Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise ka deklaruar se ne muajin qershor pritet nje renie te inflacionit duke arritur brenda niveleve te parashikuara. Ne keto kushte Keshilli Mbikqyres e ka mbajtur te pandryshuar normen baze te interesit per lekun.
Sipas Bankes se Shqiperise mesohet se kjo banke ka vendosur qe te mos marre asnje mase, por te vazhdoje te monitoroje me kujdes ecurine e çmimeve te mallrave te konsumit ne treg.
Sipas institucionit mbikeqyres bankar, inflacioni i larte gjate tre muajve te pare te ketij viti eshte shkaktuar nga rritja e çmimit te energjise elektrike dhe rritja e çmimeve te lendeve te para dhe ushqimeve ne tregjet nderkombetare, ecuri qe eshte reflektuar tek ne. Duke analizuar keta faktore, Banka e Shqiperise nuk ka reaguar, pasi ka parashikuar nje renie te nivelit te inflacionit ne muajin qershor. Per kete arsye, Keshilli Mbikeqyres e mbajti te pandryshuar ne 6.25 per qind koston e lekut.
Gjate vitit te kaluar, Banka Qendrore e rriti tre here normen baze te interesit per monedhen kombetare, ne perpojkje per te mbajtur nen kontroll inflacionin. Gjate muajit te kaluar, ky tregues arriti nivelin e 4.6 perqind, duke shenuar nje rirtje prej 1.9 per qind kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare dhe duke tejkaluar objektivin e vendosur nga banka. Ajo ka percaktuar nje nivel prej 3 perqind per kete tregues, me nje norme tolerance plus/minus 1 perqind.