Nė qershor tė 1949-ės zėvendės-komandanti i Gardės sė Kavalerisė Mbretėrore nė Gjermani, Dejvid Smajli, i cili kishteharxhuar pjesėn mė tė madhe tė karierės sė tij gjatė luftės me SOE-n nė Shqipėri, filloi punėn si personi numėr dy i MI 6-tės pas propozimit qė iu bė nga pėrfaqėsuesi i Shėrbimit nė Gjermaninė veri-lindore Zen Filding, ish oficer me eksperiencė i SOE-s nė Kajro, Kretė, Francė dhe nė Azinė Juglindore. Shok i ngushtė dhe lidhje e tij nė Firmė ishte dhe Herėld Pekins, i cili nė fund tė luftės pėrgjigjej pėr SO-nė nė Poloni, Ēekosllovaki dhe Hungari dhe si shef aktivitetesh subversive anti-sovjetike.
Smajli mori një përmbledhje të pjesshme nga Përks, i cili i tregonte atij se situata në Shqipëri ishte e pakristalizuar, komunistët nën Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun kishin nën kontroll pjesën më të madhe të vendit krejt në sajë të armëve të dërguara nga SOE dhe jo, siç thuhet në librat e tyre të historisë, të dërguara nga rusët, megjithëse ata kanë patur ndihmën morale nga Titoja.
Megjithatë ekistonin akoma qendra rezistence ku anëtarë të Ballit Kombëtar dhe pasuesit e lëvizjes së Legalitetit të Abaz Kupit ishin tërhequr nëpër male dhe po luftonin komunistët. Nëqoftëse me këto grupe do të mund të krijoheshin lidhje dhe të ndihmoheshin me armë dhe para, ato mund të kenë shansin tua marrin pushtetin komunistëve. Kur iu tha se Bevëni ishte shumë i interesuar për idenë, Smajli realizoi se qëndronte gjithashtu edhe problemi i ndihmës që Shqipëria i jepte luftës civile në Greqi, e cila frymëzohej nga rusët. Ai kishte nevojë për pak besim se do të ishte plotësisht në interes të Perëndimit nëse rubineti shqiptar do të bllokohej. Por megjithatë ishte i vetëdijshëm, se ajo do të ishte një detyrë shumë e vështirë. Njerëit e pakët të SOE-s të marrë në punë nga MI 6-a mbas luftës, shikoheshin nga garda e vjetër si një tufë amatorësh të ngathtë.
Smajli u caktua komandant i shtabit organizues. Shoku i tij Xhuliën Emeri u informua se atij i ishte besuar stërvitja e atyre vullnetarëve shqiptarë që do të futeshin nëpërmjet detit në jug të vendit. OPC-ja mori një grup tjetër që do të hidhej me parashutë në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Perspektivat ishin të mira. Regjimi komunist urrehej dhe ppulli shqiptar kishte tradita të mira rezistence. Një numër refugjatësjh shqiptarë që ishn gjetur nëpër kampe u çuan në një shkollë speciale në Zonën Britanike në Gjermanini ku do të stërviteshin nga kolonel Brajën Frenks, i SAS-it (Shërbimi Special Ajror) dhe Departamentit të Planifikimit Luftarak të MI 6-ës, ku kishte punuar përkrah Smajlit dhe Përkinsit. Megjithatë, shumica e njerve do të stërviteshin në Maltë. Ndërkohë, Smajli u nis për në Athinë për të diskutuar operacionin me përfaqësuesin lokal të OPC-së dhe shefin e Misionit Ushtarak Britanik. Në Greqi u gjetën shtëpitë konspirative dhe u ndërmorën hetime për mundësinë e përdorimit të Korfuit si baë e avancuar komunikimi për operacionin.
Për shkak se Malta ishte brenda Komunelthit, mbështetur në Doktrinën Etli, sigurimi i saj ishte nën përgjegjësinë e Shërbimit të Sigurimit, MI 5-ës (kundërbulimi). Për fat të mirë të operacionit, përfaqësues i MI 5-ës dhe Oficer Ndërlidhës i Sigurimit në ishull u caktua një ish koleg i Kolin Gabënsit, majori Meixhër, një oficer i personelit bulues në Komandën e Lindjes në fillim të luftës. Ai kishte harxhuar pjesën më të madhe të karierës asë tij në Drejtorinë e Zbulimit Ushtarak dhe ishte në dijeni të interesave të veçanta të Gebënsit. I paslndur Oliver Kromuellit ai u bë pasardhës i Babënsit në Kolshil, ku ndiqte rrjetin në prapavijat në rast të ndonjë invaioni gjerman, ndërkohë që shoku i tij mori komandën e SOE-s.
