Kur kanė mbetur edhe pak orė deri nė duelin e tij tė radhės, boksieri shqiptar nga Gostivari, Nuri Seferi, shprehet i sigurt pėr fitoren e tij pėrballė kroatit Josip Jalushiē.
Ky duel do të zhvillohet për titullin botëror në versionin GBU në kategorinë kruizer (deri 91 kg). Të dy boksierët ishin përballur me njëri-tjetrin edhe më 8 dhjetor të vitit të kaluar dhe ndeshja ishte mbyllur me fitoren e Seferit me pikë, pas 12 raundesh.
I ashtuquajturi "Albanian Tyson" nuk mërzitet për faktin se kundërshtari i tij, pas duelit të përbashkët, kishte bërë një paraqitje mjaft të mirë përballë ish-kampionit të botës në versionin ËBC, Tomasz Adamek. Seferi deri më tani vetëm 5 nga 20 duelet e fituara prej tij janë mbyllur me vendim të gjyqtarëve, që do të thotë se në 75% të rasteve, "Albanian Tyson" fiton me "knock-out". Përveç kësaj, edhe faza përgatitore e zhvilluar në kampin e "Universum Box Promotion" në Austri. së bashku me Luan Krasniqin dhe kampionin e botës në versionin ËBO për peshën kruizer, Firat Arslan, i shtojnë shanset e shqiptarit për një fitore. Boksieri shqiptar është prej 9 vitesh në ringun profesionist, ku ka zhvilluar 25 ndeshje, duke fituar 15 dhe humbur 5 prej tyre, të fundit në qershorin e vitit 2006.