata, në këtë mënyrë, e kthejnë prapa rrotën e historisë drejt atyre viteve kur në projektet për të ardhmen e Shqipërisë të zotët e vendit as që pyeteshin fare. Dikush mendon se "lëshimi pa fund i perit" Greqisë është një politikë e madhe. Në të vërtetë ajo është një politikë e vogël, madje shumë e dëmshme për interesat e Kombit.

Kombit nuk i duhet as politika e madhe e trimave si Tartarini i Taraskonit dhe as politika e tejkujdesshme e frikës së një çinovniku të Çehovit, te novela e pavdekshme e tij "Vdekja e një nëpunësi". Formula është fare e thjeshtë, madje duke filluar nga rasti i zotit Bollano apo Mpollano, pasi nuk e dimë si e ka emrin e tij origjinal nga stërgjyshi grek. A nuk mund të bëjnë një marrëveshje në interes të kombit PD dhe PS në Himarë që, në një palë zgjedhjesh vendore të kandidojë vetëm përfaqësuesi i PD-së, për kryetar bashkie, e të mbështetet nga PS-ja dhe në zgjedhjet vendore pasuese të kandidojë ai i PS-së dhe të mbështetej nga PD-ja? Në këtë mënyrë edhe himariotët do të qetësoheshin, edhe marrëdhëniet tona me Greqinë (për të cilat jemi aq fort në ankth!) nuk do të acaroheshin. Të gjitha palët do të mbeteshin të kënaqur dhe opinioni ynë publik do të gjente një temë tjetër politike për argëtimin e radhës.



Publikuar: 30.04.2008 04:24:59
Lexuar: 80 herė
Fjalėt kyēe: Kombi, politika, shqetesimet, opinionit, publik,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Mėsim gjeografie nga njė student Mėsim gjeografie nga njė student
Fazė kritike nė ekonominė kineze - Prodhuesit botėrorė po i transferojnė porositė nė vende tė tjera Fazė kritike nė ekonominė kineze - Prodhuesit botėrorė po i transferojnė porositė nė vende tė tjera
Shqipja midis Ligjėrimit dhe Mendimit Shqipja midis Ligjėrimit dhe Mendimit
Strucėt Strucėt
Pėr ngrirjen e demokracisė Pėr ngrirjen e demokracisė
Njė udhėheqės shpirtėror politik - portret i Dalai Lamės Njė udhėheqės shpirtėror politik - portret i Dalai Lamės
Nocioni Modern Turk, Perėndimi-Vlerat “ Amorale” Nocioni Modern Turk, Perėndimi-Vlerat “ Amorale”
Shqiptarėt mes unitetit dhe pėrēarjes gjatė dy pavarėsive Shqiptarėt mes unitetit dhe pėrēarjes gjatė dy pavarėsive
...Vetėm njė grusht njerėzish janė tė denjė nė Kosovė ...Vetėm njė grusht njerėzish janė tė denjė nė Kosovė
Diplomacia reale dhe nevojat e Shqipėrisė Diplomacia reale dhe nevojat e Shqipėrisė
Google Yahoo MSN