Agjenit i Sergio Ramos ėshtė takuar kėtė javė nė Madrid me Roman Abramovich pėr tė diskutuar ofertėn e Chelseat, e cila i ka ofruar mbrojtėsit tė Realit njė pagė tė majme nėse ai i bashkohet skuadrės nga Londra kėtė verė.
Pronari i Bluve ka biseduar me agjentin e Ramos, vëllain e tij, Rene Ramos, gjatë finales së Ligës evropiane të basketbollit, Euroleague, e cila është mbajtur në kryeqytetin spanjoll.
Sipas El Mundo Deportivo, Të Kaltrit i kanë ofruar spanjollit një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon, derisa paga të cilën e merr ai në Madrid është tre milionë për sezon.
Chelsea është po ashtu e gatshme tia paguajë edhe dëmshpërblimin Realit për transferimin e Ramosit në Stamford Bridge, ndërsa Ramon Calderon është i interesuar për këtë shitje me qëllim që ti rrit fondet e Los Merengues.