"The New York Times" rrėfen jetėn nė ekzil tė Simeonit II . Marrėdhėnia e tij me Bulgarinė dhe shpresat pėr njė rikthim.
Në dhomën e ndenjes të shtëpisë në Madrid, që kishte zënë mbreti i Bullgarisë, Simeoni II, ndodheshin të ekspozuara kuti tualetesh të marra nëpër udhëtime, të cilat i përkisnin mbretit francez Louis Philippe që në shekullin XIX. "Këtu nuk janë të gjitha", - thotë Simeoni, teksa tregonte objektet e ekspozuara, duke i përshkruar deri në detajet më të vogla. Madje këtu ndodhet një furçë dhëmbësh prej floriri. Ai e mbante në duart e tij suveniren delikate.
Lidhja familjare me mbretin francez
Louis Philippe (i cili vdiq në Angli gjatë kohës në ekzil), ishte stërgjyshi i bullgarit elegant 51-vjeçar, që mbretëroi si mbret që në moshën 6 vjeç deri në moshën 9 vjeç. "Unë i trashëgoj këto nga ky xhentëlmen", - thotë Simeoni, duke treguar një portret në mur të Dukës së Namur-it, i cili ishte vetëm njëri nga trashëgimtarët e Louis Philippe. Duka vdiq pa lënë pasardhës. Bashkë me portretin e Dukës kishte edhe portrete të anëtarëve të tjerë të familjes: mbretëresha Viktoria, mbretëresha e Bullgarisë Marie Louse, mbreti i Portugalisë Ferdinandi, mbretëresha e Italisë, Helena. "Për përvjetorin e martesës së Dukës së Madh të Luksemburgut po mësoja diçka rreth një divani", - thotë Simeoni. Ai thotë se ka rreth 150 kushërinj të tij që vinin këtu për fundjavë. Kjo është një gjë shumë e mirë, besoj. Ne shikohemi pak me njëri-tjetrin dhe akoma mbajmë lidhje të drejtpërdrejtë, sepse ne jemi kushërinj.... Agjentët shkojnë për të bërë marrëveshje së bashku. Po ashtu edhe argjendarët. Ata shkëmbejnë informacione. Edhe ideja ime është thuajse e njëjtë. Sepse ne jemi familje mbretërore, që njëri gjithmonë mund të ndihmojë dhe mësojë tjetrin për gjithçka, për tregtinë që bën secili prej nesh....
Aktiviteti i Simeonit II në ekzil
Simeoni, qëkur shkoi në ekzil, në vitin 1947 dhe deri sot, ushtron aktivitet tregtar. "Mos pyet se çfarë mund të bëjë një mbret për ju, por pyet se çfarë mund të bëni ju për një mbret", - i këshilloi ai një grumbulli emigrantësh bullgarë në Çikago në vitin 1966. "Keni mbështetjen time të plotë për kauzën tuaj. Unë jam në gjendje që të jap mbështetje për kërkesat e secilit prej jush".
I martuar me një trashëgimtare spanjolle, Simeoni tashmë është një biznesmen, por ai ka publikuar edhe një buletin informativ të monarkisë bullgare. "Ne e ndërpremë atë qëkur Spanja vendosi lidhjet me Bullgarinë", - thotë ai. Qeveria bullgare ka bërë një memorandum me qeverinë spanjolle për gjërat që duhet të bëje dhe për ato që nuk duhet të bëjë, të cilat janë pranuar nga autoritetet zyrtare të Madridit. Prandaj kjo ishte arsyeja që u ndërpre buletini. Gjithashtu ai e kishte të ndaluar të mbante flamurin e mbretërisë bullgare përpara shtëpisë së tij. Megjithatë, ai vazhdon të ndihmojë refugjatët bullgarë dhe të mbajë lidhje me të gjitha zhvillimet në Bullgari.
Shpresat për rimarrjen e fronit
"Unë besoj në kohën e duhur", - thotë ai. Në këtë aspekt unë jam shumë bullgar dhe shumë oriental. Unë nesër mund të vdes, por në linjën normale të gjërave unë jam 41 vjeç dhe akoma kam një mundësi të mirë të shikoj ata mbështetës që janë në pushtet tani dhe që i janë bashkuar Marksit, apo të tjerë mbështetës të rinj që duan një Bullgari gjithnjë e më të pavarur dhe më pak të varur nga Moska... Ekziston edhe efekti i lavjerrësit. Zotëri, ne e kemi parë këtë në Spanjë. Unë kam parasysh se këtu kishte miliona veta pro Frankos. Në këtë vend njerëzit që po bëheshin gjithnjë e më shumë histerikë kur shihnin gjeneralin. Unë mund të them se kjo ishte thuajse e drejtë, - dhe që qanë si të çmendur kur ai vdiq. Dhe tani, të gjithë, në mënyrë të befasishme, nuk janë më frankistë; përfshirë ata të gjithë që kanë qenë në opozitë, apo ata të gjithë që kanë vuajtur nga diktatura e tij vdekjeprurëse. Unë kam parasysh se ky lloj interesi është i neveritshëm. Por kjo tregon se çfarë natyre kanë njerëzit. Ata janë një kope shumë e mirë në sensin më të mirë të fjalës, dhe normalisht, ata mund të jenë edhe të pabindur. Ajo është një kope dhensh, e cila turret ose zmbrapset në një moment të caktuar. Kjo është gjithashtu mëse normale. Por, nëse kanë dikë që ti drejtojë, ata e ndjekin nga pas.
Nga: Ed Zuckerman