E martė, 30.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Si tė fotografohet me celular?
Si tė fotografohet me celular?
Si tė fotografohet me celular?
Celularėt e sotėm nė mase tė madhe posedojnė fotoaparate solide digjitale dhe me pak mund fotografitė e bėra me ta mund tė janė shumė tė pėrdorshme, nėse do t’i keni parasysh kėto kėshilla.

Me këto këshilla të cilat do t’i merrni fotografitë që do të bëni me celularin tuaj do të janë shumë më të mira, mirëpo megjithatë mos prisni kualitetin e njëjtë sikur të jeni duke fotografuar me fotoaparat të vërtetë.

Ndriçoni mirë objektin

Drita e mjaftueshme është çelës për fotografi të mirë, e askund tjetër kjo nuk është e theksuar sa te telefonat celularë dhe fotoaparatet e tyre. Sasia e madhe e ndriçimit do të kontribuojë në pastërtinë dhe kualitetin e fotografisë. Nëse fotografoni në ambiente të mbyllura, gjithsesi ndizni të gjitha dritat e mundshme, por atëherë keni kujdes me white balance, për të cilin do të flasim pakëz më vonë.

Afrojuni objektit

Telefonat celularë kryesisht kanë objektiv me kënd të gjerë pa mundësi të zoom-it, andaj afrohuni tek objekti i fotografimit për të bërëë një fotografi të mirë. Rezolucioni i vogël i fotografisë nuk do t’u mundësojë përmirësimin e këtij lëshimi, andaj mos u bëni dembelë dhe afrohuni disa hapa më shumë.

Afrojuni objektit
Afrojuni objektit


Fiksoni celularin

Fotografimi kërkon dorë të qetë për të evituar fotografitë e turbullta. Prandaj do të ishte mirë të mbështetni dorën apo celularin në ndonjë objekt të fortë siç është tavolina, muri apo çfarëdo që gjeni në afërsi. Keni parasysh se fotoaparatet në telefonat celularë kanë vonesë bukur të madhe para se të shkrepin andaj edhe kur të dëgjoni sinjalin me zë të fotografimit rrini të qetë edhe për disa sekonda.

Përpunoni fotografitë në kompjuter

Transferoni fotografitë në kompjuter dhe përpunoni ato me ndonjë program që është i dedikuar për këtë. Nuk është e thënë që detyrimisht të përdorni Photoshop-in i cili u përkushtohet profesionistëve dhe për këtë është bukur i komplikuar, ka program me bollëk për përpunimin e fotografive siç është edhe Picasa nga Google.

Mos e përdorni zoom-in digjital

Zoom-i digjital është zmadhim i rëndomtë i pikselave, që zvogëlon kualitetin e fotografisë, pos kësaj ky operacion mund të kryhet mëpastaj edhe në kompjuter me programin për përpunimin e fotografive. Prandaj sa më shumë që mundeni evitoni përdorimin e zoom-it digjital pa marrë parasysh sa ju lehtëson kjo të fokusoni atë që dëshironi.

Mos e perdorni zoomin digital
Mos e perdorni zoomin digital


Luani me kontrollet e white balance

Çdo ditë e më shumë telefona mundësojnë rregullimin e white balance, që mundëson përpunimin e fotografive më kualitative në kushte të ndryshme të ndriçimit, e kjo posaçërisht vlen për ndriçimin në ambiente të mbyllura. Provoni të ndryshoni opsionet white balance për të parë çfarë ndikimi kanë në fotografi, e më pas mund të shfrytëzoni këtë opsion për të shtuar efekte të caktuar në fotografitë e bëra.

Eksperimentoni, fotografoni shumë

Përparësia më e madhe e fotografisë digjitale është se pasi që të keni blerë të gjitha pajisjet e duhura fotografitë nuk do të kushtojnë asgjë, andaj fotografoni shumë edhe eksperimentoni për të njohur më mirë pajisjen tuaj. E njëjta vlen edhe për fotoaparatet në celular, mundësitë e tij do t’i njihni më së miri kur t’i provoni.

Eksperimentoni, fotografoni shume
Eksperimentoni, fotografoni shume


Keni kujdes me pastërtinë e objektivit

Celulari bartet në xhep dhe vazhdimisht është në duart e shfrytëzuesve, prandaj është e pamundur që pluhuri dhe yndyra të mos vijnë deri tek objektivi. Gjithsesi kujtohuni të pastroni këto shtresa sepse as fotoaparatet më të mirë në botë nuk mund të bëjnë fotografi të mirë nëpërmes objektivit të papastër.

Gjithmonë përdorni rezolucionin më të madh të mundur

Telefonat shpesh dinë të zvogëlojnë rezolucionin e fotografive në ato që prodhuesi i celularëve i kategorizon për dërgim të porosive MMS. Andaj sigurohuni që rezolucioni gjithmonë të jetë më i madhi i mundur.


Publikuar: 07.05.2008 03:18:09
Lexuar: 44 herė
Fjalėt kyēe: Fotografohet, celular, posedojne, fotoaparate,
  


Lajmet e fundit
Si tė fitoni Green Card amerikane Si tė fitoni Green Card amerikane
Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind
Sė shpejti video  e Britneyt? Sė shpejti video e Britneyt?



Lajmet te ngajshme
Siemens pėrgatitet tė braktis kompaninė Fujitsu-Siemens Siemens pėrgatitet tė braktis kompaninė Fujitsu-Siemens
Apple paraqet iPod Nano tė ri Apple paraqet iPod Nano tė ri
iPhone me 16 memorie 16 GB iPhone me 16 memorie 16 GB
Dhjetė pėr qind e kinezėve tė varur nga lojėrat e ‘rrezikshme’ Dhjetė pėr qind e kinezėve tė varur nga lojėrat e ‘rrezikshme’
High Tech kėpuca pėr prostituta High Tech kėpuca pėr prostituta
Opera 9.27 Opera 9.27
Njė e katėrta e kompjuterėve nė SHBA tė infektuar Njė e katėrta e kompjuterėve nė SHBA tė infektuar
Solar LCD televizore? Solar LCD televizore?
Sė shpejti Audi A6 i ridizajnuar Sė shpejti Audi A6 i ridizajnuar
HP me ekran LP2480xz HP me ekran LP2480xz
Google Yahoo MSN