Bukuroshja nga Shqipėria, Elvana Gjata, dhe rep-bendi kosovar "Skills", kanė kryesuar me nominime nė edicionin e sivjetmė tė "Video Festit' muzikor, qė do mbahet mė 19 maj nė Prishtinė.
Nominimet janë përzgjedhur në mesin e 144 videoklipeve konkurruese, nga juria e përbërë nga 12 persona. Pretendentë për të fituar çmimin kryesor, "Videoklipin më të mirë të vitit", janë Skillz me "Ah femrat", Elvana Gjata me "Mamës", Kaltrina Selimi me "Auto Stop" dhe Elia Zaharia me "31 October".
Në mesin e të nominuarve kryesojnë Elvana Gjata me "Mamës" dhe Skillz me "Ah femrat", që të dyja videoklipet me nga gjashtë nominime. Ata pasohen nga Kaltrina Selimi me pesë nominime për videoklipin e këngës "Autospot".
Nga konkurrimi janë përjashtuar Adelina Ismaili, Genta Ismaili e Leonora Jakupi, ndërsa si justifikim organizatorët kanë shpjeguar: Në fillim të punës së saj, juria ka vendosur që për shkak të mesazheve specifike që bartin në vete, të mos hyjnë në konkurrencë video spotet në vijim: Genta & Geti ("Krejt e dinë"), Grupi i këngëtarëve "Boll ka fol kuklla", Adelina Ismaili ("Trimit tim"), Leonora Jakupi ("Të falem Kosovë"), Aurora ("Amaneti"), Eliza Hoxha ("Për ata që sjanë"). /panorama plus/telegrafi/