Nga Agron Tufa-Mė kujtohet njė rrėfim gjysmė-anektodė, tė cilin ma ka rrėfyer nė Moskė poetja Olga Sjedakova. Ja thelbi i tij: Nė njė nga turrnetė e shumta tė leximit qė organizonte propaganda sovjete midis shkrimtarėve dhe lexuesve tė ndonjė ndėrmarrjeje, uzine, a regjioni, - njė grupi shkrimtarėsh moskovitė u ra tė udhėtonin nė Jakuti dhe tė ndėrtonin njė dialog tė ngrohtė me masat e lexonjėsve jakutė.
Kështu, salla e Lidhjes së shkrimtarëve të Jakutisë, në atë rast, qe plot. Prezantuan me bujë para lexonjësve Jevtushenkon, por lexuesi jakut nuk e njihte. Provuan me Voznjesenskijn, prapë jakutët se njihnin. Provuan me Samoillovin, jakutët as atë. Atëherë shkrimtarët e shkretë filluan të pyesnin publikun:
-Po Pasternakun, e njihni?.
Nuk rritet kjo erëz këtej nga ne u gjegj një nga salla.
- Nuk është bimë, i thanë, është poet.
- Na ndejni, nuk e njohim, thanë jakutët.
-Po Bllokun, Mandelshtamin, Ahmatovën... po Cvjetajevën... Tarkovskijn...? I keni lexuar?
Atëherë u ngrit njëri:
- Kush janë këto zonja e zotërinj të nderuar? Ne nuk kemi dëgjuar asgjë për ta!.
- Po këta janë shkrimtarët më të dëgjuar të Rusisë, briti i pataksur Jevtushenko.
- A-ha! - e kapi fillin njeriu nga salla: harruam tju bëjmë një gjë me dije, qysh në fillim, zotëri: - Jakutët nuk janë lexues, jakutët janë shkrimtarë!.
Kjo situatë, na ndihmon për të kundruar analogjinë dhe statusin e "shkrimtarit" shqiptar. Në kushtet e një bumi entesh botuese, sot gjithëcili e ka mundësinë të botojë një libër, mjaft që të ketë treqind deri në pesëqind lekë të reja në xhep. Tregëtia që bëhet me botuesin i ngjan një situate të rëndë e primitive të xhabazit apo të tregëtarit të rëndomtë në pazar: jep lekët dhe, pas një jave, je bërë me libër! Botojnë libra gjimnazistët, çupkat ende pa mbërritur periudhën e pubertetit. Dhe veç ti shohësh si kapardisen kapedanët dhe amazonkat familjare. Babai slë derë redaksie televizive apo gazete pa shkelur, pihet kafja dhe kryefamiljari fut pa teklif dorën në xhep të nxjerrë qesen me pyetjen standarte: Sa do? Ape gojën! Jam i vendosur të mos e lë mbë udhë taletin e sime bije. Veç dua të ma qëndisësh mirë artikllin, tma kullandrisësh kronikën hakçe. Ja dhe fotografitë... . Dhe bashkë me paratë, lë një turrë fotosh të çupkës melankolike me mjekërr në pëllëmbë. Ai e di mirë si funksionon teknologjia e gazetave dhe e kamerave.
Deri në promovimin e bujshëm ku poetët pleq, me sy të gapëruar nga rakia apo gojë të çapëlyer nga ndukja e ndonjë kofshe të pjekur, këpusin broçkulla e lëvdata për talenten e re. Tej në qoshk, e vetmuar, si një Serafim pikëllimplotë, ëndërron lavdinë e ardhshme poetesha e njomë, derisa një ditë, në pastë fat, do ta kuptojë terë këtë maskaradë prindërore dhe do ti zvjerdhet dhe zelli - derisa një ditë (në pastë fat), në vend të parashikimeve hovordare të këtyre xhaxhove, do ti mbetet një boshllëk i trishtueshëm në parzëm dhe Safoja e re, do të preferojë si gjithë vërsniket e saj të merret me ndonjë zbavitje më të fisme, ose në rastin më të mirë - të gjejë një të dashur, i cili tia zëvendësojë me sukses melankolinë e vargjeve.
