E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Makiavelizmi alla-shqiptarēe
Makiavelizmi alla-shqiptarēe
Makiavelizmi alla-shqiptarēe
Nga Idaver Sherifi- Nuk mjafton diskutimi, as argumentet e as polemikat siē i kanė hije njė shoqėrie pluraliste dhe me demokraci tė konsoliduar, pėr tė treguar epėrsinė mbi tjetrin. Duhet tollovi, ngatėrresa, afera, shpifje dhe zhurmė e pėrzier me erė baruti.

E dikurshmja, “Oaza e paqes” tashmë është kthyer në “Oazë të sherrit”. Sherri është futur aq thellë në palcat tona saqë nuk na mjafton më sherri mes dy popujve të ndryshëm por ky tani mund të klasifikohet në sherr mes qyteteve, sherr mes fshatrave, sherr mes partive, sherr mes frakcioneve brenda partive, …etj, etj.

Siç e kuptoni edhe vet, sherri nuk na mungon, por, vallë, ja vlen e gjithë kjo zhurmë?! Ja vlen që të tensionohet kaq shumë situata, për të arritur gjëra aq të “vogla”?! Ja vlen që të frikësohen fëmijët dhe gratë me shpërthime dhe me djegje objektesh, thjeshtë për ti dhënë dikujt mesazh ose për të frikësuar dikë?! Sigurisht që jo por kësaj s’do t’ja dijë kush, çdokush shikon llogaritë e veta duke mos fut në llogari interesat më të gjëra.

Zhurma para elektorale e këtij lloji nuk është gjë tjetër veçse pasojë e fenomenit të Makiavelizimit alla-shqiptarçe, që na paraqitet herë pas here viteve të fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoni dhe që duket se sivjet do të arrij kulmin. Nuk mjafton diskutimi, as argumentet e as polemikat siç i kanë hije një shoqërie pluraliste dhe me demokraci të konsoliduar për të treguar epërsinë mbi tjetrin. Duhet tollovi, ngatërresa, afera, shpifje dhe zhurmë e përzier me erë baruti. Si duket, vetëm atëherë duket se aktivistët po bëjnë punën ashtu siç duhet dhe vetëm atëherë shpërblehen nga krerët e tyre. Pra, akoma te ne nuk ka ardhur koha që të vlerësohen aktivistët të cilët fitojnë simpati dhe respekt me kulturën dhe sjelljen e tyre dhe që prodhojnë forma të reja të propagandës politike për të ndihmuar partinë e tyre por më shumë vlejnë ata të cilët nën ulëset e makinave mbajnë kallashet! E, deri atëherë sa të ndryshojë kjo, nuk mund të presim që të mos jemi dëshmitarë të këtyre ngjarjeve dhe do të vazhdojmë të zgjohemi në mesnatë nga zhurma e shpërthimeve dhe kallashëve.

Por, ajo që shqetëson është fakti që kjo situatë nuk është në favor të interesave të shqiptarëve por vetëm të disa personave të caktuar, të cilët karrierat e tyre politike i kanë ndërtuar mbi tollovi dhe ngatërresa, pasi duke mos qenë të aftë të prodhojnë dhe përdorin në mënyrë efektive format e moderuara të propagandës për të arritur qëllimet e tyre politike, zgjedhin modelin që unë e quaj “Makiavelizëm alla-shqiptarçe”.



Publikuar: 03.05.2008 01:48:32
Lexuar: 80 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė
Ban Ki Moon: Rritja e ēmimeve tė ushqimeve, Ban Ki Moon: Rritja e ēmimeve tė ushqimeve, "vrasje nė masė"
Pse duhet tė votojnė emigrantėt Pse duhet tė votojnė emigrantėt
Shtet i ri pėr kombin (shqiptar) e jo komb i ri pėr shtetin (e Kosovės) Shtet i ri pėr kombin (shqiptar) e jo komb i ri pėr shtetin (e Kosovės)
Rusia, debati i munguar Rusia, debati i munguar
Pėrparėsia qenėsore e McCain Pėrparėsia qenėsore e McCain
Sytė e diktaturės Sytė e diktaturės
Kapitalizmi i mirė, i keq Kapitalizmi i mirė, i keq
Shqipja standarde, a duhet rishikuar Shqipja standarde, a duhet rishikuar
Bukė e zezė Bukė e zezė
Google Yahoo MSN