E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike
Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike
Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike
"News Chronicle" e datės 19 shkruante: "Vullkani shqiptar ėshtė gati tė shpėrthejė". Nė tė vėrtetė, nėn mbrojtjen e netėve pa hėnė, grupi i parė britanik prej nėntė shqiptarėsh u transportua pėr nė Adriatik nga njė anije peshkatarėsh me motor (MFV), me ekuipazh tė Marinės Mbretėrore.

Aty ata kaluan në një barkë greke, me emrin "Stromie Sea". Më tre tetor të nëntë "kukudhët", secili i pajisur me një orë ushtarake britanike, pilulë cianuri vdekjeprurëse të ngjitur në të, kaluan nga "Stormie Sea" në barka gome dhe u drejtuan për në bregdet. Vendi i zbarkimit ishte zgjedhur Riviera në gadishullin e Karaburunit, në jug të Vlorës, prej ku Billi Meklein dhe Dejvit Smajli ishin larguar nga Shqipëria në vitin 1943. Ky territor i ish-Ballit Kombëtar kohët e fundit ishte përmbytur dhe Smajli kishte përdorur fotografitë e marra nga ajri, që i kishte siguruar për të njohur rekrutët në Maltë me terrenin. Smajli e njihte atë si zonë shkëmbore me gurë të thepisur dhe aty-këtu me gjire të vogla, ku një barkë e vogël mund të ankorohet dhe prej andej vetëm gjurmët e dhive të udhëheqin për në brendësi. Porsa mbërritën në tokë, ata u ndanë në dy grupe.

Shumica e tyre ishin nga Shqipëria e Jugut, disa prej të cilëve flisnin greqisht, dhe Smajli kujton që ideja ishte që ata do të lëviznin për në brendësi, ku kishin miqtë dhe të afërmit e tyre dhe nga ku do të sinjalizonin mbi gjendjen në vend dhe shanset për operacione të mëtejshme për të ndihmuar atë që tashmë po luftonin. Operacioni "Vajuebël" kishte filluar dhe po ecte 77). Më 8 tetor, pesë ditë pasi grupi ishte futur brenda, Kim Filbi zbriti nga anija "SS Caronia" në Nju Jork. Në fund të gushtit, ndërkohë që ai ishte shef i qendrës në Stamboll, Filbit iu propozua posti i oficerit ndërlidhës me Shërbimet e fshehta amerikane në Uashington, emërim të cilin ai e pranoi menjëherë. Pasi u kthye në shtator në Londër, ai u udhëzua nga Morisi Oldfild, zëvendësshef i seksionit të antikomunizmit, R5. Ai u takua gjithashtu me të plotfuqishmin për marrëdhëniet me FBI-në dhe CIA-n (kjo e fundit porsa qe krijuar), Xhik Istën, i cili gjithashtu kryesonte Komitetin Ekzekutiv që mbikëqyrte operacionin.

Megjithëse shumë libra mbi Filbin, i cili kishte disi dijeni për operacionin ndaj Shqipërisë, nuk flasin që ai të jetë udhëzuar mbi operacionin “Vejueblël” gjatë kohës së shkurtër në Broduei, është e pakonceptueshme që Istën të mos ta ketë azhurnuar me të rejat për operacionin, megjithëse pa u njohur me dosjet, detajet të ngelin të panjohura. Në Londër, gjatë muajit shtator, thuhet se Filbi takohej çdo javë me zbuluesin e KGB-së, “Maks”, që e mbante në lidhje, megjithëse në dosjet e Moskës thuhet se ai nuk ka raportuar të dhëna thelbësore apo të rëndësishme. Në fund të muajit, Filbi së bashku me familjen shkoi në Uashington dhe zyrtarisht filloi punën më datën 10 si sekretar i parë i Ambasadës, pikërisht në ditën kur një grup i dytë i përbërë prej njëmbëdhjetë personash, pesë nga zona e Korçës dhe gjashtë nga ajo e Gjirokastrës zbarkuan në Shqipëri në një plazh në veri të Vlorës 78).

