E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Hitleri, vdes i fundit i atentatit
Hitleri, vdes i fundit i atentatit
Hitleri, vdes i fundit i atentatit
Baroni Philip von Boeselager, i mbijetuari i fundit nga grupi i oficereve komplotiste, te cilet organizuan nje atentat te deshtuar kunder Hitlerit, me 20 korrik 1944, vdiq dje ne moshen 90-vjecare. Ai nderroi jete ne qytetin perendimor gjerman, Altenahr, bene te ditur te afermit e tij.

Bashke me vellain e tij, Georg von Boeselager, baroni mori pjese ne atentatin me spektakolar kunder diktatorit, ne te cilin u perfshine 200 persona. Operacioni ''Walkyrie'', sipas kodit te nje plani zyrtar te regjimit nazist per raste trazirash, u pergatit nga disa oficere te Wehrmacht-it, ushtria e rregullt gjermane ne kohen e nazizmit dhe kishte per qellim eliminimin e Hitlerit per shkak te mizorive raciste.

Sipas planit, Claus Schenk von Stauffenberg, duhej te vendoste nje bombe ne vendin ku do te mbante konference Hitleri, ne lagjen kryesore te Prusise Lindore (sot Polonia), ndersa aleatet e tij duhej te perfitonin nga konfuzioni i pergjithshem per te kryer nje puc ushtarak ne Berlin.

Philip von Boeselager kishte per detyre te fshihte bomben poshte krevatit te tij dhe diten e atentatit te udhehiqte 1 200 persona te regjimentit te tij te kembesorise ne Berlin per te arrestuar shefin e eseseve, Hainrih Himler dhe ministrin e Propagandes, Jozef Gebels. "Pas dy ditesh pune te sforcuar me erdhi mesazhi 'gjithcka si me pare', dhe ky ishte kodi i deshtimit te planit, Hitleri i shpetoi shperthimit'', tha baroni gjate nje interviste ne vitin 2004.

Derisa mbaroi lufta, oficeri mbajti me vete nje doze helmi per ta perdorur ne rast se arrestohej, gje qe nuk ndodhi asnjehere, ndersa pjesa me e madhe e oficereve te tjere komplotiste ne atentatin e pergatitur u ekzekutuan ose vrane veten.


Publikuar: 03.05.2008 04:33:04
Lexuar: 287 herė
Fjalėt kyēe: Hitleri, vdes, fundit, atentatit,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Aristokrati shqiptar i mjekesise Aristokrati shqiptar i mjekesise
Religjionet ne Ballkan Religjionet ne Ballkan
Kryeprokurori i Janinės: Kryeprokurori i Janinės: "Mė urdhėruan tė zhduk dosjet e ēamėve"
Burgjet e Zogut dhe dėnimet me Burgjet e Zogut dhe dėnimet me "njėqind e njė"
Profesori qė provoi edhe burgun, dhe jetėn akademike amerikane Profesori qė provoi edhe burgun, dhe jetėn akademike amerikane
Anonimet Anonimet
Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike
Degėt e Punėve tė Brendshme shfrytėzuan arkivat e inkuizicionit pėr torturat Degėt e Punėve tė Brendshme shfrytėzuan arkivat e inkuizicionit pėr torturat
Fobitė mė tė ēuditshme tė botės Fobitė mė tė ēuditshme tė botės
Fiset gjermanike Fiset gjermanike
Google Yahoo MSN