E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Zbulimet nė Elbasan, premisa pėr njė park arkeologjik
Zbulimet nė Elbasan, premisa pėr njė park arkeologjik
Zbulimet nė Elbasan, premisa pėr njė park arkeologjik
Zbulimet e shumta dhe tepėr tė rėndėsishme arkeologjike nė qendėr tė Elbasanit, sipas arkeologėve do t’i japin kėtij qyteti njė nga parqet mė tė rėndėsishme arkeologjike.

Zbulimi i pje-sshëm i bazilikës pranë rrapit të Bezistanit nga ekspedita arkeologjike, ka treguar se rreth saj fshihen thesare të çmuara arkeologjike, të cilat mund të përmbysin edhe historinë e këtij qyteti të lashtë. Nismëtari i kryerjes së këtyre punimeve është kryetari aktual i Bashkisë, Qazim Sejdini me mbështetjen e MTKRS-së. Sipas kryebashkiakut të Elbasanit, Bashkia ka konkurruar me një projekt të rëndësishëm për rehabilitimin e qendrës historike e arkeologjike të qytetit dhe shpresojnë të jenë fitues për të përfituar financime nga Këshilli i Europës. Ndërsa arkeologu Elio Hobdari, i cili është pjesë e punës së ekspeditës arkeologjike, ashtu si edhe kolegët e tij mendon se zbulimet e rëndësishme mund të ndryshojnë historinë e njohur deri sot për Elbasanin. Sipas tij, gjetjet janë të shumta e tepër të rëndësishme. Zbulimi i pje-sshëm i mozaikut dhe sidomos i kishës pale-okristiane me të gjithë elementët përbërës të saj si dhe i afreskeve, zbukurimeve të natyrave të shumëllojshme, kolo-nat e bukura të mermerta, enët prej balte, qeramikat dhe gurëve të gdhendur me teknika të përsosura, flasin qartë për lashtësinë më të hershme sesa ajo që njihet për qytetin. Sipas tyre, monumenti i zbuluar ruhet mjaft mirë dhe tregon se Elbasani në qendrën e tij është një qytet me pasuri të madhe arkeologjike.


Publikuar: 02.05.2008 06:37:04
Lexuar: 92 herė
Fjalėt kyēe: Zbulimet, Elbasan, premisa, park, arkeologjik,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
"Loja" eksportohet nga Berlini nė Kosovė
Presin ende emra tė mėdhenj Presin ende emra tė mėdhenj
Krizė nė krijimtarinė shtepiake tė mė tė rrinjėve Krizė nė krijimtarinė shtepiake tė mė tė rrinjėve
Sara Ēeng nė mbylljen solemne tė Verės sė Ohrit Sara Ēeng nė mbylljen solemne tė Verės sė Ohrit
Nė Tetovė mbahet Simpoziumi ndėrkombėtar i gjuhės dhe letėrsisė arbėreshe Nė Tetovė mbahet Simpoziumi ndėrkombėtar i gjuhės dhe letėrsisė arbėreshe
Pentagramet e ndaluara tė pianistit tė parė Pentagramet e ndaluara tė pianistit tė parė
Agim Sulaj, ēmim pėr karikaturėn nė Turqi Agim Sulaj, ēmim pėr karikaturėn nė Turqi
Krijohet e para qendėr e restaurimit tė arkeologjisė Krijohet e para qendėr e restaurimit tė arkeologjisė
Paolo Coelho Paolo Coelho
Filmat kosovarė shfaqen nė tarracė – jo nė kinema Filmat kosovarė shfaqen nė tarracė – jo nė kinema
Google Yahoo MSN