Jo gjithmonė shumica ndikon mbi pakicėn. Ka raste qė kjo e fundit mund tė ndryshojė opinioni I shumicės. Rasti i jetės sė Frojdit ėshtė tipik. Ai u sulmua madje u quajt jo vetėm pervers social, por edhe psikopat paranojak, obsesional dhe rezik pėr komunitetin . Megjithatė ai u pėrgjigj duke e pėrpunuar edhe me mirė teorinė e vet dhe arriti qė edhe armiqtė mė tė mėdhenj tė bėhen mė vonė mbėshtetės tė ideve tė tij. Ky shembull sugjeron njė teknikė pėr tė mbetur i qėndrueshėm nė opinionet e bindjet personale, njė procedurė tė pėrgjithėshme pėr tė bindur e influencuar njė maxhorancė tė pabindur : angazhimi nė njė demonstrim tė qėndrueshėm tė besimeve e sjelljeve tė minoritetit. Shumė psikologė mendojnė se qėndrueshmėria e pa ndryshueshme ėshtė celės i influencės sė pakicės. Tė tjerė mendojnė se strategjia mė efektive ėshtė tė konformohesh nė fillim me grupin e pastaj ti shmangesh opinionit tė tij.
Qëndrueshmëria : asnjiher lëkundje
Moskovic ka mbrojtur tezën që pakica me qëndrueshmëri në idetë e veta, mund të ndryshojë opinioni e shumicës. Ai mendon se një insistim i paepur i pakicës ne pikpamjen e vet, krijon nji konflikt që parandalon funksionimin e butë të grupit. Kjo, nga ana e saj, mund të bëjë që shumica ta rimendojë pozicionin dhe eventualisht të lëkundet për shkak të pozicionit të pakicës.
Në një eksperiment gjashtë femrave iu tha të bënin vlersime për ngjyrën e 36 pllakave filmike. Asnjëra syresh nuk e dite që të gjithë pllakat ishin blu, ndonse ndryshonin në intensitetin e ngjyrës. Për më tepër, ato nuk e dinin që dy nga antaret e grupit ishin bashkëpuntorë të eksperimentuesit, të cilat ishin instruktuar të përgjigjeshin se cdo pllakë kishte ngjyrë të gjelbërt ( përgjigje e gabuar ). Në eksperiment funfsiononte edhe grupi i kontrollit me gjashtë subjekte të zakonshme e pa bashkëpuntorë. Pas një testi public për daltonizëm, subjekteve iu shfaq seria e 36 e pllakave. Për secilën përgjigja duhej dhënë vijuese me zë të lartë. Nga rezultati doli influeca e qartë e pakicës së gabuar ndaj shumicës. Në krahasim me kushtet e kontrollit ku vetëm 0.25 % e përgjigjeve qenë të gabuara, në grupe me bashkëpuntorë mëse 8 % e tyre ishin të tilla duke e konsideruar ngjyrën të gjelbërt.
Edhe më interesant ishte fakti që pakica e qëndrueshme ndikonte mbi shumicën edhe pasi pjesmarja e tyre në eksperiment kishte mbaruar. Kështu subjektet coheshin në një dhomë tjetër, ku u tregoheshin pa praninë e bashkëpuntorëve 16 disqe me ngjyra që varionin nga e gjelbërt në blu, kjo rezultoi se ato që ishin ndikuar nga pakica e qëndrueshme, ndonse kjo se më e pranueshme, vazhdonin të përgjigjeshin nën ndikimin e saj. Përgjigja që jepej ishte e gjelbërt. Madje subjektet që u ndikuan më shumë nga grupi në procedurën e dytë, ishin ato që kishin injoruar më shumë pakicën në pjesën e parë të eksperimentit. Si përfundim, nën ndikimin e qëndrueshmërisë së minoritetit së minoritetit, u ndikuan edhe ato subjekte që në fillim ishin të pavarura.
Përse ndikon pakica e qëndrueshme mbi shumicën?
Përvec prishjes së funksionimit të butë të grupit ka edhe arsye tjetër : minoriteti në qëndrueshmërinë e tij perceptohet nga shumica si grup që ka një pozicion të fortë në të cilin beson shumë. Kjo e shpie shumicën të pyesë veten reth pikpamjes së saj dhe cdo mungesë besimi në anën e shumicës do të rritet. Këtë taktikë e përdorin zakonisht partitë e vogla dhe në periudha të caktuara predikuesit fetarë.
Konformizmi dhe devijimi
Kjo është alternativa e dytë. Meqenëse ata që devijojnë nga opinioni i shumicës kanë shpesh probleme, si nuk pëlqehen, përjashtohen nga aktivitetet e ardhëshme etj, taktika e parë është shpesh jo e lëvërdishme. Në shumë raste ata injorohen e flaken nga grupi. Hollander sugjeron një strategji të konformimit në fillim me grupin dhe pas një periudhe, kur janë vendosur kredencialet e minorancës, devijimi nga grupi.
Mekanizmi para të cilit fshihet aftësia e individit për të mbështetu një pikpamje jo popullore quhet kredia e të vecantës. Duke i treguar grupit që ata janë kompetentë e që mund të plotsojnë pritshmëritë e grupit në lidhje me një sjellje të përshtacme. Nëpërmjet kësaj më vonë minoranca përqafon ide që devijojnë nga ato të grupit, pa patur frikë se flaket apo dënohet. Kur, kjo kredi mbaron, minoranca duhet të vendos të jetë përsëri me pikpamjen e atij grupi, në qoftë se do të mbajë pozicionin e vetë në të.
Sipas kësaj teorie Frojdi në fillim duhet të konformohej me idetë predominuese të kohës. Pas kësaj ai mund të jatë i lirë për ca kohë të paraqiste idetë e tij që devijonin nga ato të moralit të kohës. Vecse këtu është e vështirë të kuptohet se si Frojdi do të kthehej tek pikpamja e të tjërëve, pasi ti ishte shpenzuar krediti.
Gjithsesi nuk mund të thuhet se cila teori është më efektive, rëndësi ka që të dyja ndikojnë.