E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Kur gratė nuk kanė asnjė tė drejtė
Kur gratė nuk kanė asnjė tė drejtė
Kur gratė nuk kanė asnjė tė drejtė
Eufrosina Cruz Mendoza kishte dėshirė tė bėhej kryetare e komunės nė njė shtet tė vogėl tė Meksikės, aty ku gratė nuk mund tė votojnė dhe nuk kanė asnjė tė drejtė. Por, megjithėse nuk ia doli mbanė, beteja e saj pėr tė drejtat e indigjeneve meksikane vazhdon ende.

Eufrosina Cruz Mendoza, 27 vjeçe, është bërë pikë referimi e grave indigjene meksikane, që aspirojnë të drejtën për të marrë pjesë në jetën politike të vendit. Shteti i Oaxaca në Meksikë mund të jetë ndër të vetmit ku gratë nuk kanë asnjë të drejtë. Akoma sot, 418 nga 570 komunat e tij administrohen sipas zakoneve mijëravjeçare. Në qindra komuna fjala "grua" nuk ekziston fare në asnjë ligj, madje aty gratë nuk mund të votojnë apo të jenë kandidate për zgjedhje. Duke i sfiduar të gjithë me një guxim për t‘u admiruar, Eufrosina ka kërkuar të bëhet kryetare e Komunës së Santa Maria Quiegolanit, ku pushteti politik tradicionalisht ka qenë e drejtë ekskluzive vetëm e meshkujve. Por votat që mori përfunduan të gjitha në plehra. Megjithatë, Eufrosina nuk u dorëzua, duke krijuar edhe një lëvizje për barazinë gjinore.

Revolucioni

Santa Maria Quiegolani, një komunë me 1300 banorë, thuajse e padukshme në hartë, është pothuajse gjashtë orë larg nga Oaxaca në Meksikë. Por sot po dëgjohet gjithmonë e më shumë për të. Mjetet e informacionit nisën të flisnin për të më 18 janar të 2008-ës, kur guvernatori Ulises Ruiz bëri një vizitë historike në Quiegolani. Eufrosina Cruz nuk e la që t‘i shpëtonte kjo mundësi. Pa u menduar mirë, vajza 27-vjeçare shkoi te guvernatori, duke i treguar se nuk do ta njihte asnjëherë autoritetin e Eloy Cruz, kryetarit të ri. "Nuk mund ta respektoj dhe ta njoh atë si kryetar, sepse zgjedhja e tij është fryt i abuzimeve dhe tradhtive të padrejta", tregon ajo. Për më tepër, Eufrosina po lufton me gjithë shpirt për të drejtat e indigjeneve meksikane. "Pamjet e vendit tim jam të trishtuara.

Këtu gratë nuk kanë asnjë lloj të drejte, mund të rrihen, vriten e përdhunohen. Janë imazhe të trishtueshme, që më shfaqen kudo që shkoj". 27-vjeçarja është e vetmja femër që në fshatin e saj ka arritur të përfundojë universitetin, falë një burse studimi. "Kur kthehesha në shtëpi shihja se situata ishte e njëjtë. Koha në vend dukej sikur kishte ndalur. Motra ime e martuar lindte fëmijë njëri pas tjetrit. Lindi 9, tre nga të cilët i vdiqën. Nëna ime vazhdonte ende të ngrihej në orën tre të mëngjesit, ndërsa babai im ecte dy orë në këmbë për të shkuar në punë". Duke shpresuar se mund t‘i ndryshonte gjërat, Eufrosina hodhi kandidaturën e saj për kryetare të komunës. Në këtë kohë u ndesh edhe me realitetin e vështirë në vend. "Atë ditë e kuptova se ne gratë jemi si një mur i bardhë, mbi të cilin askush nuk guxon të shkruajë diçka. Askush nuk i merr përsipër rreziqet për ne, as burrat dhe as politikanët.