Për operacionin shqiptar, Meixhër u udhëua të siguronte ushtrinë dhe Zyrën Koloniale që do të shërbente si vend- qëndrimi, e mënjanuar dhe larg rrugëve, ku do të strehoeshin tridhjetë e3 gjashtë persona për tre muaj. Kështjella Benjima iashte ndërtuar gjatë luftrave të Napoleonit. Endodhur në një vend të egër, larg Medinës dhe larg zonës më të populluar të Valetës, asaj mund ti afrohej vetëm ndonjë makinë e rëndë. Afër gjreve të izoluar të detit mund të praktikoheshin zbarkime detare, gjë që ishte një gjidhe ideale. Meixhër siguronte që të ruhej fshehtësia dhe i trajtonte vetë me doganat çështjert që kishin të bënin me paisjet që dërgoheshin siç ishin automatikët, pistoletat dhe aparaturat radio-fonike.
Për furniimin me pajisje përgjigjej itendenti i Lindjes së Largët i cili kishte hyrë në Shërbim më 1946 dhe ishte atashuar në Departamentin Q të MI 6-ës, që kishte për detyrë sigurimin e paisjeve të pastra, armë dhe eksploziva pa shenja dalluese të prodhuesit, për të mos dalë që sponsorizues i operacionit ishte Britania, kështu që ajo të distancohej nga çdo katastrofë që mund të ndodhte. Kuini, në fillim të 1949, ishte transferuar pranë Smajlit me detyra të posaçme, pjesë të operacionit "Vajuebël". Ai furnionte me armë të lehta, granata, eksploivë dhe i stërviste njerëzit për përdorimin e tyre. Ai u përfshi në diskutimet pa fund që bëheshin për ndërlidhjen. Për këtë iu kërkua ndihmë shefit të qendrës në Vienë, Xhorxh Jang dhe kështu filloi një kërkim i mëritshëm për pajisje radio-fonike që ishin në gjëndje pune, por që ishin në ruajtje prej katër vjetësh. Më së fundi, thjesht nevoja solli një mënyrë që ishte e sigurtë se do të dështonte. Ndërlidhja do të bëhej tokë-ajër (metodë mjaft e vështirë dhe e pasigurtë).
Kuini kishte gjithashtu rolin të gjente një anije të përshtatshme për zbarkimin e guerilasve. Pasi doli pa sukses duke kërkuar në Anglinë e jugut, përfundimisht ai gjeti një anije me dy motorë naftëe nnë Maltë. Pasi pagoi 6000 stërlina pare në dorë, Kuini i hoqi të gjitha paisjet që mund të identifikonin origjinën e saj, dhe i vuri emrin Marie Angelo. Më në fund u gjet një marinar i vjetër rreth të shtatëdhjetave, Holidei Petërsen, i cili u dërgua në Maltë nga MI 6-ta si kapiten i anijes Marie Angelo. Fatëkeqësisht, ai shpejt u sëmur dhe u kthye në Londër ku një muaj më vonë vdiq. Vdekja e Petërsenit rreikonte operacionin Vajuebëll por fatmirësisht shefi i qendrës në Athinë Petrik Uini, i cili kishte komanduar gjatë luftës një anije shërbimi sekrete kishte piketuar një ekuipazh dhe anije tjetër.
Në tetorin e vitit të kaluar, Uini kish rekrutuar dy ish oficerë të marinës, Sem Barkli dhe Xhon Leithëm, për tëndkjekur furniimet nga Athina në Selanik në ndihmë të forcave qeveritare kundër rebelëve komunistë gjatë Luftës Civile në Greqi. Më vonë ai kishte bindur eprorët e tijtë financonin për një motor Ruston-Hornby për anijen e tyre,Stormi Sea, e cila ishte adoptuar me rezervuarë karburanti të rremë për të fshehur paisjet e sofistikuara të ndërlidhjes.
Përgatiti: Matilda Arapi