E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Si ranė nė duart e shqiptarėve kodet sekrete tė agjentėve britanikė
Si ranė nė duart e shqiptarėve kodet sekrete tė agjentėve britanikė
Si ranė nė duart e shqiptarėve kodet sekrete tė agjentėve britanikė
Agjenti Dorril argumenton shkaqet e dėshtimeve tė aksioneve kundėr Hoxhės. "The New York Times" publikoi operacionin sekret kundėr Shqipėrisė nė vitin 1950.Ndėrkohė qė operacioni ndaj Shqipėrisė po vazhdonte, britanikėt dhe amerikanėt ishin pėrfshirė nė njė operacion tė ngjashėm, por tė pa raportuar nė Bullgari.

Filbi mori pjesë në diskutimet që u zhvilluan në Uashington, hollësitë e të cilave ai ia raportoi Moskës. Natyrisht, britanikët dhe amerikanët ishin të interesuar në mënyrë të veçantë për Ballkanin: Telegramet mbusheshin me emra të tillë si Subaçiç e Mikolajçik si dhe me ato të udhëheqësve të tjerë antisovjetikë në Hungari, Rumani dhe Bullgari, Nuk mund të shtrohej çështja për përdorimin e anijes “Stormie Sea” për një mision tjetër “Vejuebël” sepse, me të drejtë mendohej se ajo ishte komprometuar pas dështimit të dy misioneve të para. Ekuipazhi i Stormie Sea e kaloi dimrin e viteve 1949-50 duke bërë lëvizje me ngarkesa misterioze me agjentë për në Bullgari nëpërmjet Detit të Zi. Përfundimisht, ata u paguan në fund të vitit të ardhshëm dhe marrëveshja tjetër u bë me një ekuipazh të ri dhe me një anije të shpejtë gjermane “Enrieta”, për të cilën OPC-ja kishte harxhuar 80 000 sterlina. Ajo komandohej nga një ish pilot i RAF- it Xhejms Blekbërn 88).

Analizohet operacioni

Gjatë dimrit të viteve 1949-50 ekipet britanike dhe amerikane të SOE-s e rivlerësuan operacionin “Vejuebël/Find”. Në një dhomë të veçantë dhe të sigurt në Pentagon, OPC-ja mbajti një mbledhje pas dështimit të dy inkursioneve të para. Vite më vonë, Filbi kujton se “informacioni që ata sollën kur u kthyen, ishte pothuaj i tëri negativ. Ishte e qartë, të paktën se ata në asnjë vend nuk u pritën duar hapur për t’u thënë mirë se erdhët”. Dy misionet e para qenë katastrofike, por humbja e 20 për qind e agjentëve, sipas standardeve të kohës së luftës u gjykua se ishte e pranueshme. U argumentua, se “më me shumë stërvitje dhe radio komunikuese më të mira në të ardhmen, mund të bëhen zbarkime më të suksesshme dhe ambicioze. Krijimi i celulave të përshtatshme zbuluese, do të bënte që ato përfundimisht të zgjeroheshin në qendra rezistence.

Roli i Kim Filbit

Duke vepruar si agjent në favor të sovjetikëve, Filbi e dinte çfarë kishte ndodhur, por ai gjithashtu e kuptonte, si oficer me eksperiencë në zbulim, se “sigurisht operacioni që nga fillimi ishte pa asnjë rezultat. Njerëzit tanë që depërtonin mund të arrinin diçka vetëm nëpërmjet penetrimit nëpër qytetet që ishin nën kontrollin komunist”. Operacioni i tij personal ishte se planifikuesit kishin bërë një gabim të rëndë në vlerësimin e gjendjes në vend. Prania e emigrantëve që depërtonin, do të ishte e dobishme vetëm nëse vendi do ziente nga revolta. Ky ndoshta ishte vlerësimi i nënkuptuar prapa gjithë kësaj aventure 89). Analizat e Filbit mbështeteshin në raportet e atyre që ktheheshin nga misioni. Një herë në terren, “kukudhët” zbuluan se udhëheqja e tyre politike dhe operativët perëndimorë që mbanin në lidhje, kishin bërë kalkulime trashanike për sa i përket shkallës së pasionit kundërrevolucionar në radhët e njerëzve të shumtë të demoralizuar. Shqiptarët, të lidhur me interesa të ngushta fisnore, megjithëse të paepur, të pavarur dhe luftarakë, kishin një besë fshatari për sa i përket numrit dhe mënyrës së luftimit që agjentët përpiqeshin t’u mësonin atyre sulme ndaj postave të policisë, duke i goditur dhe tërhequr menjëherë; “sabotazhi dhe terrorizëm konsiderohej prej tyre si diçka që nuk i ka hije burrit. Përveç kësaj, për shkak se Britania dhe Shtetet e Bashkuara ishin të vendosur t’i përmbaheshin mohueshmërisë, agjentët e kishin të vështirë të bindnin njerëzit që takonin se ata gëzonin ndihmën e Perëndimit 90).

