|
Centrali bėrthamor, ndihmė nga Amerika
Edhe pse ekonomia shqiptare shfaqet me mjaft probleme, duke nisur me rritjen e ēmimeve apo humbjet e larta nė tregti, institucionet qeveritare vazhdojnė tė hedhin hapat pa u ndierė nė konkretizimin e ngritjes sė centralit bėrthamor nė vend.
Fillimisht ardhja pak kohë më parë e ekspertëve të Agjencisë Atomike të Vjenës orientoi autoritetet shqiptare në nisjen e hartimit të kuadrit ligjor, kurse tani ka nisur puna për ngritjen e një institucioni të posaçëm, i cili do të kontrollojë gjithë këtë veprimtari. Pikërisht për këtë, përfaqësues të Entit Rregullator të Energjisë dhe ekspertë të ndryshëm të energjisë do të nisen në datën 10 maj për në shtetin amerikan, në Pensilvani, për të marrë eksperiencë në funksionimin e veprave bërthamore dhe të gazit. Duke qenë se qeveria po punon mbi ligjin bërthamor, eksperienca amerikane cilësohet një parapërgatitje për konkretizimin e mënyrës së funksionimit të entit mbikëqyrës. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, ka pohuar për gazetën Korrieri, se shkaku i vizitës në shtetin amerikan është marrja e eksperiencës mbi funksionimin e objekteve të gazit, centraleve bërthamore dhe termocentraleve. Sipas Nepravishtës, vizita e delegacionit shqiptar nuk parashikon nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje për ngritjen e veprave të gazit apo centraleve bërthamore, por një parapërgatitje e vendit nga eksperienca amerikane për mënyrën e funksionimit të këtyre objekteve. Qëllimi i vizitës sonë parashikon marrjen e eksperiencës për funksionimin e veprave të gazit, centraleve bërthamore dhe termocentraleve. Kjo vizitë nuk parashikon ndonjë marrëveshje konkrete për sa i përket centralit bërthamor, por duke qenë se është duke u punuar mbi kuadrin ligjor, marrja e eksperiencës tregon parapërgatitje për funksionimin e këtyre objekteve, vijoi Nepravishta. Duhet kujtuar se për ngritjen e centralit bërthamor është e domosdoshme që, së pari, të ngrihet Enti Rregullator dhe të përgatitet modeli i funksionimit të tij, një ekspertizë teknike, në mënyrë që të trajnohet personeli i duhur për këtë objekt, që është e domosdoshme. Kurse Naruc është Shoqata Rregullatore Federale e sektorit të gazit dhe energjisë me seli në Pensilvania (e cila i ka bërë ftesë ERE-së për këtë vizitë), ku si rregullator konsulton anëtarët e saj dhe shtetet e tjera në përgatitjen dhe funksionimin e duhur të veprave energjetike. Në planet e qeverisë bëhet fjalë për një central real bërthamor, i cili përmes energjisë nukleare do të gjenerojë energji elektrike. Këshilltarja e qeverisë për çështjet ekonomike, Suzana Guxholli, në një intervistë të dhënë për gazetën Korrieri ka shpjeguar se kjo energji është një energji e pastër, e cila nuk ka efekte në atmosferë, kërkon element të madh sigurie, por edhe kjo siguri është e garantuar nga mënyra sesi perceptohet dhe sesi realizohet investimi. Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë gjithmonë për investime private nga kompani të specializuara dhe me emër në këtë fushë. Shqipëria do të jetë vendi që do të pranojë ndërtimin e këtij centrali dhe do ta shfrytëzojë për nevojat e veta, është shprehur Guxholli.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|