Unë e provova vetë dhe tani më duhet të përballem me një mal pengesash, që nuk e di ende se si do t‘i kaloj". Në fshat, kundërshtarët, përveçse e konsiderojnë të çmendur, mendojnë se e vetmja mënyrë për ta hequr qafe është vrasja. "Nuk arrij të fle natën nga frika", tregon e ëma e saj, Guadalupe Mendoza. Në Perëndim, disa dhjetëra gra të lëvizjes së Eufrosinas mblidhen në shtëpinë e një fqinje. Aty bëjnë pjesë edhe burra. "Ne gratë duam që të na dëgjohet zëri, duam të na marrin në konsideratë. Kujtohen për ne vetëm në zgjedhjet presidenciale, kur partitë kanë nevojë për vota. Ne nuk kemi akoma të drejtë të votojmë për të zgjedhur një përfaqësues në krye të vendit. Lëvizja jonë ka lindur në nëntor dhe ne po përpiqemi me gjithë shpirt për të arritur disa të drejta që na takojnë", thotë Eva Olivera, me profesion mësuese.

Zakonet mijëravjeçare

Kryetari Mendoza, që e ka marrë detyrën që prej 1 janarit të vitit 2008, flet për zakonet mijëvjeçare të kësaj zone. Në të gjitha postet lokale që drejtojnë vendin nuk ka asnjë grua. "Këtu, sipas zakoneve vendase, gratë nuk lejohen të votojnë apo të kenë poste, sepse këto janë të drejta vetëm për burrat", tregon ai. Peruania Katya Salazar, që punon në "Due process of law foundation" në Uashington, prej disa vitesh është e angazhuar me problemet e drejtësisë në shtetin e Oaxaca-s në Meksikë. "Është i vetmi vend në botë, ku njerëzit lejojnë që zgjedhjet të zhvillohen sipas procedurave të lidhura me zakonet tradicionale. Por, këto rregulla duhet të ndryshojnë në Amerikën e Jugut.

Gjykatat në shumë vende nuk ekzistojnë dhe kur bëhet një krim dalin njerëz vullnetarë të komunitetit për të zgjidhur konfliktet", thotë ajo dhe nënvizon se zakonet janë pjesë e të drejtave të indigjenëve. Antropologia Margarita Daltom ka dokumentuar më shumë se 30 raste pengjesh dhe kërcënimesh kundrejt grave në komunat që udhëhiqen sipas zakoneve tradicionale. Tomasa Leon, e zgjedhur si kryetare e Santiago Yolomecatl, hoqi dorë prej detyrës, për shkak të presioneve të meshkujve. Në brigjet e Oaxaca-s, Lupita Avila Salinas, e Partisë së Revolucionit Demokratik, në fushatën elektorale kishte premtuar se kishte zbuluar korrupsionin e kryetarit, i cili duhej të linte detyrën, Candido Palacios Noyla. Më 28 shtator 2004, pak ditë para votimeve u vra nga Noyola, që vazhdon akoma të jetë i lirë. Megjithatë, Eufrosina Cruz ka një ëndërr, nga e cila nuk dëshiron të heqë dorë: dëshiron të bëhet avokate për të interpretuar ligjet si bëjnë deputetët dhe të mbrohet nga kundërshtarët meshkuj, që janë të aftë të bëjnë gjithçka për të mos u dhënë të drejta atyre.


Publikuar: 07.05.2008 04:03:08
Lexuar: 84 herė
Fjalėt kyēe: Grate, nuk, kane, asnje, drejte,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Skema e NATO-s ne perballjen me Varshaven gjate viteve '70 Skema e NATO-s ne perballjen me Varshaven gjate viteve '70
Luftėrat Iliro-Romake Luftėrat Iliro-Romake
Monarku Simeon: Monarku Simeon: "Njė ditė mund tė mbretėroj sėrish nė Bullgari"
Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931 Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931
Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit
Bujqėsia dhe blegtoria ilire nė antikė Bujqėsia dhe blegtoria ilire nė antikė
Akademiku qė jetoi dhe krijoi nė mėrgim politik, pasi u lirua nga burgu Akademiku qė jetoi dhe krijoi nė mėrgim politik, pasi u lirua nga burgu
Shkencėtarėt besimtarė dhe tezat e tyre pėr Krijimin e Botės Shkencėtarėt besimtarė dhe tezat e tyre pėr Krijimin e Botės
Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nėnės sė saj, Nazimesė Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nėnės sė saj, Nazimesė
“Ryshfetet” e Zogut dhe zilia e ambasadorit jugosllav “Ryshfetet” e Zogut dhe zilia e ambasadorit jugosllav
Google Yahoo MSN