Sir Alex Ferguson nuk e ka problem se kush do tė jetė kundėrshtari i radhės pėr Manchester Unitedin nė finalen e ligės sė Kampionėve, mirėpo ai mendon se mė shumė fansa tė Unitedit do tė blinin bileta pėr nė Moskė nėse Liverpooli ishte nė finale.
"Ndoshta do të kemi mundësi të blejmë më shumë bileta nëse luajmë kundër Liverpoolit, se siç duket Roman Abramovich i ka blerë të gjitha biletat. Do të ishte një finale e bukur kundër Liverpoolit, por sa më përket mua cilado skuadër le të vijë", ka thënë menaxheri.
Ferguson ka folur edhe për njeriun i cili ia siguroi Manchës finalen duke thënë: "Është diçka e shkëlqyeshme që Paul do të merr pjesë në finale. Ishte një gol fantastik. Nuk mund të pritet nga ai të shënojë 10 apo 15 gola në sezon siç ka shënuar më parë. Mirëpo në ndeshje të këtilla ai arrin të jetë vendimtar".