"Rinia ėshtė ardhmėria e Kosovės" - kjo ėshtė njė fjalė, te cilėn shpesh e dėgjojmė nė Kosovė nga shumica qytetareve, por nė tė shumtėn e rasteve edhe nga ana e politikaneve dhe zyrtareve te ndryshėm qeveritar. Nė pėrgjithėsi rinia sot ne Kosovė nuk ėshtė konsideruar partner serioz nė zgjidhjen e problemeve sociale, ekonomike dhe politike, por me shumė ėshtė parė nga institucionet si pjesė e problemit tė pėrgjithshėm.
Në realitetin e ri shoqëror në botë të rinjtë paraqesin komponent shumë të rëndësishme në zhvillimin e shoqërisë dhe forcë shtytëse në zhvillimin e reformave politike, ekonomike dhe sociale në shoqëri, duke mundësuar krijimin e një ambienti emancipues dhe instalimin e vlerave të mirëfillta demokratike.
Në shoqërinë tonë mbi gjysma e popullsisë i takojnë moshës se re, që paraqet një përparësi të madhe në raport me vende tjera të rajonit, mirëpo për dallim nga këto vende të rinjtë në Kosovë në përgjithësi janë të margjinalizuar, po ashtu investimi nga ana e institucioneve tona në ngritje të kapaciteteve organizative të të rinjve si dhe arsimim kualitativ ka munguar në një masë të madhe.
Përfaqësimi i të rinjve në procesin e vendimmarrjes ka qenë simbolik. Mendimi tyre nuk është dëgjuar dhe këshillat që kanë dhënë nuk janë marrë parasysh drejt zbatimit te tyre ne praktikë. Gjithë kjo ka bërë që të rinjtë te mos kenë vetëbesim në krijimin e ndryshimeve, të cilat ata dëshirojnë ti shohin në shoqërinë tonë. Institucionet e Kosovës duhet të përballen më sfidën e krijimit të një shoqërie të informuar, ku të rinjtë duhet ta luajnë rolin kryesor në të gjitha segmentet më vitale të shtetit dhe shoqërisë tonë.
Një ndër problemet më të mëdha më të cilat ballafaqohen të rinjtë sot në Kosovë janë: papunësia, arsimimi, pjesëmarrja aktive në proceset e vendimmarrjes.
Punësimi mbetet problemi më i madh shoqëror sot në Kosovë. Të rinjtë duke qenë në shumicë janë më të prekurit në këtë proces. Rritja e shkallës së papunësisë në Kosovë ndodh për shkak të problemeve të trashëguara nga e kaluara si luftërat në ish-Jugosllavi, krijimi i masave te dhunshme pas viteve të 90 ta si dhe nga kriza ekonomike e shkaktuar gjatë periudhës së pas luftës dhe përballja më procesin shtet-formues dhe tranzicionin e brishtë.
Problemi i papunësisë bënë që në aspektin afatgjatë të rinjtë të mos kenë mundësinë e marrjes së rolit më aktiv në ndryshimet pozitive shoqërore. Ndryshimet në teknologjinë bashkëkohore kërkojnë një treg të punës më të përshtatshëm dhe më të kualifikuar. Gjëja që më së shumti që më brengos është numri i madh i të papunëve të pakualifikuar, në kohën që të rinjtë si potencial i marrjes së përgjegjësive nuk e kanë shkollimin kualitativ si dhe konkurrencën jolojale në treg të punës.
Mosekzistimi i një strategjie adekuate në nivelin mikro dhe makroekonomik të zhvillimit të ekonomisë së tregut, po krijon probleme afatgjata në balancimin mes ofertës dhe kërkesës në tregun e punës.
Mungesa e subvencioneve dhe politikat e disfavorshme ndaj kompanive vendore, kanë bërë vendin tonë vasal të importit nga shtet e rajonit dhe kanë krijuar kushte të vështira sociale, të cilat vështirë që mund të ndryshohen për një periudhë të shkurtër kohore.
Problem tjetër më të cilin të rinjtë ballafaqohen është edhe ndihma financiare për iniciativat e ndërmarrësisë. Mungesa e përvojës në punë bënë që të rinjtë të mos e gjejnë shpesh veten në tregun e punës, ngaqë punëdhënësit janë të interesuar që të punësojnë njerëz më eksperience. Problem që vlen të theksohet është mungesa e bashkëpunimit në mes të partnerëve relevant, qeverisë dhe institucioneve të biznesit. Bashkëpunimi gjithashtu mungon edhe ndërmjet sistemit arsimor ,institucioneve të mirëqenies sociale dhe tregut të punës në përcaktimin e drejtimit që studentët dhe nxënësit zgjedhin në momentin kur përfundojnë shkollimin.
Investimi në arsim është i rëndësisë së veçantë për të ardhmen e Kosovës. Investimi në arsim gjeneron të ardhura më të mëdha në aspektin individual përderisa në aspektin e përgjithshëm shoqëror zhvillimi shoqëror, ekonomik dhe politik ndodh me ritëm më të përshpejtuar. Burimet njerëzore (rinia) duhet të konvertohet në kapital njerëzor që do të thotë burime njerëzore me kualifikime superiore akademike.
Sistemi i arsimit në Kosovë ofron shumë informacion por shumë pak në zhvillimin e metodave mbi hulumtime, analiza dhe mendimin kritik. Arsimtarët dhe profesorët zakonisht përdorin qasjen e sanksionimit se sa në motivimin e studenteve. Metodologjia e përdorur në shkolla të mesme dhe universitet është kryesisht e tejkaluar përderisa mjetet teknike janë zakonisht joadekuate. Të gjitha këto probleme reflektohen në cilësinë e arsimit në Kosovë e cila për momentin është larg standardeve evropiane.
Reformimi i sistemit arsimor është i stopuar përderisa studentët realisht nuk bëhen pjesë e ndryshimit të sistemit arsimor, por luajnë një rol pasiv dhe shumë konformist.
Institucionet dhe qeveria e Kosovës duhet ti mundësojnë rinisë pjesëmarrje më të madhe ne procesin e vendimmarrjes, sepse bota demokratike dhe e zhvilluar sot funksionon mbi bazën e konceptit te ndërvarësisë dhe udhëheqjes pjesëmarrëse.
Rinia në Kosovë ka tri zgjidhje të vazhdojë të jetë pjesë e problemit(duke bartur barrën e papunësisë, varfërisë se skajshme, emigrimit, sistemit të dobët arsimor, korrupsionit, krimit të organizuar etj), të jetë spektator (duke luajtur rolin e shikuesit, pa pasur iniciativë për të bërë ndryshime) ose të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit duke u organizuar për të ngritur zërin për përmirësimin e pozitës se sajë në shoqëri.
Nga:Alban Kryeziu