Me mbrojtjen e ajvarit maqedonas Ministria e Bujqėsisė fillon me mbrojtjen e prodhimeve vendase.
Ministri i Bujqësisë Aco Spasenovski tha se hapi i tillë ndërmerret me qëllim të parandalimit të abuzimeve me cilësinë e prodhimeve vendase. Ajvari maqedonas që do të jetë i mbrojtur, do të kushtojë më shtrenjtë, ndërsa do të mund të shitet nga ana e të gjithë prodhuesve të cilët do të posedojnë liçenca që do të kenë afat 5 vjeçar. Por Spasenovski shprehet se ajvari maqedonas jashtë vendit do të mbrohet me marrëveshje dypalëshe me shtetet ku do të eksportohet dhe në bazë të rregullave të BE-së.
"Prodhuesit të cilët do të fitojnë mundësi të prodhojnë këtë ajvar maqedonas për çdo 5 vite do të përballen me kontrolle për vërtetim se a punojnë në bazë të procedurave për mbrojtjen e cilësisë së ajvarit", tha ministri i Bujqësisë Aco Spasenovski.
Ai theksoi se përveç ajvarit do të mbrohen edhe një sërë prodhimesh vendase.
"Përveç ajvarit do të mbrohen edhe kaçkavalli i Galiçnikut, vera Vranec, djathi maqedonas, qepa e Buçimit, fasulja e Tetovës dhe rakija e quajtur Zhëta", theksoi ai.
Sipas ministrit të Bujqësisë, prodhuesve të cilët nuk do të posedojnë liçenca do t'u konfiskohet prodhimi.