Kėngėtarja Madonna do tė fitojė njė shumė tė mirė parash, pasi qė shtėpinė e blerė pėr 18 milionė dollarėsh nė vitin 2001, e ka nxjerrė pėr shitje pėr 24 milionė.
49-vjeçarja ka vendosur ta shesë shtëpinë e saj në Wiltshire (Angli), pasi që ajo dhe burri i saj nuk kalojnë mjaft kohë atje.
"Ajo ka bërë turne dhe ka qenë në promovime për disa muaj dhe nuk e ka vizituar shtëpinë. Ajo ende pëlqen të shkojë atje, por për shkak të angazhimeve kjo nuk ndodh së fundi", ka thënë një i afërm.
Madonna, e cila do të festojë ditëlindjen e 50-të gjatë këtij viti, planifikon ti kalojë ditët e lira të saj në shtëpitë në Londër, ku mendohet se ka pesë prona.