E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Prag operacioni, vdes nė rrethana misterioze Mit’hat Frashėri
Prag operacioni, vdes nė rrethana misterioze Mit’hat Frashėri
Prag operacioni, vdes nė rrethana misterioze Mit’hat Frashėri
Agjenti britanik rrėfen sesi u mblodhėn anėtarė tė komunitetit shqiptar. Mes tyre ishte thirrur edhe Fan Noli. Sigurimi i shtetit nis pėrgatitjet .Megjithėse, ishte pikėrisht kjo ēka emigrantėt dėshironin tė dėgjonin, organizimi i tyre politik ishte nė rrėmujė dhe jo nė gjendje qė tė shfrytėzonte situatėn.

Herët në mëngjesin e datës 3 tetor, ndërkohë që grupi guerilas ishte nisur për në bregdetin shqiptar, Mit’hat Frashëri, (strumbullari i marrëveshjes së brishtë dhe kolegët e tij britanikë kishin harxhuar javë duke negociuar në Romë), u gjet i shtrirë në krevat. Me sa u supozua ai kishte vdekur nga një atak në emër. Vdekja misterioze dhe e pa pritur e Frashërit me aluzionin për një lojë me dredhi, e çoi Xhejms Makkagerin në një krizë personale të ndërgjegjes.

Probleme tek komuniteti shqiptar

Ndërkaq shumica e komunitetit shqiptaro-amerikan, përfshirë dhe krerët zëdhënës dhe kardinalin e respektuar ortodoks grek në Amerikë, Marko Lipe, ishin vënë publikisht në opozitë ndaj pranisë në “Komitetin Shqipëria e Lirë” të kolaboracionistëve të njohur. “Me vdekjen e Frashrit, problem i rëndësishëm”, - kujton Mekkager, - “ishte kush do të jetë pasardhës i kryetarit të Komitetit? Problemi u zgjidh nga Karmel Ofi, i cili doli me propozimin duke sugjeruar me forcë kandidaturën e Hasan Dostit. Makkagër u tmerrua duke pasur parasysh rolin e Dostit gjatë okupimit italian si një figurë kryesore në qeverinë e tyre kukull. “Unë dhe disa të tjerë këtë e quajtëm një vetëvrasje. Unë u thashë: Ju nuk mund ta përdorni një person me një të kaluar të tillë. Kjo përbën një njollë në fisnikërinë dhe reputacionin e kujtdo 83).

Megjithatë, Ofi i shpërfilli kundërshtimet dhe siç thotë Filbi, i cili mbikëqyrte veprimet me një cinizëm topitës, transportoi me tren për në Uashington një grusht refugjatësh shqiptarë për të formuar Komitetin Kombëtar. Hasan Dosti ishte një avokat i ri i cili, sipas OPC-së, kishte dokumente që flisnin se ai ishte një demokrat i përsosur. Në ndihmë të Hasan Dostit dhe me qëllim që të mbështetej Komiteti, Ofi solli në Amerikë një tjetër prift, peshkopin Fan Noli, me qëllim që të sfidonte Lipen në Kontrollin e Kishës Ortodokse Greke. Ai shoqërohej nga një grup kukullash të periudhës së Hitlerit duke përfshirë edhe Xhafer Devën i cili përdori Divizionin SS Skënderbe në masakrën kundër partizanëve shqiptarë. Pavarësisht dosjeve voluminoze me informacione jo të favorshme, një oficer i zbulimit të SHBA që e mori në pyetje Devën raportoi se ai ishte një person me një krenari personale të pakompromis, një patriot i kulluar, dhe një lidhje aktive e shquar dhe burim informacioni.

Komiteti vazhdoi të luajë një rol të rëndësishëm në rekrutimin e refugjatëve shqiptarë në serinë e inkursioneve në atdheun e tyre sponsorizuara nga OPC-ja. Majkëll Bërk nuk ishte i emocionuar. Ai pohonte se Komiteti ishte më tepër një pikë grumbullimi sesa një bazë e vlefshme për revolucionin politik. Ai e dinte se një nga principet bazë të suksesit të lëvizjeve guerile është se ato adoptojnë një program të përgjithshëm politik me anën e të cilit ata indoktrinojnë popullin e tyre. Sidoqoftë kundërrevolucionit shqiptar i mungonte një mesazh i tillë 84).

Situata në Beograd dhe reagimi i Titos

Në Beograd, më 2 nëntor 1949, Titoja i tha ambasadorit britanik se “shqiptarët kanë ndërmend të provokojnë incidente kufitare dhe të bëjnë gjithçka është e mundur për të provokuar Jugosllavinë të kryejë veprime të tilla që mund të paraqiten si agresion. Titoja kishte frikë se Moska mund të organizojë ndonjë grusht shteti në Tiranë dhe të akuzojë Jugosllavinë si shkaktare. Pas kësaj Stalini do ta kishte të ligjshme për të urdhëruar një sulm ndaj Jugosllavisë. Raportet e zbulimit bënin fjalë se agjentët e Titos, në fakt, po vepronin në veri të Shqipërisë ku, sipas raporteve të ambasadës angleze, kishte trazira të konsiderueshme 85). Një javë më vonë, gazetari Sajërs Sollsbërgër pati një drekë me Xhuliën Emerin, i cili i tha atij se politika e jashtme angleze mbështetet në dy principe: Se Oti është një anglez, dhe se rruga për në Indi duhet të mbahet e hapur. Deri tani, Oti po e ushqen Jugosllavinë, por Anglia është duke bërë shumë pak për të përfituar nga kjo.

