Ashtu siē kishin shpresuar Gabėns dhe Menzis, Emeri shkoi nė punėn e tij pėr tė pėrpunuar politikanėt opozitarė, duke u marrė tamam me aktivitete totalisht serioze nė qėllim, por siē thotė Entėni Veriėr, i prekur nga njė dozė fantazie Ballkanike qė i qe pėrshtatur atij aq mirė.
Gjatë pranverës Meklein dhe Emeri morën përsipër rolin e këshilltarëve të posaçëm., dhe me shpenzimet e MI 6-ës ndërmorën një turne në qendrat e refugjatëve në vendet Mesdhetare. Shërbimet sekrete, kujton Emeri, më kërkuan që të krijoj organizatën për një kundërrevolucion në Shqipëri. Çifti kishte mbajtur lidhje me shokët e tyre të mëparshëm dhe vëmendja u kthye përsëri tek lista e vjetër të kontakteve guerile të cilat Shërbimet sekrete të anglezëve dhe amerikanëve i kishin ruajtur qysh nga fundi i luftës. Mjaft prej tyre jetonin në mërgim: Mithat Frashëri ishte në Turqi, Abaz Ermenji në Greqi, vëllezërit Kryeziu, Seit dhe Gani dhe Abaz Kupi në Itali.
Atyre iu tha se Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të sponsorizonin grupet e tyre guerile, por pa u dhënë atyre hollësira 48). Siç ishte e zakonshme me grupet guerile në mërgim, tre lëvizjet kryesore politike ishin në grindje me njëra- tjetrën. Rojalistët, veçanërisht Mbreti Zog dhe komandanti i tij ushtarak Abaz Kupi, që udhëhiqnin lëvizjen e legalitetit në mërgim, ishin kundër Ballit Kombëtar republikan i udhëhequr nga Frashëri, Ermenji dhe Hasan Dosti. Të dyja këto lëvizje ishin armike të betuara të nacionalistëve të pavarur të njohur si me emrin Indipendenca, anëtarë të së cilës ishin kryesisht katolikë, ish- kolaboracionistë pro-italianë dhe nga veri-perëndimi i vendit.
Ndërkohë që ata ishin të bashkuar në kundërshtimin e zjarrtë ndaj komunizmit dhe ndërhyrjes së jashtme nga fqinjët, Greqisë dhe Jugosllavisë, shumë pak gjëra të tjera i bashkonin ata. Kjo nuk ishte për tu habitur sepse, siç raportonte Ambasada Amerikane në Romë në dhjetor të 1948-ës, secila fillimisht ishte krijuar duke patur si qëllim parësor shkatërrimin e të tjerëve 49). Billi Meklein kujton se nga fundi i vitit 1947, në radhët e miqve tanë shqiptarë hyri një panik i madh kur Hoxha i bëri presion qeverisë italiane për kthimin me forcë të bashkëpunëtorëve dhe kriminelëve të luftës.
Një pjesë e tyre u arrestua dhe u burgosën në Romë. Gjatë nëntorit, ish kreu i Ballit Kombëtar Mihtat Frashëri, i kërkoi Ambasadorit Amerikan në Romë që pesëdhjetë nga pasuesit e tij të lejoheshin të shkonin në SHBA për tiu kundërvënë intrigave të komunistëve në radhët e komitetit të mërgimtarëve Shqiptarë. Në listë ishin Hasan Dosti, ish ministër shqiptar i Drejtësisë gjatë okupacionit Italian; Mustafa Kruja, Kryeministër gjatë viteve 1941-43; dhe Xhafer Deva i cili ishte përgjegjës për internimin e çifutëve. Ndërkohë që autoritetet e SHBA e morën parasysh kërkesën e Frashërit një numër përkrahësish të Ballit Kombëtar u internuan jashtë Romës, nga frika se ata mund të sakrifikoheshin në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme që po zhvilloheshin në Itali në prill të 1948-ës. Menjëherë pas zgjedhjeve, Meklein bindi zyrtarin e Forin Ofisit Orm Serxhënt të ndërhynte pranë qeverisë Kristian-Demokratike italiane, e cila ra dakord që ti lironte ata 50).
Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara kishte një Seksion Politik të Biografive ku skedoheshin imtësisht të gjitha raportet për udhëheqësit e emigrantëve. Seksioni pati mundësi të njihej me një botim të vitit 1948 të qeverisë Shqiptare ku identifikoheshin bashkëpunëtorët kryesorë të fashizmit dhe kriminelët e luftës; në të përfshiheshin dhe mjaft nga njerëzit e listës prej pesëdhjetë vetash...
Pas verifikimeve të dosjeve që përmbanin biografitë, Departamenti i Shtetit u përgjigj se ai nuk mendonte se do të ishte e përshtatshme dhënia e lehtësive për hyrjen e tyre në SHBA: është e qartë se e kaluara politike e mjaft emigrantëve shqiptarë në Itali deri diku është e kontrolluar dhe se prania e këtyre personave në Shtetet e Bashkuara në rrethana të caktuara mundet herët ose vonë ta vërë në pozita të vështira qeverinë. Në fund të vitit 1948, shërbimet e fshehta Amerikane po i përdornin këta njerëz në rrjetin e tyre të rezistencës dhe po kërkonin rrugë për ti anashkaluar kufizimeve 51).
Dokumenti politik i Shteteve të Bashkuara NCS- 50 nxiste për marrëdhënie me grupet e rezistencës antisovjetike, ndërsa Departamenti i Shtetit u tregua i përmbajtur në mendimin për tu përfshirë direkt. Britanikët gjithashtu, kishin njoftuar tashmë se ata nuk kishin qëllim që të përziheshin përsëri në çështjet e qeverive në mërgim. Zgjidhja ishte krijimi i organizatave jozyrtare ose i fronteve pa një miratim zyrtar të cilat do të shërbenin për një përgënjeshtrim të besueshëm, në rast se operacionet do të sillnin pasoja të pakëndshme.
OPC-ja e Frenk Uajnërit bindi individë të pasur për të mbështetur Komitetin Europa e Lirë, i krijuar për të ndihmuar liderët politikë e intelektualë të cilët braktisën tiraninë komuniste në Europën Lindore, për ti bashkuar ata në një trup të vetëm për një luftë psikologjike e politike. Gjenerali Duajt Ajzenhauer shënoi emrin e tij në degën e administratës së ngritur për grumbullimin e parave për komitetin ëe projektuar, Kryqëzata për Liri, president i të cilës u caktua ish komisionari i lartë në Gjermani, gjenerali Lukius Kjej.
Komiteti Kombëtar për Europën e Lirë i Allen Dallasit, i regjistruar në pranverë të 1949, krijoi sektorin e Operacioneve Politike të Mërgatës dhe vendosi të përkrahë hapur popullin e humbur dhe të braktisur siç e karakterizoi një nga shqiptarët në kuvendin e tyre 52). Bashkëpunëtorët dhe kriminelët e luftës u sollën në SHBA si pjesë e planit të fshehtë të Departamentit të Shtetit të njohur me emrin e koduar Bloodstone, i cili filloi punën më 1948 dhe vazhdoi deri në vitin 1950.
Sipas Xhejms Makkager: ishte Karmel Ofi që po bënte të gjitha rregullimet. Në janar të 1949- ës, kohë në të cilën ai u kthye në Gjermani ai qe flakur jashtë shërbimit të jashtëm për veprimtari monetare ilegale. Ai u bë krahu i djathtë i Uajznërit në OPC dhe përgjigjej për të gjitha planet çlirimtare të emigrantëve politikë. Ai iu vu punës për rekrutimin e emigrantëve duke përfshirë edhe shqiptarë në kampet e të shpërngulurve dhe pastaj drejtoi veprimtarinë e tyre kur ata erdhën në SHBA në prill të 1949-ës, Hasan Dosti, megjithëse pa pasaportë ndodhej në Uashington dhe nxiti zyrtarët të ndihmonin Komitetin Kombëtar Shqiptar në mërgim. Më 12 maj Robërt Xhojs ndërmori hapat për të siguruar një vizë për Mihtat Frashërin, duke i sugjeruar Sektorit të Europës Jugore Në Departamentin e Shtetit se kërkesa shqiptare konsiderohet nga miqtë tanë në interes të kombit 53).
Përktheu: Perlat Çaushi