Kultivimi i drithėrave, qė janė produkte me cikėl tė shkurtėr prodhimi, si dhe dhėnia me qera e tokės djerrė janė dy masat qė ekspertėt e ekonomisė i sygjerojnė qeverisė pėr tė zhvilluar sa mė shpejt bujqėsinė. Sipas tyre, nė kėtė mėnyrė do tė rritet niveli I prodhimit tonė bujqėsor dhe do tė frenohej rritja e mėtejshme e cmimeve.
TIRANE- Ekspertët e ekonomisë i sygjerojnë qeverisë që të investojë në kultivimin e produkteve bujqësore me cikël të shkurtër prodhimi, sic janë drithërat. Sipas drejtorit të Programit të Zhvillimit Ekonomik GTZ, Ismail Beka, vetëm në këtë mënyrë do të rritet shpejt prodhimi vendas bujqësor, i cili do të ndikonte në uljen e varësisë së ekonomisë sonë nga mallrat e importit dhe rrjedhimit do të frenonte rritjen e mëtejshme të cmimeve.
Sipas Bekës, një tjetër mënyrë për zhvillimin e shpejtë të bujqësisë konsiderohet edhe dhënia me qera e parcelave të tokës që ka mbetur djerrë, të cilat mund të shfrytëzohen nga individë apo biznese.
Në vendin tonë, pjesa më e madhe e kërkesave për produkte bujqësore plotësohet nga importi. Sipas të dhënave zyrtare, raporti i eksport-importit në bujqësi është 1 me 8. Kjo do të thotë se për çdo produkt bujqësor që ne eksportojmë importojmë 8 të tjerë. Këto shifra tregojnë për nivelin e ulët të prodhimit tonë, si dhe për konkurrueshmërinë e ulët të produkteve tona bujqësore kundrejt atyre të vendeve të tjera.