Në Shqipëri boton kush nuk priton, kush ka paratë e mjaftueshme: sponsorë kokëtulë apo prindër delirantë; botojnë nxënësit dhe studentët, prindërit dhe emigrantët; botojnë profesorët dhe veteranët, ish-të burgosurit dhe politikanët, gratë e divorcuara dhe prostitutat e rehabilituara. Në Shqipëri botojnë librat e tyre ish-prokurorët dhe ish-ministrat, ish-diplomatët dhe ish-bodiguardët, kuzhinierët, këpucarët, dadot, rrobaqepësit e diktatorit dhe familjes së tij; kunatat dhe rejat, ish-oficerët dhe oficerët në lirim, spiunët e sigurimit të shtetit dhe agjentët e kompanive të sigurimit, tregëtarët e birrës dhe libra biznesmenësh që rrëfejnë se si ia kanë filluar zanatit, në fillim si qoftexhinj e që tash, kanë mësuar formulën e suksesit. Por më shumë se të gjithë, në Shqipëri botojnë barinjtë, katundarët dhe gazetarët. Bashkitë ose fondacionet për zhvillim në zonat rurale zëvendësojnë rolin e prindit për fëmijët e stadit parapubertant. Nuk ka mbetur familje, Derë e Madhe, trevë apo fshat që të mos ketë monografinë. Mandej vijnë promovimet e bujshme në qytete, porositen ligjërata profesorësh, historianësh, akademikësh. Vijon ceremonia e trishtë e perverse me këndellje, rrahje gjoksi e kacagjelime.
Auditorë të këtyre skenave bëhen muzetë e kryeqytetit, bibliotekat kombëtare apo universitare, institutet apo fakultetet. Auditori i paralajmëruar mbushet me taborret e të ftuarve. Janë shembë krahinat për dere, pleq me qeleshe apo qylafë, pensionistë që u dridhet zëri i mallëngjyer, fashatarë që ngrihen nga fundi i sallës për të dalë në foltore, për ti thënë dhe ata nja dy fjalë. Ata përshkojnë sallën me një ecje të pasigurtë, sikur çalojnë e priren shtrembër dhe mua më merr malli për ecjen e tyre natyrale, me drapër në dorë, kur drejtohen në arë për të korrë një krah hasëll për lopën. Rëndom del libri i një krahine, tempulli besimtarësh apo Dere të Madhe. Por merr valë, merr zjarr, merr sherr krahina fqinje: Pse, vetëm ata na qenkëshin krye? Po ne? Pa dale, dale... se kemi dhe ne me çta çuditim botën.... Gjenden lekët, porositet shkrimtari, që të kushtojë pak, zakonisht zgjidhet një format i bjerrur, gati ose krejtësisht i harruar i gazetarucit të shtypit të dikurshëm lokal. Bashkë me lekun, bashkë me fryerjen atë e pushton deliri dhe merr hak për harresën e pdrejtë: lëshohet si mizë blete, derë për derë, ku ka pleq në grahmat e fundit, përthyen fletorkën në gjunjë dhe kërren në letër gjithë broçkullat e një kujtesë të çoroditur.
Libra shkruajnë ngado, libra shkruan çdokush, libra botohen tejpërtej atdheut tonë, madje në një shqipe që do tua kishin zili edhe kurset e para kundër analfabetizmit. Por rekordin e zënë, padyshim, gazetarët. Çdo gazetar, potencialisht është një shkrimtar. Edhe ata kanë librat e tyre. Varg e vistër. Madje vetëm ata duket sikur shkruajnë. Kush e ndal fushatën e tërbuar të librit të një gazetari? O, bravo solidaritetit! Librat e tyre reklamohen në faqet e gazetave, në vitrinat e librarive, në tele-ekrane, në promovime, në turrne leximore Prishtina-Vlorë. Kështu që, i dashur shkrimtar, rishtar qofsh ti apo i vjetër struku, struku, mos u ndje, mos e hap gojën se të bënë gazin e botës! Thua je shkrimtar? E kujt ia thua këtë? Kush të paska lexuar? Ku bie, mor zotni, ky farë libri yt? Në librari? Nuk është! Je dallash, or lum miku! Të njohin për fytyrë? Ke dalë ndonjëherë në Klan, Top Chanel, Vizion +? Jo? Atëherë ti sqenke shkrimtar, qenke mashtrues, paranojak, delirant... Paske botuar zotrote nja dy libra! Shihe gazetarin X, deputetin Y, këshillatrin Z, të cilët, jo dy e tre, por të përgjigjen me një karikator të tërë me libra!
Po kush i lexon vallë? Ka dhe momente të tilla kthjellimi kur bëhet dhe kjo pyetje. Tash për tash, librat në botën shqiptare, kanë zëvendësuar dhe janë një variant i suksesshëm i kartëvizitave. Në vend që të shkëmbejnë kartvizita, shqiparwt shkëmbejnë librat e tyre. Të cilët askush si lexon. E pse ti lexojnë?
Shqiptarët preferojnë të shkruajnë.
Shqiptarët sjanë lexues.
Shqiptarët janë shkrimtarë!