Aktorja hollivudiane, Gwyneth Paltrow, ka hequr dorė nga dieta strikte vetėm atėherė kur ishte shtatzėnė me vajzėn e saj Apple.Ylli i filmit, "Sliding Doors", ka kaluar shumė vite duke ndjekur njė regjim tė rreptė tė ushqimit tė shėndetshėm duke ngrėnė vetėm ushqimet bazė, siē ėshtė orizi i kaftė, farat, dhe perimet, ndėrsa i kishte ndaluar ushqimet e pėrpunuara dhe artikujt qė pėrmbanin sheqer.
Mirëpo Paltrow kishte hequr dorë nga dieta kur kishte kuptuar se është shtatzënë , ndërsa mbante vajzën e saj, Apple, e cila tani është trevjeçare.
Ndërsa Paltrow thotë se ajo tani han të gjitha llojet e ushqimeve të cilat më herët ia kishte ndaluar vetes.
"Isha makrobiote për shumë vite. Mirëpo kur mbeta shtatzënë nuk më hahej asgjë nga ushqimet e shëndetshme. Më pëlqen turshia, vera e kuqe dhe gjithçka e pjekur, siç janë peshqit dhe patatet e skuqura", ka thënë aktorja.