Shkaqet e dështimit

Autoritetet italiane në Romë, ku Majkëll Bërku i OPC-së dhe Xhon Hebërdini i MI 6-ës, që kishte zëvendësuar Piter Kempin e sëmurë në ndjekje të përfundimit të punëve, ishin të pa informuar për operacionin. Megjithatë, më vonë doli se Shërbimi i Fshehtë Italian ishte në dijeni të plotë për transferimin e “kukudhëve” në anijen “Stormie Sea” larg bregut të detit. Nga kulla e farit në Otranto oficerët vëzhguan me teleskop të gjithë transferimin. Pas kësaj informacioni i kaloi Xhejms Engeltënit në CIA, në Uashington, me të cilin disa oficerë të zbulimit italian kishin marrëdhënie të ngushta. Si pjesë e luftës burokratike dhe profesionale që ekzistonte ndërmjet OPC-së dhe CIA-s, njerëzit e kundërzbulimit nuk ishin dakord që veprimtaria e guerilasve vuri agjentët e tyre në rrezik, me gëzim të madh Engeltëni këshilloi Makkagërin se operacioni ndaj Shqipërisë ishte fryrë. 91) Kur shqiptarët ishin pyetur në Maltë, ata i lanë të kuptojë Smajlit se “mundet që ata i prisnin në Shqipëri”. U pranua se diku kishte një dekonspirim. Oficeri madhor i MI 5-s, organi i kundërzbulimit, në atë kohë Dik Uajt, i tha më vonë Nikollës Bethëllit se s’ka asnjë dyshim që Filbi tradhtoi operacionin shqiptar, por në kundërshtim me këtë është fakti që të gjitha organizatat e emigracionit kanë depërtuar nga jashtë pa shpresë. Po ashtu, homologu i Uajtit në CIA, Xhejms Engëlsin e besonte verbërisht se zbulimi rus kishte penetruar në të gjitha grupet e emigracionit dhe ia atribuonte dekonspirimin shqiptarëve në Romë.

Ishte e vërtetë se agjentët shqiptarë ishin veçanërisht aktivë në radhët e komunitetit të emigracionit në Romë, dhe Kristofër Endrju ka të drejtë kur thotë, se “sigurimi i kampit të SIS-it në Maltë dhe i grupeve rivale të emigracionit shqiptar ishte herë-herë i pakujdesshëm 92). Sipas operacionit të një numri oficerësh amerikanë të zbulimit që merreshin me operacionin “Find”, rekrutimi i emigrantëve shqiptarë u bë shumë i shpejtë dhe i pasigurt, gjë që solli si pasojë që fjala mbi operacionin të përhapet me shpejtësi në të gjithë komunitetin e emigracionit dhe me po aq shpejtësi u mor vesh nga agjentët rusë”. Sipas këtyre oficerëve, rusët duke ndihmuar shqiptarët, ishin në gjendje të depërtonin brenda operacionit me një agjent i cili vërtetonte raportet e përgjithshme të Filbit dhe furnizonte me informacione të hollësishme mbi kohën dhe vendin e zbarkimit të agjentëve.