Me t’u sistemuar në Uashington, Filbi u caktua në “Komitetin e Posaçëm Britanik” (SPC), që ndiqte operacionin Vejuebël/Find” në mënyrë të përditshme dhe përgjegjëse për koordinimin e operacionit me homologun e tij amerikan, Makkagër. Anëtarët e tjerë ishin Robert Xhojs dhe Xhorxh Xhekilo, specialist i forcave speciale i komanduar për drejtimin politik. Sipas Xhelikos, Filbi ishte ai që merrte vendimet e operacionit. Filbi mbërriti në Uashington, kujton Makkagër, në një kohë kur MI 6-a vlerësohej lart nga ata që ishin lidhur ngushtësisht me të. Në veçanti rrjeti ndërkombëtar britanik i komunikimit ishte një nga gjërat më me vlerë që Kabineti Britanik i Luftës kishte ruajtur gjatë asgjësimit në kohën e luftës të këtyre vlerave. Makkager sjell në mendje se në tre raste veç e veç, Filbi, i cili kishte një reputacion të madh në radhët e oficerëve të zbulimit amerikan si një "Sulltan i vogël", erdhi në zyrën time me disa raporte urgjente, të cilat unë nuk i kisha marrë akoma nga kanalet tona.

Filbi i karakterizonte kolegët e tij në SPC si gazmorë, fjalë me të cilat ai nënkuptonte se ata ishin të dashur, dhe me humor, të gjallë dhe mjaft gjakftohtë për tu distancuar ndaj të gjithë atyre djajve mjeranë që kacavirreshin nëpër plazhe plot shkurre të Shqipërisë 79). Anëtarët e SPC-s, nuk ishin plotësisht të kënaqur me kompetencat, sepse Forin Ofisi dhe Departamenti i Shtetit insistonin që të mbanin nën kontroll të rreptë projektin. Filbi vërente se ne nuk mund të vepronim kurrë si agjentë të pavarur. Shtabet qendrore nuk më lejonin asnjëherë të harroja zotimin e SIS-it ndaj Abaz Kupit dhe pas këtyre shtabeve qëndronte si hije formula e Bevënit për të vënë veton: "Unë nuk e meritoj". Kishte gjithashtu kundërshtime rreth artit të punës dhe pavarësisht financimit të projektit, kishte probleme me pajisjet kryesore, të cilat shpesh mungonin në terren, në veçanti radiot transmetuese të një cilësie të mirë. Çdo grup gueril në Shqipëri kishte një radio të madhe të tipit "B2", të cilat ishin përdorur nga SOE gjatë luftës për të transmetuar.

Radiot mbështeteshin në sistemin e pedaleve. Ato nuk ishin të sigurta dhe koha nuk mjaftonte për stërvitjen me mors. Operatorët transmetonin nëpërmjet kanaleve të hapura dhe komunikonin duke përdorur për hollësitë një kod elementar. Në Korfuz, në një pallat në verilindje të ishullit që shikonte nga kanali i Korfuzit, Dejvid Smajli në bazën e radios që operohej nga Elën Heër, priste lajme nga personat që i kish ngarkuar e dërguar me detyra. Asgjë nuk u dëgjua deri më 12 tetor kur një nga agjentët e grupit të parë njoftoi me radio se punët po shkonin keq. Forcat komuniste të sigurimit ishin në pritje për këto grupe dhe kishin rrethuar gjithë zonën e bregdetit. Tre guerilët ishin vrarë, një ishte kapur dhe një tjetër ishte zhdukur. Pesë guerilë të grupit të dytë kishin arritur në zonën e Kurveleshit, ku ata u përpoqën të ngrinin celula rezistence në radhët e fshatarëve të cilat ngelën të dyshimta për shkak se nuk mundën të siguronin armë 80). Smajli shkoi nga Korfuzi për në Athinë i kamufluar në Misionin Ushtarak Britanik për problemet e Zbulimit të Përgjithshëm.

