E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Rusi-Gjeorgji, dy popuj ne "loje luftash"
Rusi-Gjeorgji, dy popuj ne "loje luftash"
Rusi-Gjeorgji, dy popuj ne
Nga Kristina Nagel- Ne konfliktin qe po acarohet midis Rusise dhe Gjeorgjise per Republiken e Abkazise, te dyja palet kane ashpersuar tonin. Behet fjale per pergatitje per lufte. E gjitha kjo eshte, as me pak dhe as me shume, por nje loje me zjarrin. Dhe sigurisht, ne kurriz te popujve te te dy vendeve, vleresojne analistet, qe po ndjekin zhvillimet me te fundit. Gjeorgjia dhe Rusia jane futur ne gare kush t'ia kaloje njera-tjetres me kritika e kercenime. Ne grindjen per pushtet dhe ndikim, te dyja palet, me sa duket, jane te gatshme te paguajne cmimin e nje konflikti te ri te armatosur ne Republiken e Abkazise, e cila kerkon te shkeputet nga Gjeorgjia.

Abkazia i perket ne plan juridik Gjeorgjise, por de fakto ajo eshte e pavarur dhe ndodhet ne mbrojtjen e Rusise. Moska deklaroi pak kohe me pare se synon t'i intensifikoje marredheniet me Abkazine, megjithate pa e njohur zyrtarisht rripin e tokes ne Detin e Zi. E gjitha, mund te shihet si nje lloj aksioni ndeshkimor, sepse Gjeorgjia kerkon te hyje ne NATO. Qe atehere, tensionet jane shtuar perdite. Madje behet fjale hapur per veprime luftarake. Nje perfaqesues i qeverise abkaze deklaroi dje: "Pala gjeorgjiane e ka forcuar pranine e saj ne rajon. Numri i trupave eshte dyfishi i atyre qe deklarohen. Behet fjale per rreth 3 mije persona te armatosur. Dje ne mengjes, u pozicionuan tete topa obus ne gryken kodori. Kjo nuk flet as per paqe, as per synime paqesore. Keto jane pergatitje per lufte.

Lugina Kodori eshte pjesa e vetme e Abkazise e kontrolluar nga Gjeorgjia dhe ben pjese ne zonen e cmilitarizuar te sigurise midis paleve te konfliktit. Kjo lugine formon nje rruge kryesore sulmi ndaj rajonit malor te Abkazise, permes te cilit, trupat gjeorgjiane marshuan qe ne luften e viteve 1992-1993 ne republiken autonome. Zyrtarisht Abkazia- njesoj si Osetia Jugore - eshte pjese e Gjeorgjise. Por, te dyja republikat jane shkeputur pas shperberjes se BS ne luftera civile nga Gjeorgjia.

Sakaq, akuzat per shkaktim lufte, jane te ndersjella. Nje zedhenes i Ministrise ruse te Puneve te Jashtme deklaroi se eshte teper e nevojshme qe te forcohen me personel trupat e paqes te Bashkesise se shteteve te pavarura, te vendosura ne rajon. Keta ushtare jane stacionuar qe me 1994 ne Abkazi, per te siguruar paqen: "Situata po acarohet, sepse Gjeorgjia po ndermerr hapa destabilizuese: per shembull zhvendosja e trupave ushtarake dhe policore shtese. Ose fluturime zbulimi mbi zonen e konfliktit, te cilat shkelin marreveshjen e Moskes te vitit 1994 dhe rezolutat e KS te OKB-se. Kesaj i shtohet refuzimi nga ana e Gjeorgjise i nje marreveshjeje me Abkazine per mosperdorimin e dhunes, ne gjetjen e nje zgjidhjeje te konfliktit.

Gjeorgjia i hedh poshte keto kritika. Duke thene se pretendimi qe ajo planifikon te hyje me trupa ne rajon, nuk eshte asgje tjeter, vecse nje dezinformim i qellimshem i Rusise, per te shtuar tensionet. Tbilisi e akuzon Mosken se synon aneksimin ne heshtje te ketij rajoni. Rusia ka shpallur se ne rast sulmi do ta mbeshtese ushtarakisht Abkazine. Gjeorgjia, nga ana e saj, kerkoi ndihmen e NATO-s. E gjitha kjo, megjithese se jashtmi te gjithe duan vetem nje gje: Nje zgjidhje paqesore te problemit te Abkazise.

Deutche Welle


Publikuar: 03.05.2008 04:43:19
Lexuar: 70 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Kemi qasjen dhe ndjenjėn e bashkėpunimit me tė gjitha vendet Kemi qasjen dhe ndjenjėn e bashkėpunimit me tė gjitha vendet
Emėrtimet dhe Marketingu Emėrtimet dhe Marketingu
BE, plane te reja per fqinjet lindore BE, plane te reja per fqinjet lindore
Janezi, Putini slloven Janezi, Putini slloven
Pse duhet tė votojnė emigrantėt Pse duhet tė votojnė emigrantėt
Rrėzimi i mitit tė heroit dhe orvatja pėr pėrgjumjen e njė breznie Rrėzimi i mitit tė heroit dhe orvatja pėr pėrgjumjen e njė breznie
Ēka fitojmė nga promovimet e panevojshme? Ēka fitojmė nga promovimet e panevojshme?
Kosova nuk mund tė jetė vend i eksperimenteve politike Kosova nuk mund tė jetė vend i eksperimenteve politike
Arrestimi i Karaxhiqit nuk ėshtė show Arrestimi i Karaxhiqit nuk ėshtė show
Pėrtej “pjatės nacionale”... Pėrtej “pjatės nacionale”...
Google Yahoo MSN