E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ditet e fundit ne ekzil te djalit te Viktor Emanuelit te Italise
Ditet e fundit ne ekzil te djalit te Viktor Emanuelit te Italise
Ditet e fundit ne ekzil te djalit te Viktor Emanuelit te Italise
Pak ditė mė vonė unė kėrkova mbretin e Italisė, Umberto II, daja i mbretit Simeon, nė vilėn e tij nė Cascais tė Portugalisė. Umberti, ashtu si dhe Simeoni, ėshtė hequr nga froni nė vitin 1946, vetėm njė muaj pasi ishte kurorėzuar si udhėheqės i vendit tė tij.

Ndërsa Simeoni mund të pohojë në konfidencë të vërtetën ose falsitetin, pasi ai “beson në kohë”, Umberto nuk mund ta pretendojë një sfidë të tillë.

Monarku – dikur një plejboj

Ai është 74 vjeç. Koha e tij ka kaluar jashtë vendit. Kur ishte i ri, Umberto kishte reputacion si një plejboj ndërkombëtar, - saqë aktorja Dolores Del Rio e quajti atë “burri më bukurosh në botë”, - pikërisht përpara se ai të martohej me princeshën belge në vitin 1930. Ceremonia martesore vazhdoi së paku për një javë dhe tërhoqi vëmendjen e thuajse të gjithë personazheve mbretërorë në Europë dhe kulmoi me një ballo në Pallatin Mbretëror në Romë, ku morën pjesë 5 mijë persona. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Umberto komandoi personalisht Ushtrinë Italiane, që pushtoi Francën. Në fakt ai mori fuqitë mbretërore, por jo emrin deri në vitin 1944, kur babai i tij, Viktor Emmanueli III, u diskreditua nga bashkëpunimi i tij me Musolinin e përmbysur dhe lëvizi përtej direktivave të presidentit Ruzvelt.

Largimi nga froni i mbretit

Formalisht, Viktor Emmanueli II hoqi dorë nga e drejta e fronit në vitin 1946, një muaj pas referendumit për monarkinë, ku humbi duke marrë 10 milionë vota pro dhe 12 milionë vota kundër. Umberto është shprehur se duhej marrë në konsideratë kundërshtimi i rezultatit, deri në rrezikun e nisjes së luftës civile, por përfundimisht ai njoftoi: “Unë besoj se kjo është detyra ime; të bëj gjithçka deri aty sa të mund të përmbajë popullin që tashmë vuan shumë, në dhimbje dhe lot”.
Dhe ai u lagua nga Roma drejt Portugalisë. Umberto akoma dërgon mesazhe urimi për Vitin e Ri përmes kartolinave për besnikët e tij në Itali, ku partitë monarkiste, në mënyrë të vazhdueshme e zgjedhin një grusht përfaqësuesish në Parlamentin italian. Zakonisht organizoheshin ture që sillnin italianë për ta parë atë. Tani ai pranon rrallëherë turistë italianë.

Takimi i shkurtër me monarkun

Përpara takimit me mbretin unë u paralajmërova nga dy sekretaret e tij se nuk duhej ta pyesja për çështje të natyrës politike. Edhe vetë Umberto, pas përshëndetjes me mua, me një shtrëngim duarsh entuziast, më përmendi të njëjtën gjë. Ne biseduam rreth Portugalisë, për të cilën ai thotë se pas 33 vitesh ndihet si në shtëpinë e tij. Po ashtu ai bisedoi edhe për fqinjët e tij, të cilët janë; motra e tij, mbretëresha e Bullgarisë, Ioanna dhe Duka i Braganzas, trashëgimtar i Portugalisë për fronin mbretëror. Në periudha të caktuara vijnë edhe Konti dhe Kontesha e Parisit. “Ndonjëherë e shohim njëri-tjetrin në bregdet”, - thotë ai. Biseda me Umberton ishte e gjallë, por ai dukej i brishtë. Ai kishte kaluar një aksident të rëndë automobilist disa vjet më parë. Monarku vuri gishtin te koka e tij dhe më tregon ku kishte qenë bërë ndërhyrja kirurgjikale. Ai më përshkroi vizitën e fundit të tij në Britani dhe një vizitë tjetër të bërë shumë vite më parë në Eisenhower, duke më pyetur nëse kisha qenë në Itali. Po ashtu, ai më thotë se i pëlqen të lexojë.

Largimi nga "pallati mbretëror"

Pas rreth gjysmë ore ai njoftoi se koha jonë së bashku kishte mbaruar. Teksa ecnim jashtë, përpara derës së vilës së tij, brenda një kopshti të pasur dhe të këndshëm, tre pushues të rinj italianë, të veshur me xhinse dhe bluza, po ngisnin një makinë “Fiat” me targa italiane. “Ai i pranon të gjithë italianët”, - më thotë sekretarja e tij, teksa tre burrat shkojnë të përshëndesin mbretin e tyre.
Tri javë më vonë, një artikull i vogël u publikua në gazetën londineze “The Times”, i cili përqendrohej në jetën e djalit të vetëm të Umbertos, princit Viktor Emmanuel. Ky shkrim thoshte se Viktor Emmanueli, gjoja kishte qëlluar një të ri gjermano-perëndimor në Corsica, gjatë një debati për humbjen e një barke gome. “The Times” citon se princi ishte djali i mbretit më të fundit të Italisë, Umberto II. Në fakt, mbreti Umberto ishte akoma aktiv.

Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “In a royal limbo”

Përgatiti: Albert Gjoka


Publikuar: 30.04.2008 05:29:18
Lexuar: 92 herė
Fjalėt kyēe: Ditet, fundit, ekzil, djalit, Viktor, Emanuelit,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
“Ēamėt u masakruan, u pėrzunė dhe mė pas ua grabitėn pasuritė” “Ēamėt u masakruan, u pėrzunė dhe mė pas ua grabitėn pasuritė”
Si u sterviten shqiptaret ne Malte para operacionit kunder Shqiperise Si u sterviten shqiptaret ne Malte para operacionit kunder Shqiperise
Republika Socialiste Federative e Jugosllavisė Republika Socialiste Federative e Jugosllavisė
Hasan Riza Pasha dhe mbrojta e Shkodrės Hasan Riza Pasha dhe mbrojta e Shkodrės
Historia e Turqisė Historia e Turqisė
Kongresi Amerikan, hetime pėr kolaboracionistėt shqiptarė Kongresi Amerikan, hetime pėr kolaboracionistėt shqiptarė
Tirana e Mbretit, ky laborator diplomacie Tirana e Mbretit, ky laborator diplomacie
Xhamite e Tiranes Xhamite e Tiranes
Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt
Babai Babai "i mbarė" Josef Fritzl
Google Yahoo MSN