E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Nje koncert ne kujtim te Lef Nosit
Nje koncert ne kujtim te Lef Nosit
Nje koncert ne kujtim te Lef Nosit
Violinistja Ina Kosturi dhe pianistja Rudina Ciko do te jene protagonistet e koncertit instrumental ne kujtim te patriotit te njohur Lef Nosi. Dy artistet do tė interpretojnė vepra tė vjetra shqiptare pėr violinė e piano, ne sallen e Akademise se Arteve

TIRANE- Studiuesi dhe patrioti i njohur Lef Nosi, një nga nënshkruesit e aktit të Pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor të vitit të 1912 dhe ministri i parë i Postë- Telegrafës, do të kujtohet sot në mbrëmje me një koncert instrumental në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë. Përtej interpretimit të veprave të repertorit klasik, dy protagonistet e këtij koncerti, violinistja Ina Kosturi dhe pianistja Rudina Ciko do të interpretojnë vepra të vjetra shqiptare për violinë e piano. Dy artistet do të interpretojnë për herë të parë sonatën e Fan Nolit për violinë e piano, të kompozuar në 1937 dhe pjesën që mban emrin e një personaliteti të shquar të botës muzikore shqiptare, Thoma Nasi, e titulluar "Fyelli i bariut". Sonata e Nolit është përzgjedhur edhe për faktin e miqësisë së ngushtë mes Lef Nosit dhe Fan S. Nolit. Organizatore e këtij koncerti në nderim të patriotit dhe studiuesit Lef Nosi është shoqata "Bota e Artit", me mbështetjen e Postës Shqiptare. I lindur në qytetin e Elbasanit në 9 prill të vitit 1877, Lef Nosi është një prej atyre personaliteteve që u anatemua pas Luftës së Dytë Botërore. Patrioti Nosi, një nga nënshkruesit e aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, u dënua me vdekje dhe u pushkatua në vitin 1946.


Publikuar: 08.05.2008 03:29:36
Lexuar: 90 herė
Fjalėt kyēe: koncert, kujtim, Lef, Nosit,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Parku turistik i Antigonesė Parku turistik i Antigonesė
Doku kah Prizreni Doku kah Prizreni
Disa fjalė pėr librin “Rrjedhė” tė Matish Gjelucit Disa fjalė pėr librin “Rrjedhė” tė Matish Gjelucit
Ēdo tė Hėnė me ēikat e Prishtinės Ēdo tė Hėnė me ēikat e Prishtinės
Muzeu i Apolonisė, drejt shembjes Muzeu i Apolonisė, drejt shembjes
Kontributi i Rilindasve nė njė ekspozitė Kontributi i Rilindasve nė njė ekspozitė
Finiqi, shtatė vitet e fundit nė njė botim Finiqi, shtatė vitet e fundit nė njė botim
Kulla Eiffel bėri 119 vjet Kulla Eiffel bėri 119 vjet
Zgjidhen bordet, kompetencat sipas ligjit Zgjidhen bordet, kompetencat sipas ligjit
“Poeteka” nė udhėtimin e IV, autorė tė njohur e surpriza “Poeteka” nė udhėtimin e IV, autorė tė njohur e surpriza
Google Yahoo MSN