E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Gjashte krizat qe po tronditin boten
Gjashte krizat qe po tronditin boten
Gjashte krizat qe po tronditin boten
Nga Adrian Civici-Tashme te gjithe jane te bindur se planeti yne ka hyre ne nje krize globale, qe ne vetvete permbledh ose perbehet nga gjashte kriza specifike: kriza financiare, monetare, ekonomike, ushqimore, energjetike, ekologjike. Eshte hera e pare ne historine tone moderne te shekujve te fundit, apo me sakte ne "periudhen e kapitalizmit" dhe revolucioneve industriale, qe bota perballet me kaq shume ēeshtje shqetesuese njeheresh.

Ekspertet, politikanet, shkencetaret dhe perfaqesuesit e shoqerise civile jane te bindur se kete radhe pergjigjja dhe dalja nga kriza nuk mund te jete as individuale per shtete apo rajone te ndryshme te botes, as pjesore, per elemente te veçanta te saj. Duhet hyre, pranuar dhe shpjeguar thelbi i vertete i saj: Eshte krize e modelit te zhvillimit? E vete kapitalizmit? E menaxhimit te globalizimit? Apo thjesht produkt i historise, koncepteve dhe institucioneve nderkombetare?

Gjithçka filloi te shfaqej gjate vitit 2007 thjesht si nje krize financiare, qe e kishte origjinen nga kredite e keqija ne tregun imobiliar amerikan. U shtruan shume pyetje qe kerkonin pergjigje. Do mbetej e lokalizuar vetem ne SHBA? Do perhapej ne Evrope? Do prekte gjithashtu edhe vendet emergjente dhe ato ne zhvillim? Ishte nje krize koniunkturore apo strukturore? Personalitete nga me te spikaturit e botes, ekonomike e financiare boterore, si Alain Greenspen, Dominique Strauss Kahn, Ben Bernanke, Jean Claude Trichet etj., ne ate periudhe e trajtuan me shume prudence kete krize, duke e cilesuar si "nje turbulence e tregjeve financiare amerikane", qe duhej menaxhuar me kujdes ne intensitetin dhe perhapjen e saj ne Evrope e ne vende te tjera te botes. Por, shume shpejt, "turbulencat" e tregjeve financiare goditen rende dollarin amerikan, i cili filloi te zhvleresohej me shpejtesi ne raport me euron, duke nxjerre ne evidence edhe nje situate alarmante te ekonomise amerikane. Krize koniunkturore, stanjacion, recesion apo stagflacion? Barometri i pesimizmit te ekonomise, financave, biznesit dhe konsumatoreve amerikane vazhdon te ulet perdite. Nderkohe, ne tremujorin e pare te 2008-es kriza financiare filloi te shfaqej edhe ne Evrope. Fillimisht ne Angli, pastaj ne bankat zvicerane, franceze, gjermane etj. FMN-ja i vleresonte ne rreth 1000 miliarde dollare humbjet nga kjo krize, nderkohe qe ben parashikime aspak optimiste per nivelin e rritjes ekonomike dhe inflacionin ne ekonomite kryesore te planetit.

Paralelisht me kete fenomen, tregjet dhe ekonomite e shume vendeve te botes u tronditen nga çmimi i naftes, qe arriti frikshem nivelin e 120 USD/baril, duke mbjelle panik nderkombetar per te ardhmen e zgjidhjes se problemeve energjetike ne shume vende te botes. Eshte mungese e ofertes nga vendet e OPEC-ut? Eshte pasoje e fondeve spekulative? U shkaktua nga renia e dollarit apo kerkesa boterore eshte mjaft me e larte se oferta e mundshme etj., jane disa nga pikepyetjet qe vazhdojne te mos kene te njejten pergjigje nga ekspertet, politika apo institucionet nderkombetare. Por, nga ana tjeter, çmimet e produkteve ushqimore baze si: orizi, gruri, misri, mielli, vajrat e ndryshem etj., pothuajse u dyfishuan ne 18 muajt e fundit, duke risjelle ne vemendjen e te gjitheve rrezikun e urise per qindra milione njerez, sidomos per vendet e varfra dhe ato ne zhvillim, friken e krizave te bukes apo orizit dhe lufterave civile, "me shkak kryesor luften per mbijetesen e perditshme", nderkohe qe vendet e pasura e te zhvilluara po i perdorin gjithnje e me shume keto produkte per prodhimin e bio-karburanteve.