Emeri dukej se ishte jashtë lidhjeve me zbulimin. Ai ishte i dekurajuar rreth situatës në Ballkan. Ai mendon se Anglia dhe Amerika jo vetëm kanë humbur shumë kohë duke mos bërë asgjë deri në fillim të pranverës. Nëse punët do të shkojnë kështu, ai mendon se do të jetë shumë vonë. Jugosllavia do të kapitullojë dhe po e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Greqinë. Emeri ishte i bindur, shkruante Soullsbërgër në ditarin e tij, se me një shumë të vogël florinjsh, Shqipëria mund të shpëtohet nëpërmjet nxitjes së një revolucioni. Kjo nuk do të kërkojë shumë kohë për të bërë përgatitjet e duhura në radhët e fiseve të veriut. Ai kishte mendimin se kjo duhet bërë tani, para se sovjetikët të kenë përfunduar bazën e nëndetëseve dhe para se rusët të nënshkruajnë traktatin e aleancës ushtarake me Hoxhën. Përndryshe do të jetë shumë vonë. Soullsbërgër kujton se Emeri kishte një respekt të madh për mendjelehtësinë dhe aftësitë politike të Mbretit Zog 86).

Të dhënat zbuluese në dispozicion të planifikuesve gjatë muajve nëntor dhe dhjetor ishin të pakta. CIA ishte e pasigurt për situatën në vend dhe nuk ishte në gjendje të vinte në konkluzione të qëndrueshme të regjimit apo ekzistencës së ndonjë opozite. Një raport, datë 15 dhjetor mbi ekzistencën jepte njoftime të zymta që i kundërviheshin dukshëm bindjes optimiste të OPC-së siç kujton Makkagër, se “ne duhet vetëm sa të shkundim pemët dhe kumbullat e pjekura do të bien menjëherë”.

Informacione për reagime nga Sigurimi

Ishte e vërtetë që “Telegraf” informonte më 30 janar 1950 se në ushtrinë shqiptare ishte bërë një kryengritje dhe ishin spastruar 200 oficerë. Sesi ra në dorë ky informacion nuk dihet, por Sigurimi, shërbim i fshehtë shqiptar, po stërvitej nga kolegët e tyre sovjetikë për të përballuar situata të tilla të jashtëzakonshme. Ndonjë rezistencë e brendshme që ekzistonte ishte akoma e pa organizuar dhe jo-efektive. CIA konkludonte se zgjidhja e mosmarrëveshjeve në radhët e të mërguarve shqiptarë për t’i dhënë atyre drejtimin dhe bashkërendimin është një kusht paraprak për çdo rezistencë efektive shqiptare kundër qeverisë së Hoxhës.

Megjithatë, vetëm kjo, nuk do të mund të siguronte arritjen e ndonjë rezistence të suksesshme pa ndihmën materiale nga një fuqi e huaj. Me qëllim që të bëheshin përpjekje për të kapërcyer problemet, mosmarrëveshjet politike do të kufizoheshin më në fund në kuotat fikse. 40 për qind nga Balli Kombëtar, 40 për qind nga Legaliteti, dhe të tjerët nga fraksionet e tjera 87).


Publikuar: 08.05.2008 00:05:34
Lexuar: 130 herė
Fjalėt kyēe: Prag, operacioni, vdes, rrethana, misterioze, Mit'hat, Frasheri,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Tre shqiptarėt e “11 shtatorit” Tre shqiptarėt e “11 shtatorit”
Plani franko-britanik: “Shqipėria tė ndahet me pėlqimin e shqiptarėve Plani franko-britanik: “Shqipėria tė ndahet me pėlqimin e shqiptarėve
Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931 Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931
Minoritetet, tehu i mprehtė i abuzimit Minoritetet, tehu i mprehtė i abuzimit
Bashkimi Sovjetik-Rrevolucioni i Tetorit Bashkimi Sovjetik-Rrevolucioni i Tetorit
Survejimi i atyre qė kishin mbaruar shkollat jashtė shtetit Survejimi i atyre qė kishin mbaruar shkollat jashtė shtetit
Dosja e pambyllur e 2 Prillit Dosja e pambyllur e 2 Prillit
Do t’i them Bushit sesa afėr ėshtė Shqipėria me Greqinė Do t’i them Bushit sesa afėr ėshtė Shqipėria me Greqinė
Si ia vodhi konsullit francez letrat pėr qeverinė e tij Si ia vodhi konsullit francez letrat pėr qeverinė e tij
Amerikani qė luftoi pėr ēlirimin Korēės nga andartėt Amerikani qė luftoi pėr ēlirimin Korēės nga andartėt
Google Yahoo MSN