Lionel Messi e ka ritheksuar dėshirėn e tij pėr tė qėndruar te Barcelona pavarėsisht spekulimeve se edhe ai mund tė largohet si pjesė e planit pėr riformimin e skuadrės.
Argjentinasi ka qenë pjesë e spekulimeve për një transferim të mundshëm te Manchester Unitedi, sidomos si pjesë e një këmbimi ndërmjet tij dhe Cristiano Ronaldos, e cila mund të ndodhë në verë.
Duket se edhe emri i Messit është në listën e sekretarit teknik të Blaugranëve, Txiki Begiristain, i cili ka pranuar se do të ketë një ndryshim të madh në strukturën e ekipit katalunas. Mirëpo Messi insiston se ai nuk ka plane të largohet nga Barca, pasi ky është klubi i jetës së tij.
Kurrë nuk kam menduar të largohem nga Barcelona. Nuk e di pse bashkëlojtarët e mi duan të largohen, mirëpo unë do të qëndroj, ka thënë Messi.