E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Liderė dhe menaxherė
Liderė dhe menaxherė
Liderė dhe menaxherė
Pėr herė tė parė gjatė shumė dhjetėvjeēarėve, president i ardhshėm amerikan do tė bėhet njė senator i Shteteve tė Bashkuara, meqenėse tė tre kandidatėt e mbetur nė garė: Hillari Klintoni (Hillary Clinton), Barak (Barack) Obama dhe Xhon MekKejni (John McCain), janė anėtarė tė Senatit. Ndėrsa si ligjvėnės kanė shumė shprehi lidershipi, rėndom ėshtė e paprovuar aftėsia e tyre nė drejtim.

Për herë të parë gjatë shumë dhjetëvjeçarëve, president i ardhshëm amerikan do të bëhet një senator i Shteteve të Bashkuara, meqenëse të tre kandidatët e mbetur në garë: Hillari Klintoni (Hillary Clinton), Barak (Barack) Obama dhe Xhon MekKejni (John McCain), janë anëtarë të Senatit. Ndërsa si ligjvënës kanë shumë shprehi lidershipi, rëndom është e paprovuar aftësia e tyre në drejtim. Senatorët menaxhojnë një staf prej afër 100 vetash dhe një staf fushate elektorale prej disa qindra të tillë. Por a do të mund të menaxhojnë një pushtet ekzekutiv me miliona të punësuar?

Teoria bashkëkohore e drejtimit priret të bëjë dallimin mes lidershipit dhe menaxhmentit, por e vë theksin më tepër në liderët. Me menaxherë kuptohen ata që vetëm thellohen në procese dhe kujdesen për stabilitetin, ndërsa liderët marrin mbi veten rrezikun dhe bëjnë ndryshim. Janë të nevojshëm të dy organizimet, por liderët janë më të rëndësishëm. Sikurse ka thënë një ekspert, një ekip qeverisës i përbërë nga menaxherë të mirë, por nga liderë mediokër, nuk arrin sukses. Liderët e mirë ndërtojnë ekipe, që kombinojnë këto funksione, duke u kujdesur që të punësojnë vartës, të cilët mund të kompensojnë mangësitë organizative / menaxheriale të liderit.

Fare pak kohë më parë, u shtua interesi për konceptin e liderëve si menaxherë. Në fund të fundit, një vizion që nuk gjen zbatim është i pafrytshëm. Liderëve u nevojiten shprehi menaxheriale të mjaftueshme, për t'u bindur kështu se sistemet janë rregulluar në atë mënyrë që të merret informacioni i nevojshëm për vendime adekuate, po si dhe për zbatim efektiv të tyre. Një lider i aftë drejton dhe përcakton kontekstin e vendimeve, duke krijuar dhe mbështetur sisteme të mirëpërcaktuara.

Shprehitë organizative, të nevojshme për liderët në rolin e menaxherëve, nuk duhen ngatërruar me frytshmërinë ose rregullin e një organizate të mirëdrejtuar. Ata nuk duhet as të kufizohen me organizatat hierarkike të lloj-lloj administratash. Liderët e lëvizjeve sociale gjithashtu duhet të menaxhojnë flukset e brendshme dhe të jashtme të informacionit. Në kuptim të gjerë, organizimi dhe drejtimi varen nga aftësia e liderëve për të garantuar vërshimin dhe zvogëlimin e kujdesshëm të informacionit për marrjen dhe zbatimin e vendimeve. Arritja e rezultatit është më i rëndësishëm se rezultati në vetvete.

Frenklin Ruzvelti (Franklin Roosevelt), për shembull, drejtonte një organizatë joefiçente me mbivendosje juridiksionesh dhe përgjegjësish. Ishte tepër e kushtueshme në shumë kuptime, por i garantonte flukse të shumëfishta, konkurruese informacioni. Ruzvelti asnjëherë nuk ka menduar madje se stafi mund të ketë monopolin mbi vendimmarrjen ose informacionin, dhe e kanë përshkruar si një njeri që kërkonte këshilla nga cilido që mund ta ndihmonte: anëtarë kabineti, kongresmenë, gazetarë opinionistë, grupe interesi, qytetarë të thjeshtë dhe miq.

Duajt Ajzenhaueri (Dwight Eisenhower) ishte president me drejtim të organizuar në mënyrë efiçente, por, sipas mendimit disa njerëzve të asaj kohe, atij i mungonin cilësitë prej lideri, ndonëse më vonë historianët kanë zbuluar se prapa shumicës së vendimeve më të rëndësishme fshihej dora e tij. Ronald Regani (Reagan) ushtronte delegimin e skajshëm, me të cilin punonte për sa kohë kishte një ekip të aftë, por që iu shndërrua në një katastrofë, kur Donald Regani, Xhon Poindeksteri (John Poindexter), dhe Oliver Northi u shkarkuan. Ndërsa Regani shquhej për vizion, komunikim dhe inteligjencë emocionale, atij i mungonin shprehitë e liderit në rolin e menaxherit. Liderët e suksesshëm i kombinojnë këto shprehi në mënyrë të tillë që tek ata të mbërrijnë lajme të këqija të pafiltruara dhe kështu të kenë mundësi të reagojnë me shpejtësi ndaj tyre.

Duke u hedhur një sy të tre kandidatëve për president, del se Xhon MekKejni ka përvojë ushtarake, por si aviator dhe jo si komandant. Hillari Klintoni ka përvojën e një njeriu, që ka jetuar afër vendimmarrjes në Shtëpinë e Bardhë, por jo në rolin e vendimmarrëses. Barak Obama ka jetuar jashtë vendit dhe ka punuar si organizator bashkësie në Çikago, por nuk ka përvojë në degën ekzekutive. Si ligjvënës të zgjedhur, të gjitha ata kanë demonstruar shprehitë e "pushtetit të butë" për të tërhequr elektoratin, por a do të jenë gjithashtu menaxherë-liderë, për këtë ende nuk është dhënë verdikti.



Publikuar: 06.05.2008 06:00:45
Lexuar: 69 herė
Fjalėt kyēe: Liderė, menaxherė, SHBA,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Pranojeni Kosovėn Pranojeni Kosovėn
UNMIK-u, EULEX-i dhe sovraniteti UNMIK-u, EULEX-i dhe sovraniteti
Pakoja e ahtisarit, Iliri dhe Dushani Pakoja e ahtisarit, Iliri dhe Dushani
Filmimi i tė arrestuarve Filmimi i tė arrestuarve
Rreziku nga ngecja ne njohje Rreziku nga ngecja ne njohje
Divorce evropiane te unifikuara Divorce evropiane te unifikuara
Kėmbėt e qelqta tė shtetit tė Kosovės Kėmbėt e qelqta tė shtetit tė Kosovės
Investimet nė turizėm, Shqipėria e fundit nė rajon Investimet nė turizėm, Shqipėria e fundit nė rajon
Arratia e trurit dhe indiferenca e politikės Arratia e trurit dhe indiferenca e politikės
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Google Yahoo MSN