Vetem SHBA-ja terhoqi nga tregu ushqimor dhe perdori per bioetanol mbi 140 milione ton miser, nderkohe qe edhe BE-ja planifikon qe mbi 10% te nevojave energjetike t‘i plotesoje ne te njejten menyre. Ne kete "lufte te pandershme per buken" u arrit deri aty sa OKB-ja dhe Programi Boteror i Ushqimit te benin thirrje per nje moratorium nderkombetar 5-vjeçar per nderprerjen e prodhimit te bio-karburanteve, duke i akuzuar vendet e pasura per "krim kunder njerezimit".

Jashte shqetesimeve dhe pikepyetjeve nuk po mbeten as problemet e mjedisit dhe ekologjise. Vazhdimi i shkaterrimit te pyjeve, ndotja alarmante e ajrit ne shume vende te botes, shperdorimi dhe humbja ne menyre te pakthyeshme e tokave bujqesore, betonimi dhe asfaltimi i pandalshem i planetit, zvogelimi i rezervave te ujit, ndotja e deteve dhe lumenjve, demtimi i brezave koralore, renia e rezervave boterore te peshqve, shkrirja e akullnajave mijeravjeçare ne te dyja polet e tokes, por dhe ne shume maja malesh, prishja e biodiversitetit dhe zhdukja e mjaft bimeve apo kafsheve etj., jane po kaq shqetesuese sa krizat e mesiperme. Gjithashtu, tashme te gjithe po binden se fenomeni i "ngrohjes globale" nuk eshte thjesht nje "science fiction" apo fantazi e levizjeve ekologjiste. Pasojat e saj po ndihen perdite dhe nga te gjithe. Zjarre ne pyje, permbytje masive, temperatura te pazakonshme per stinet, semundje te reja te panjohura, efekte te cikli jetesor i mjaft bimeve dhe kafsheve etj., jane tashme objekt i mjaft konferencave dhe samiteve boterore te niveleve nga me te lartat.

Çfare po ndodh ne kete dhjetevjeçar te pare te ketij shekulli te ri? Natyrisht, duhet thene qe ne fillim se ky nuk duhet perceptuar e konsideruar si nje skenar apokaliptik katastrofik. Problemi qendron te perkufizimi i kesaj krize globale, te gjetja e shkaqeve strukturore te saj dhe masat me efektive te tejkalimit te shpejte te saj. Perpjekja e pare eshte nje analize krahasuese. Me cilen nga krizat e meparshme mund te krahasohet kjo krize, simptomat e se ciles jane njekohesisht financiare, monetare, ekonomike, ushqimore, energjetike dhe ekologjike? Cila do pritet te jete "amplituda ne shkallen Richter" e termetit ekonomik, financiar e social te saj? Me e forte apo me e dobet se "depresioni i madh" i viteve 1929-1932 apo e ngjashme me krizen e viteve ‘70 te shekullit te kaluar, e provokuar nga "kriza e naftes" e vitit 1973 dhe e shoqeruar me efekte te renda ekonomike e financiare per shume vende te botes? A krahasohet ajo me thirrjen e themeluesve te "Klubit te Romes" ne vitin 1972 per "te stopuar rritjen e shfrenuar ekonomike, ne menyre qe te evitohet konsumi pa kthim i burimeve te planetit", qe do te behej real ne fund te shekullit XXI, nese vazhdohet me kete model konsumi e zhvillimi qe sot konsiderohet simbol i zhvillimit dhe mireqenies? Apo me krizen "e internetit" te vitit 2000? Ekspertet mendojne se kete radhe problemi duhet vleresuar nen nje kendveshtrim tjeter, shume me kompleks. Zgjidhjet e ofruara deri tani per daljen nga krizat e meparshme nuk po konsiderohen "receta" te vlefshme per krizen aktuale.

