|
Nė Tiranė u pėrurua romani i Adem Demaēit "Albprometeu"
Figura e jetės politike dhe shoqėrore shqiptare, Adem Demaēi pėruroi nė Tiranė romanin e tij "Albprometeu". Nė roman paraqitet pėrvoja jetėsore dhe politike e Demaēit, me stil tė shkruari shumė tė mirė, tė kuptueshėm, plot me figura, gjuhė tė qartė e tė pastėr.
Autori Adem Demaçi, fitues i çmimit "Saharov", kujtoi pritjen për të parë lirinë, Shqipërinë dhe Kosovën të lirë. "Unë u thërras juve të gjithëve, sikur që i thërras edhe ata që s'më dëgjojnë, që të bashkohemi në një qëllim, që të bëhemi një komb, i cili të bëhet për vete. Ne ishim komb më vete por nuk ishim komb për vete, ishim komb për të tjerët", tha Demaçi. Në takimin përurues morën pjesë shkrimtarë, publicistë, zyrtarë vendorë, ish-deputetë dhe deputetë, drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës "Pjetër Arbnori", Mujo Buçpapaj dhe zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahia. Romani "Albprometeu" ka 150 faqe dhe është botim i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës "Pjetër Arbnori" në
Tiranë.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|