Ai qëndroi dhjetë milje jashtë Athinës në një shtëpi konspirative, në pritje për lajme prej shqiptarëve që ishin kthyer. Në fund të tetorit, katër nga nëntë të parët mundën të ktheheshin në Greqi. Grupi i dytë u tërhoq në male, ku tashmë dëbora dhe i ftohti ishte i ashpër. Me kthimin në Greqi, ata, megjithëse me vështirësi, u shkëputën nga kthetrat e autoriteteve greke, të cilat do të ishin mjaft të kënaqur t’i shikonin që këta njerëz po vuanin për vdekje. Nga Greqia ata u shoqëruan për në Maltë për t’u pyetur nga Rollou Jang. Operacioni nuk kishte dalë me sukses. Katër nga njerëzit e hedhur në bregdet kishin humbur, ndërsa të tjerët dështuan në qëllimin e tyre për të frymëzuar fillimin e një lëvizjeje antiqeveritare. Gjithashtu, mjaft civilë shqiptarë ishin arrestuar dhe pushkatuar.

Nikollës Bethël shton se oficerët e MI 6-s dhe OPC-së e dinin që rezultatet ishin zhgënjyese, por mendonin se faza e parë e operacionit nuk qe katastrofike 81). Departamenti i SHBA-ve vazhdonte të ndihmonte aksionin kundër Shqipërisë. Më 21 tetor, shefat e Përbashkët të Shtabit të SHBA-ve i raportuan Departamentit të Shtetit se Bashkimi Sovjetik po vazhdonte stërvitjen e guerilëve grekë në Shqipëri dhe po ndërmerrte punime ushtarake gjatë bregdetit, duke përfshirë dhe një bazë ushtarake nëndetësesh në gjirin e Vorës që mund të përdoren për operacione guerile kundër Greqisë dhe Jugosllavisë. Ndërkohë, në fshatra kishte plot thashetheme për komplote politike. Hoxha akuzonte se agjencitë sekrete Perëndimore po rekrutonin kriminelët e luftës për operacione kundër Shqipërisë.

Thuhej se agjentët jugosllavë po vepronin në Veri në bashkëpunim me monarko-fashistët grekë në Jug. Më 24 tetor ministri i Brendshëm, Mehmet Shehu, foli për reaksionarët e brendshëm që po thurnin plane për të përmbysur pushtetin popullor nëpërmjet akteve të sabotazhit dhe vrasjeve. Ai bëri thirrje për një intensifikim të luftës së klasave 82).


Publikuar: 07.05.2008 01:22:35
Lexuar: 147 herė
Fjalėt kyēe: Tradhtia, Filbit, asgjesua, grupi, agjente, shqiptare, britanike,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Rekordet botėrore nė luftė e nė paqe Rekordet botėrore nė luftė e nė paqe
Golgota shqiptare ndėr shekuj Golgota shqiptare ndėr shekuj
Transformimi enigmatik i Dajtit dhe Pallatit tė Brigadave Transformimi enigmatik i Dajtit dhe Pallatit tė Brigadave
Njė jetė e filluar nė Paris, e thyer nė burgjet e diktaturės Njė jetė e filluar nė Paris, e thyer nė burgjet e diktaturės
“Plani sekret pėr tė mbrojtur Tiranėn” “Plani sekret pėr tė mbrojtur Tiranėn”
Fidel Castro Fidel Castro
Plani franko-britanik: “Shqipėria tė ndahet me pėlqimin e shqiptarėve Plani franko-britanik: “Shqipėria tė ndahet me pėlqimin e shqiptarėve
“Europa t’i shpėtojė shqiptarėt nga xhonturqit” “Europa t’i shpėtojė shqiptarėt nga xhonturqit”
Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit
Plani i CIA-s dhe MI-6-s: Plani i CIA-s dhe MI-6-s: "Sulmi ndaj Shqiperise, ne vjeshten e vitit 1949"
Google Yahoo MSN