Debati i pare ne kerkim te zgjidhjes ka te beje me raportet e saj me kapitalizmin. Sipas mendimit te tre ekonomisteve te shquar, R.Boyer, M.Dehove dhe D.Plihon, "krizat financiare ritmojne dhe kompozojne vete historine e kapitalizmit", duke marre shpesh "formen e krizave binjake apo trinjake", d.m.th., nje perzierje te problemeve te burses me ato financiare dhe ekonomike bashke. Ne kete menyre, keta autore evidentojne "karakterin tashme te vjeter te nderlidhjes se tregjeve te natyrave te ndryshme" ne kapitalizem. Sipas tyre, "krizat kane ardhur duke u shtuar, sidomos mbas zhdukjes se marreveshjes se Bretton-Woods ne vitin 1971, qe shenoi fundin e sistemit te perqindjes fikse te kembimit, e vendosur menjehere pas Luftes se Dyte Boterore". Por, Hautcoeur, profesor i ekonomise ne EEP (Paris) e relativizon problemin, kur thote se "kur behet fjale per gjeresine dhe shtrirjen e krizes aktuale, ne duhet t‘i ndajme qarte mekanizmat qe e shkaktuan nga efektet e prodhuara prej tyre...".

"Me gjithe rete e zeza ne horizont, FMN-ja dhe OCDE-ja vleresojne se rritja ekonomike boterore per dy-tre vitet e ardhshme do te jete ne nivelet 3.5-4%, sidomos fale motorit te ekonomise kineze e indiane, por me kusht qe ato te mos mbinxehen", shtoi ai. Pra, konkludon Hautcoeur, "ne kete moment nuk mund te jemi te sigurt se bota po kalon nje krize ekonomike e financiare radikale". Te njejtin opinion ndan dhe ekonomisti tjeter Ph.Chalmin, kur shprehet se "problemi duhet te relativizohet akoma me shume... Intensiteti i krizes aktuale eshte i forte, por te gjithe ne duhet te kujtojme se gjate krizes se viteve 1970, te gjithe u tremben aq shume, sa lajmeruan lindjen e nje rregulli te ri boteror, gje qe nuk u vertetua".

Por, pertej ketyre analizave me pak alarmante, ka edhe nje grup tjeter ekonomistesh, financieresh, sociologesh e historianesh, qe krizen aktuale e cilesojne si "te jashtezakonshme dhe te shumefishte". Ata konfirmojne se "deri me sot ne ekonomine boterore nuk eshte pare asnjehere nje volatilitet kaq i madh ne tregjet financiare dhe ato te lendeve te para". Sipas tyre, "referencat ne krizen e vitit 1974 nuk vlejne". Sipas JP.Betbeze, kjo vertetohet me se miri nga fakti se "me 2 janar 2008, nafta kushtonte 100 USD/baril, gje qe u konsiderua si rekord historik, me 25 prill 2008, nafta arriti ne 117.6 USD/baril dhe ne ditet e para te majit iu afrua frikshem çmimit prej 120 USD/baril". Sipas tij, kesaj here, "ne po perballojme krizen me te madhe te fundshekullit XX dhe fillimit te shekullit XXI". Ne kete rast nuk behet fjale per nje skeme klasike te nje krize amerikane, evropiane, japoneze apo te nje rajoni tjeter te botes qe, pasi eshte prodhuar vete, po vazhdon te ndote rajonet e tjera te globit. Kete here "kemi te bejme me nje skeme te panjohur deri tani, me nje skeme qe nderlidh ngushte kriza te veçanta e deri tani te vleresuara si te shkeputura nga njera-tjetra.

