E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Teknologji > Objektet e komunikimit, sa antike aq edhe moderne. Plot nje shekull jete!
Objektet e komunikimit, sa antike aq edhe moderne. Plot nje shekull jete!
Objektet e komunikimit, sa antike aq edhe moderne. Plot nje shekull jete!
Komunikimi, kjo ėshtė fjala e duhur qė i korrespondon tė tashmes sonė. Asnjėherė mė parė njeriu nuk ka pasur nė dispozicion kaq shumė orendi pėr tė komunikuar me njerėzit. Njė revolucion kopernikan qė ka ndryshuar jo vetėm jetėn tonė, por edhe vetė njerėzimin, aq sa “homo sapiens” ėshtė shndėrruar nė “homo medians” dhe akti i tė komunikuarit ėshtė bėrė substanca e njėkohėsisė.

Kohët e fundit ky fenomen është bërë një eksperiencë mjaft e zakonshme, tërheqëse dhe pa një trup konkret. Në fakt, kështu na duke ne, sepse komunikimi ka një “trup”, edhe pse ne shpesh e harrojmë këtë fakt, pasi tërhiqemi më tepër nga iluzioni i botës virtuale.

Ajo që na bën të reflektojmë mbi harresën tonë është ekspozita “Estéthique médiatique“, e cila është hapur në Paris. Një shekull i mbushur plot me objekte për të prodhuar, regjistruar dhe zhvilluar imazhe, muzikë dhe shkrime. Janë plot treqind objekte që kuratori Jean-Bernard Hebey ka zgjedhur mes tetëmijë të tillave, sende të cilat përbëjnë koleksionin e tij privat madhështor si: gramafona, mikrofona, radio, telefona, makina shkrimi, amplifikatorë, gramafona elektrikë, aparate fotografike, projektorë, antena, televizorë, telekamera, kompjuterë dhe të tjera pajisje moderne teknologjike të përdorimit të përditshëm. Pajisjet e ekspozuara, të gjitha shumë të bukura, na tregojnë gjenealogjinë e një aventure të madhe, historinë e një maturimi antropologjik, para se teknologjia të evoluonte. Format, ngjyrat, materialet, janë bërë gjithmonë me të njëjtën lëndë, a thua se dizajnuesit e parë kishin si detyrë të realizonin prodhimin industrial duke u rikthyer çdo herë në të njëjtën hije.

Një përzierje estetike dhe risish, ekonomike dhe fantazie, magjie dhe idesh, bukurie dhe teknologjike. Vizionarët e vërtetë si Oscar Schlemmer,John Vassos, Giò Ponti, Philippe Charbonneau, krijuan pazgjidhshmërisht objektin dhe paraqitjen, materialin dhe objektin imagjinar. Kështu bukuria bëhet premtimi i funksionit. Një funksion i lidhur gjithnjë e më shumë me idenë progresive të një shoqërie të ndryshueshme, të gjallë, të lirë, hedoniste, duke rritur në këtë mënyrë kohën e lirë në dispozicion të njerëzve.

Në fakt, shpirti i progresit preket vazhdimisht në dizajnin modern dhe fantashkencor të shoqërisë industriale. Shpesh bëhet fjalë për të ardhme të mbushur plot me të shkuarën, baroke si anija kozmike e Flash Gordon, apo nëndetësja e kapitenit Nemo. Çdo gjë i ngjan diçkaje tjetër, ka në vetvetekujtimin e një forme paraardhëse dhe avancimin e asaj që do të vijë, a thua se teknologjitë e reja nuk kanë zhvilluar një formë të tyren, për shembull si televizorët e parë të viteve ‘40-’50, që ishin të ngjashëm me radiot me ekran. Apo si disa altoparlantë të viteve ‘30, të cilët u ngjanin jashtëzakonisht atyre maskave ekzotike afrikane, që në atë kohë përmbysnin artin dhe dizajnin perëndimor.

Një valixhe e vogël me gramafon elektrik “Rca” të viteve ‘30 ngjan si një shportë pikniku në stilin “Art déco”. Antena, që u ngjajnë dy krahëve të një dirigjenti të moshuar orkestre. Diadema të komunikimit, ushtrime imagjinare të pavëna në funksion, që sygjerohen zakonisht nga fantazia. Pajisje për njerëz të parrahur ende me botën e medias, por që ishin në hapat e parë të kërkimeve të reja. Pajisje “për shëtitje” (që njerëzit mund t’i marrin me vete) për një shoqëri që kishte në çdo dhomë një televizor. Jo rastësisht teknologjia ka hedhur në treg pajisje komunikimi të cilat mund të merren me vete. Si në fillim të viteve 1900, ashtu edhe sot, lëvizshmëria është esenca e komunikimit.

Në fakt, në mediat fillestare lëvizja ishte diçka fizike, që mund të lëvizej me dorë. Televizorët e parë të lëvizshëm, “Sharp” në 1950- ën, “Brion Vega” në vitet ‘70, piramida “Sony”, vezaku i “Panasonic”, që duket sikur ka dalë nga “Star Trek”, janë një monument i lëvizshmërisë. E gjithë kjo që ne na duket antikuariat, në realitet ishte mishërimi i një karakteri modern triumfues, i teknologjisë që na bën të lirë e të pavarur.

Pra, ekspozita paraqet atë shirit të kuq, i cili nga makina e shkrimit arriti te kompjuteri, nga kinokamera te videokamera dixhitale, nga gramafoni te Mp3 dhe iPod. Janë pikërisht ngjyrat, materialet, format që na sjellin sërish ndërmend atë “familje”, të cilën e keni lënë në harresë prej shumë kohësh, duke i hequr kështu shpirtin dhe historinë. E në fakt është “trupi” i medias që na tregon gjenealogjinë e komunikimit, sepse ruan gjurmët fizike të këtij udhëtimi, që të çon sa nga njëra formë në tjetrën dhe nga një risi në tjetrën. Falë rrjetit komunikimi është bërë Zoti i fshehur, fryma jetësore e gjithë globit.

Burimi: http://www.gazeta-shqip.com


Publikuar: 06.05.2008 06:10:40
Lexuar: 103 herė
Fjalėt kyēe: Objektet, komunikimit, antike, moderne, plot, shekull,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Apple World: Tė caktosh rrugėn duke ecur kundra rrymės Apple World: Tė caktosh rrugėn duke ecur kundra rrymės
Fibrat optike dhe epoka e re e komunikimit Fibrat optike dhe epoka e re e komunikimit
Sony Ericsson nė telashe? Sony Ericsson nė telashe?
Nokia prin nė listėn e teknologjisė sė gjelbėr nga organizata Greenpeace Nokia prin nė listėn e teknologjisė sė gjelbėr nga organizata Greenpeace
Celular me pamje bukur tė pazakontė Celular me pamje bukur tė pazakontė
Acer Predator Acer Predator
Philips paraqiti DVD playerin mobil Philips paraqiti DVD playerin mobil
Altoparlant xhami jashtėzakonisht ‘i kripur’ nga Sony Altoparlant xhami jashtėzakonisht ‘i kripur’ nga Sony
Apple iPod i dekoruar me ar Apple iPod i dekoruar me ar
Toyota Aygo 2009 do tė debutojė nė Motor Show Toyota Aygo 2009 do tė debutojė nė Motor Show
Google Yahoo MSN