E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Greqia, pakt me Gazprom
Greqia, pakt me Gazprom
Greqia, pakt me Gazprom
Nga Kerin Hope & Isabel Gorst Greqia ra dakord kete jave formalisht per te strehuar nje seksion te gazsjellesit eksportues te Gazprom "South Stream", duke ecur perpara drejt objektivit te saj per tu shnderruar ne nje qender rajonale transporti per furnizimet me nafte dhe gaz drejt Evropes.

Gazprom, kompania shteterore ruse e gazit, do te ndertoje gazsjellesin ne partneritet me ENI, kompanine italiane te naftes, per te transportuar 30 miliard metra/kub gaz rus ne vit permet Detit te Zi drejt Bullgarise. Per ketej, ai do te ndahet ne dy drejtime - njeri qe shkon nga veriu drejt Sllovenise dhe Italise, dhe tjetri qe kalon nga jugu per ne Greqi dhe permes detit Adriatik per ne Itali. "Nenshkrimi i marreveshjes per te ndertuar pjesen greke te gazsjellesit South Stream eshte transformuar ne rezultatin me te rendesishem (te bisedimeve)", deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, pas nje takimi me kryeministrin grek Kostas Karamanlis.

Analistet thone se projekti "South Stream" do te perbeje nje sfide te madhe ndaj projektit te gazsjellesit Nabucco te mbeshtetur prej SHBA dhe BE-se. Sipas Nabucco, gazi do te vije nga Azerbaixhani ish-sovjetik drejt jugut te Evropes permes Turqise, ne nje perpjekje te BE-se per te diversifikuar burimet e veta te energjise larg Rusise. Megjithate, thone ekspertet realizimi i gazsjellesit eshte duke u bere gjithnje e me i veshtire, pasi rezervat azere te gazit jane te diskutueshme.

Gjurma greke e "South Stream" do te transportoje 10 miliarde metra/kub gaz ne vit sipas nje marreveshjeje tranziti 30 vjecare, pohoi nje zyrtar grek. Athina zgjodhi t'i bashkohej projektit "South Stream" pasi refuzoi kerkesen e Rusise per nje pakete aksionesh ne nje gazsjelles nderkufitar turko-grek qe filloi te transportonte vitin e kaluar gazin e Kaspikut per ne Evrope.

Ndermarrja e perbashket prej 300 milione euro midis Botas dhe Depa, kompanive shteterore turke dhe greke te gazit, ishte menduar te reduktonte vartesine greke ndaj Rusise si nje furnizuese me gaz. Gazsjellesi ishte menduar te zgjerohej permes Adriatikut drejt Italise sipas nje marreveshjeje midis Depa dhe Edison, grupit energjetik italian. Ai eshte projektuar te transportoje me teper se 11 miliard metra/kub gaz azerbaixhanas.

Greqia eshte gjithashtu nje partnere se bashku me Rusine dhe Bullgarine ne nje projekt naftesjellesi prej 1 miliard Euro per te transportuar naften bruto nga Deti i Zi ne veri te Egjeut duke shmangur ngushticen e ngarkuar te Bosforit. Nje zyrtar grek e hodhi poshte nje sugjerim se z.Karamanlis mund te drejtoje projektin "South Stream" pasi Romano Prodi, kryeministri ne largim i Italise, e refuzoi kete post.

Meqenese qeveria e qendres se djathte e z.Karamanlis ka bere me pak se 1 vit ne mandatin e saj aktual 4 vjecar, kryeministri ka "te tjera prioritete", deklaroi zyrtari grek.






Publikuar: 05.05.2008 03:20:39
Lexuar: 88 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Nisma e Serbisė fushatė pėr ta penguar zhvillimin e shtetit tė Kosovės Nisma e Serbisė fushatė pėr ta penguar zhvillimin e shtetit tė Kosovės
Kontrasti dhe pasiguria Kontrasti dhe pasiguria
Sfidat e EULEX-it pėrballė UNMIK-ut Sfidat e EULEX-it pėrballė UNMIK-ut
Sfidat e sigurise ne Ballkan Sfidat e sigurise ne Ballkan
Aman, na shpėtoni! Aman, na shpėtoni!
Politikė dhe para nė Lojėrat e Pekinit Politikė dhe para nė Lojėrat e Pekinit
Turqia, c'mund tė mėsojė prej Shqipėrisė Turqia, c'mund tė mėsojė prej Shqipėrisė
Mbi modelet e emėrtimeve Mbi modelet e emėrtimeve
Romani i Ben Blushit minon harmoninė fetare nė Shqipėri Romani i Ben Blushit minon harmoninė fetare nė Shqipėri
Socializėm pėr tė pasurit Socializėm pėr tė pasurit
Google Yahoo MSN