Duke iu referuar konkluzioneve te nje grupi tjeter autoresh, "ne SHBA, ne kemi aktualisht krizen e nje vendi "mbytur ne borxhe te brendshme e te jashtme; ne Evrope kemi te bejme me krizen e nje rajoni, shtetet anetare te se cilit nuk po e zgjidhin dot qeverisjen politike te BE-se, duke penguar keshtu hartimin e nje strategjie ekonomike efektive; ne vendet e quajtura emergjente, ne po asistojme ne shfaqjen e mjaft elementeve te nje krize klasike te mbinxehjes ekonomike dhe ritmit te pakontrolluar te rritjes; ndersa ne vendet e varfra kemi nje perkeqesim te vazhdueshem te situates ekonomike, politike e sociale, duke u ndjere te perjashtuarit e medhenj te globalizimit". Aq me teper insiston Betbeze, "loja aktuale ndermjet aktoreve te kesaj krize nuk eshte nje loje kooperuese, por individuale. Keshtu, p.sh., renia e dollarit nuk rregullon asgje ne Evrope, e cila po shqetesohet per shtrenjtimin e eksporteve te saj; nga ana e tyre, kinezet refuzojne me force e vendosmeri çdo kerkese per nje rivleresim te monedhes se tyre, duke mos iu krijuar mundesi vendeve perendimore qe te permiresojne kompetivitetin e mallrave dhe sherbimeve te tyre etj".

Ne perfundim te ketyre analizave mund te konkludohet me komentin e njerit nga ekonomistet me te shquar ne historine e krizave boterore, P.Bezbakh, i cili e konfirmon plotesisht kete kompleksitet e ndervarje te interesave ne boten e sotme. Sipas tij, "vendet ne zhvillim, ose te quajtura ndryshe ‘te jugut‘, nuk jane me ne pozicione te te dominuarve... Ato jane tashme te integruara ne konkurrencen boterore. Per sa i perket grupit te vendeve te Evropes Qendrore e Lindore, edhe ato jane tashme te konvertuara me rregullat e ekonomise se tregut dhe tregut boteror. Pra, ne ndodhemi tashme perpara nje shumellojshmerie aktoresh, interesat e te cileve jane shume divergjente me njeri-tjetrin". Nga ana e tij, P.Artus (Natixis) e shikon thelbin e problemit te "natyra e vete kapitalizmit dhe stadi i zhvillimit aktual te tij". "Fuqite perendimore nuk kane tashme mundesi qe t‘ua pasojne apo shkarkojne te tjereve koston e krizes, sikurse bene ne vitet 1929-‘32, duke ulur çmimet e lendeve te para". "Faji nuk eshte te globalizimi, por te menyrat dhe filozofia e menaxhimit te tij".

Aktualisht, kapitalizmi ka ardhur ne nje pike kritike, qe kerkon zgjidhje radikale ne menyrat e kompozimit dhe menaxhimit te tij. Dhe brenda ketyre menyrave, pyetjet qe kerkojne zgjidhje te reja jane: A duhet te vazhdoje te jete modeli amerikan apo perendimor i zhvillimit dhe konsumit i vetmi model dominues ne shekullin XXI? A mundet qe vetem nje grup vendesh apo institucionesh nderkombetare te vendosin per gjithçka ne zhvillimin ekonomik-social te botes? A kane limit burimet natyrore te planetit dhe a duhet qe zhvillimi i qendrueshem te behet kryefjala e çdo modeli zhvillimi? - etj. Kriza aktuale po i kerkon me shume se kurre pergjigjet e duhura.





Publikuar: 05.05.2008 04:43:47
Lexuar: 236 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Kujt i shėrbejnė 1.2 miliardė eurot e donatorėve Kujt i shėrbejnė 1.2 miliardė eurot e donatorėve
Lehtėsi e vėshtirė nė ambasada Lehtėsi e vėshtirė nė ambasada
Keqkuptuesit e Kadaresė Keqkuptuesit e Kadaresė
Kohėra tė vėshtira pėr stres tė vazhdueshėm Kohėra tė vėshtira pėr stres tė vazhdueshėm
Varferia, kercenimi asimetrik dhe demokracia Varferia, kercenimi asimetrik dhe demokracia
Identiteti shqiptar i Kosovės Identiteti shqiptar i Kosovės
Pa Prizrenin, pa Manastirin, Vlora nuk do tė ishte Pa Prizrenin, pa Manastirin, Vlora nuk do tė ishte
Burgu, veēantia skandinave Burgu, veēantia skandinave
OBT dhe kompleksi i superioritetit OBT dhe kompleksi i superioritetit
Mėnyrat pėr tė shporrur diktatorėt Mėnyrat pėr tė shporrur diktatorėt
Google Yahoo MSN