Si dolën sekretet

U mësua më vonë se një nga shqiptarët e rekrutuar nga guerilasit në zbarkimin e dytë u arrestua, u torturua dhe u ekzekutua, por pasi u kishte dhënë forcave të sigurimit hollësi të plota për kodet dhe sinjalet e radios. Duke e përdorur këtë informacion, në kohë, Shërbimi i Fshehtë Shqiptar zhvilloi me shumë sukses operacionin e tij të dyfishtë 93). Operacioni ndaj Shqipërisë u bë një sekret i njohur publikisht më 27 mars 1950 në një artikull të shkurtër, por specifik në gazetën Nju Jork Tajms nga Sajër Soullsbërgër. Ai shkruante se dy grupe kishin zbarkuar në bregdetin shqiptar të udhëzuar që radiot t’i çonin në brendësi të vendit dhe të krijonin lidhje me lëvizjet kundër regjimit të Hoxhës. Xhejms Kakkagër u tërbua, ndërsa Soulsbërgër nuk u pendua: “Unë nuk e kuptoj pse ata ishin kaq të shqetësuar. Mesa dukej në Ballkan kishte shumë njerëz të cilët dinin çfarë po ndodhte dhe ishte e qartë që rusët kishin dijeni për të deri në pikë-presje 94). Në verën e vitit 1950, mbasi grupet kishin raportuar, Smajli i kish dhënë fund misionit të tij dhe ai u kthye në Gjermani, mjaft zemërvrarë dhe krejtësisht i çoroditur për atë që kishte ndodhur. Menjëherë ai u zëvendësua nga Entëni Northop, një tjetër veteran i SOE-s i cili ishte hedhur në Shqipëri dy herë gjatë luftës. Ai qe kamufluar si major i Pushkatarëve Mbretërorë të Ulsterit.

Zhgënjimet në operacion

Makkager, i zhgënjyer nga vënia e Hasan Dostit në krye të “Komitetit Shqipëria e Lirë” hoqi dorë nga operacioni dhe u caktua një mision tjetër të OPC-së në Austri. Por në vend që ai të shkonte në Vjenë, u kthye në Shërbimin e Jashtëm. Në vend të tij Uajznër caktoi një oficer bulimi të rreptë, Greishën Jetseviç, si drejtues i ri i operacionit “Find”, përkrah Kim Filbit. Ish oficer i OSS-s i specializuar për Ballkanin, megjithëse jo për Shqipërinë, Jetseviç, kish qenë tre vjet në Bullgari që nga viti 1946 si atashe ushtarak i SHBA-s. 95). Megjithëse era e dështimit qëndronte e zymtë në ajër, komunistët në Shqipëri kishin hequr dorë nga ndihma për rebelët grekë, e cila i dha një farë lehtësimi atyre që planifikuan operacionin dhe besonin, pa u mbështetur në arsye, në mundësinë e realizmit të tij. Në fakt, shpresohej se gjithçka ishte gati për një lëvizje mbarë kombëtare. Shpërthimi i befasishëm i Luftës në Kore i dha fund idesë së braktisjes së projektit, dhe ushtarakët menjëherë urdhëruan për një kundërveprim më të madh dhe aktiv. OPC-ja i fuqizoi më shumë burimet e saj me energji të përtërira. I vetmi problem ishte se amerikanët, grekët, italianët, jugosllavët dhe anglezët kryenin operacione që përkonin me njëra tjetrën, duke shkaktuar konfuzion çka bënte sigurinë gjithnjë e më të vështirë. 96).

Përgatiti: Matilda Arapi


Publikuar: 08.05.2008 06:19:09
Lexuar: 135 herė
Fjalėt kyēe: Rane, duart, shqiptareve, kodet, sekrete, agjenteve,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
“Ēamėt u masakruan, u pėrzunė dhe mė pas ua grabitėn pasuritė” “Ēamėt u masakruan, u pėrzunė dhe mė pas ua grabitėn pasuritė”
Si u sterviten shqiptaret ne Malte para operacionit kunder Shqiperise Si u sterviten shqiptaret ne Malte para operacionit kunder Shqiperise
Republika Socialiste Federative e Jugosllavisė Republika Socialiste Federative e Jugosllavisė
Hasan Riza Pasha dhe mbrojta e Shkodrės Hasan Riza Pasha dhe mbrojta e Shkodrės
Historia e Turqisė Historia e Turqisė
Kongresi Amerikan, hetime pėr kolaboracionistėt shqiptarė Kongresi Amerikan, hetime pėr kolaboracionistėt shqiptarė
Tirana e Mbretit, ky laborator diplomacie Tirana e Mbretit, ky laborator diplomacie
Xhamite e Tiranes Xhamite e Tiranes
Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt
Babai Babai "i mbarė" Josef Fritzl
Google Yahoo MSN