Nė Maqedoni do tė ketė rritje tė ēmimit tė energjisė elektrike pėr shkak tė rritjes tė ēmimit tė derivateve tė naftės nė tregun botėrore.
Këtë e bëri të ditur kryetari i bordit drejtues të EVN-Maqedoni Ginter Ofner. Ai shtoi se Maqedonia nuk mund t'i shmanget rritjes së kostos së energjisë si pasojë e ndikimit global të ekonomisë.
Ginter Ofner, kryetari i bordit drejtues të EVN-Maqedoni tha se Herët ose vonë edhe Maqedonia gjithashtu do të ballafaqohet me çmimet e larta të rrymës elektrike. Siç e shihni për çdo ditë nëse vozisni veturën tuaj drejt pikave të karburanteve mund të shihni rritje të çmimeve të derivateve të naftës dhe kjo më pak apo më tepër do të jetë pjesë e zhvillimit të sektorit të energjisë."
Sipas Ofnerit Ballkani posedon rezerva të vogla të energjisë dhe për këtë qëllim në 15 vitet e ardhshme në rajon përrfshiorë edhe Maqedoninë do të investohen 10 miliardë euro për ndërtimin e termocentraleve dhe hidrocentraleve.
"Kjo situatë gjithashtu do të ndikojë në Maqedoni pasi kapaciteti më i ulët i energjisë do të rris çmimet dhe mendoj se është e patjetërsueshme që të përmirësohen kushtet për investime. Shpresoj se gjithashtu këtu në Maqedoni sa më shpejtë të ndërtohen kapacitete të reja", shtoi Ofner.
Edhe kompania shtetërore për prodhimin e energjisë ELEM ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Komisioni rregullator i energjetikës të rris çmimet e energjisë elektrike pas zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kërkesën kjo kompani e bazon në humbjet e bilancit energjetik dhe kushtet e vështira klimaterike.