Deri nė shkurt tė kėtij viti, nė banka janė depozituar 640 miliardė lekė. Rreth 80 pėr qind e kėsaj pėrbėhet nga kursimet e qytetarėve, tė cilėt zgjedhin bankat. Ndryshe nga bizneset qė i investojnė paratė e tyre.
TIRANE- Qytetarët dhe bizneset i shpenzojnë më mënyra të ndryshme kursimet e tyre. Të parët i mbyllin në banka ose i mbajnë në shtëpi, ndërsa subjektet private i investojnë në aktivitetin që kanë. Nga të dhënat e shoqatës së bankave rezulton se në sistemin bankar janë depozituar në fund të muajit shkurt të këtij viti një shumë prej 640 miliardë lekë, nga të cilat vetëm 101 miliardë ose 20 përqind janë të biznesve. Pjesa tjetër u takon qytetarëve. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, Elvin Meka e shpjegon këtë tendencë me sigurinë që ofron sistemi bankar për depozitat. Për shumat deri në 135 mijë lekë garancia është në masën 100 përqind, ndërsa për shumat deri në 700 mijë lekë, vjen duke u shkallëzuar. Kjo do të thotë se në rast të falimentimit të ndonjë banke, Agjencia e Sigurimit të Depozitave bën kthimin e shumës 100 përqind për shumat deri në 135 mijë lekë dhe në mënyrë të shkallëzuar për depozitat nga 135 në 700 mijë lekë, ka deklaruar Meka.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Bankave bëjnë të ditur se gradualisht, sigurimi i depozitave do të vijë duke u rritur dhe duke mbuluar shuma gjithmonë e më të mëdha, pasi ky është edhe një kriter që zbatohet në të gjitha vendet e bahskimit europian.